Transporti Ajror low- cost, dhe roli i Aeroportit të Vlorës si 'kaskadë' e manaxhimit të një turizmi të qëndrueshëm

Transporti Ajror low- cost, dhe roli i Aeroportit të Vlorës si 'kaskadë' e manaxhimit të një turizmi të qëndrueshëm

Pista në ndërtim e aeroportit të Vlorës

Transporti në përgjithësi shihet si nënstrukturë e sektorit te Turizmit, dhe për rrjedhojë i bën këto dy sektorë të ndërthuren dhe afektojnë njëri- tjetrin.

Aviacioni ne term te përgjithshëm është komponent kyç për krijimin e lidhjeve jetike midis zonave me orientim turizmin.

Si çdo kush i përfshirë në këtë sezon mbi situatën e zhvillimit te sektorit te turizmit, nxit te përfshihesh ne gjykimet dhe analizat përkatëse.

Te gjykosh me një "coup d'oeil" nuk është e vështirë, por te vrojtosh dhe analizosh drejte, PO  nuk është e lehte.

Disa specialiste te fushës ne analizat e tyre janë prirur te shpjegojnë zhvillimin aktual te turizmit si nje foto statike pa dinamiken dhe projektimit, gati gati si nje qellim "për se". Por dua ta theksoj se nga analizat e tyre dalin ne pah dhe shume elemente bazikë qe na lejojnë te kuptojmë spektrin dhe tipologjinë e sinoptikes se turizmit si industri dhe pikërisht :
- Diversiteti i produktit,
- Nevoja per zgjerim te kapaciteteve akomoduese,
- % e inventarit te shfrytezimit ose jo te ketyre kapaciteteve,
- Nevoja ne vazhdimësi e përmirësimit te infrastrukturës dhe faciliteteve,
- Tipologjia e Turizmit,
- Qasja miqësore ndaj ambientit,
- Burimet njerëzore te nevojshme,
- Eco turizmi etj.

Të gjithë analizat,  me tendence pozitive qofte dhe negative kontribojne ne kuptimin e konceptit te strukturës te turizmit  dhe diversitetit  te produktit ne territorin gjeo- politik te Shqiperise dhe pikërisht :

- Turizmi Alternativ, me objektiv udhëtime ne zona te qeta dhe admirim te pamjeve te "egra" te natyrës qe zhvillohet dhe karakterizohet nga përfshirja e banoreve lokale.

- Turizmi i Aventurës, i mbartur me jo pak risqe te mara përsipër nga vete individet qe e konsumojnë kte lloj sipërmarrje.

- Turizmi Masiv, me karakteristike grupe te mëdha, me programe te parafiksuara ku mund te përfshihen admirues te muzikës, " zhurmave"  dhe zbavitjeve si qellim ne vetvete.

Nga investigimet e bëra është konstatuar se ne disa zona te tipologjisë se klasifikimit me siper jane konstatuar rritje çmimesh ne hoteleri dhe restorante përfshirë dhe shërbime te lidhura me to, kjo krahasuar me nje vit me pare ku boomi i ardhjes se turisteve te huaj ishte  "i paparashikueshëm"

Ne teori, siç te gjithë e dimë se çmimi për një produkt apo shërbim është ai mekanizëm qe përputh apo gati përputh kërkesën me ofertën.

Hotelet, restorantet, apo çdo lloj aktiviteti tregtar kane si qellim te pare te ofrojne kapacitetet, dhe ato ti shesin ne atë mase sa te gjenerojnë nivel adekuat te fitimit.

Problemi qëndron se çfarë ata konsiderojnë "një profit adeguat"? Ne afat te shkurtër, te mesëm apo te gjate? Pa dashur te jap leksion, dua te theksoj se rritja e kërkesës dhe përshtatja e saj me ofertën nuk varet vetëm nga oferta e tyre.

Janë disa kontributorë ne këtë fushe ku çdo aktor luan rolin e tij te tilla si:
Administrata qendrore,
Administrata lokale,
Investitori publik/ privat,
Manaxhimi i aeroporteve,
Roli i kompanive low- cost

Administrata qendrore nëpërmjet strukturave te saj ka arritur te ç ‘bllokojë monopolet ne transportin ndërkombëtar, si atë ajror, rrugor dhe detar.

Ka vendosur nje Sistem me Procese dhe Procedura te inkorporuara ne vendim- marrje për sektorin e turizmit. 
Energjia, uji i pijshëm, menaxhimi i mbetjeve, transporti i brendshëm ne mos te arrira janë përshtatur dukshëm.
Aeroportet kane përshtatur politikat e tyre ne funksion te kërkesave ne rritje te kompanive low' cost per te rritur numrin e turisteve/ udhëtareve.

Thënë sa me sipër sektori privat i hotelerive, restoranteve nuk duhet te aplikojnë mentalitetin "take it or leave it". E kundërta ndodh teorikisht, rritja e volumit ul kostot dhe siguron kthimin mbrapsht te kapitalit te investuar. Ata duhet te reflektojnë ne objektivat dhe afatet qe kane ne mendjet e tyre.

Ata duhet te marrin parasysh se burimi kryesor i kërkesës vjen nga transporti me kosto te lire dhe te marrin parasysh tipin e përdoruesit te këtyre transportueseve.

Duke ju referuar titullit te artikullit, dua te ndalem ne rolin qe do te luaje Aeroporti i Vlores ne kte zone te "veçante" gjeo- politike.
Studiues te huaj i referohen si  zone te "influencave"  te një aeroportit radiusi prej 70 - 100 km. 

Ky radius qe përfshin Zonën rreth aeroportit, ne veri zona nga derdhja e  lumejve Vjosa dhe Semani,  dhe ne jug duke prekur Zvernecin, e me tej Vlora, Rradhima,  Ishulli i Sazanit, Palasa, Drimadhes, Dhermi, Livadh, Borsh, Lukove Sarande e Ksamil se bashku me Hinterlandin e tyre do ta DIVERSIFIKOJE dhe do japi karakteristika interesante te veçanta te tipologjisë se turizmit.

Aeroporti i Vlores, si nje "Perpetual Motion Machine" (makine me gjenerim te përhershëm) se bashku me Tunelin e Llogorasë do te afirmoje statuse te veçanta te ketyre zonave si zona te nje Turizmi Elitar Ekselent,  te tilla si zona Palase , Drimadhes, Dhermi, Gjiret ne Ksamil, Manastir, Cape Merlin ku çmimet e Hotel/ Restoranteve nuk do te jene " sensitive" ne afektimin e turisteve. Çdo kujt mundet mos ti vije mire sa them, por ky eshte gjykim personal manaxherial, jo kuantitativ.

Evolimi i turizmit ne zona si Livadhe ku parashikohen ndërtime Hotele 4 - 5 yje, Himare, Borsh, Lukove dhe Hinterlandet e tyre pasi te jene te kualifikuara do na japin një produkt miks, masiv dhe elitar nen nocionin e 3  S- ve " Sun, Sand and Sea.

Indikatorët KPI, KPA do shërbejnë ne fund te fundit t'na japin nje ide se çfarë duhet përmirësuar nga "pësimi është mësim". Shqipëria ka DIVERSITET turizmi. Thënia e Avokat Ngjeles se kur ne plazhe dhe Malesi ka humor dhe jete te shpenguar, ka ardhmëri me ndryshime cilësore.

Uroj qe ky artikull te këtë shërbyer si "provokim" debati dhe te këtë dhënë mesazhin se sa me te detajuar ta bëjmë nje aktivitet aq me lehte behet analiza e produktit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 19/08/2024 16:34

    pista qenka shume afer detit,,duhet te ishte me e spostuar,,me larg detit...

    Përgjigju
  • Tani: 10/08/2024 16:36

    Feliks po po burimer njerzore ku do ti gjejme?

    Përgjigju
  • Gjergj: 10/08/2024 16:25

    @Opnion. Turizmi nè vetvete, nuk bèhet as "elitar" dhe as "masiv", vetèm duke shprehur rèndom njè shprehje nè kètè drejtim. Duke qenè i pèrfshirè prej 35 vitesh, rastèsisht, nè kètè sektor tè industrisè, di tè them nja dy gjèra qè pèrbèjnè bazèn e njè turizmi qè meriton emrin. Duke qenè shqiptar dhe duke njohur realitetin tonè nè terren, di tè them diçka,,,,,,askush pèr momentin nè Shqipèri, nuk ndihmon askènd dhe as vetveten, duke artikuluar QIQRA NÈ HELL. Realiteti shqiptar sot,,,me gjithè dhimbjen qè ndjej kur e them,,,èshtè ai i botès sè tretè,,,me ca zona ku rezidojnè disa klube dhe hotele tè botès sè parè. A mjafton kjo pèr tè joshur njè turist perèndimor, tè rikthehet si i tillè? Ua them unè nga pèrvoja,,,,,JO, NUK KTHEHEN. Pse jo? Po marr si shembull zonèn e Golemit, me njè hotel tè menaxhuar profesionalisht mirè,si KLAJDI,,,njè "ishull europian", nè njè ambjent afrikan. Çfarè na mungon? GJITHÇKA. Na mungon strategjia shtetèrore pèr zhvillim nè kètè drejtim,,,na pengon KORRUPSIONI GJITHÈPÈRFSHIRÈS NÈ ÇDO ASPEKT,,,,na mungon burimi njerèzor pèr njè shèrbim cilèsor, na mungon higjena e qyteteve dhe plazheve e lumenjve tanè,,,,,,nèse donim tè shkruanim deri nesèr,,,,lista èshtè pa fund. Ky èshtè realiteti. Tani tek èndrrat dhe pèrrallat qè ne shqiptarèt i duam shumè. Aeroporti i Vlorès? Po,,,edhe? A u bè Kukèsi me "aeroport"? Çfarè zhvillimi solli pèrveç gjatè kohès sè ndèrtimit? Asgjè. Pse? Sepse korrupsioni qeveritar,,,sado qè pèrpiqet kryeministri ynè propagandues me videot e tij prej,,,,,MIRÈMÈNGJES ME PAMJE NGA LART TÈ AEROPORTIT TÈ ARDHSHÈM,,,,mbyt çdo shpresè pèr njè infrastrukturè turizmi funksional. Çfarè tè duhet aeroporti,,,kur linjat fluturuese,,,,TALLIN PRAPANICAT me pasagjerè qè duhet tè fluturojnè me ta nè Shqipèri,,,i torturojnè me vonesa apo nuk fluturojnè fare? Pse? Sepse me korrupsionin shqiptar èshtè e lehtè tè tallesh. Kur tè vendosèm pèr veten tonè, ne shqiptarèt, dhe qeveritarèt,,,,qè NUK DO VJEDHÈM MÈ,,,atèherè mund tè flasèm pèr njè strategji turizmi. Deri atèherè,,,,,NATÈN E MIRÈ DHE GJUMIN E ÈMBÈL.

    Përgjigju
    • Shumë bukur: 10/08/2024 20:00

      Ja thua or ja thua po kujt ja thua..

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh