Trashëgimi kulturore,Rama:Jo vetëm
burgjet,BE të  financojë dhe kulturën

Trashëgimi kulturore,Rama:Jo vetëm<br />burgjet,BE të  financojë dhe kulturën
Kryeministri Rama nga konferenca Ministeriale ‘Nxitja e Kulturës për Zhvillim të Qëndrueshëm’ ka deklaruar se qeveria ka rritur buxhetin për kulturën, por nuk është asnjëherë mjaft.
 
Rama u shpreh gjithashtu se BE ka qasje pozitive ndaj kërkesës sonë që në financimet e veta mos e ketë vëmendjen si të ndërtojmë burgje të reja, gjykata, komisariate të reja policia, por si të sjellim pranë njerëzve sot bukuritë e të shkuarës dhe si të lidhim atë që sot ndërtojmë me ato bukuri.

Ai u shpreh se duhet të gjejmë rrugë për dialog dhe bashkëpunim me vendet e rajonit për një zhvillim të qëndrueshëm.
 
"Rritëm buxhetin për kulturën, por nuk është asnjëherë mjaft. Ka shumë gjëra që na lidhin në rajon dhe që janë sfida të përbashkëta për të cilat eksperienca e secilit mund të vlejë shumë për të shmangur përsëritjen e gabimeve, apo për të zhvilluar në një kohë më të shpejtë probleme të ngjashme" tha ai.
 
Rama theksoi se ka një degradim të pakuptueshëm të raportit me të bukurën dhe se rajoni ynë jeton prej vitesh nën agresionin e të shëmtuarës.
 
"Më mundon një pyetje. Si ka mundësi që të parët tanë ndërtonin shumë bukur sesa ndërtojmë ne, degradim i dhimbshëm.
 
Agresioni i të shëmtuarës na ka varfëruar dhe kjo rendje në rrugën e një zhvillimi të paqëndrueshëm për qëllime afatshkurtra na ka pamundësuar që jo vetëm të kemi një reflektim të thellë, por edhe qasje strategjike ndaj të bukurës
".


 
Kryeministri u ktheu përgjigje edhe kritikëve për programin e rilindjes urbane. "Programi i Rilindjes synon të ringjallë një raport me të bukurën në hapësirën publike.
 
Ata thonë ne kemi një mijë e një halle, ju merreni me hapësira publike dhe në fund të ditës nuk gjen bukë dhe ujë. Kritikë mendjelehtë
". Rama ka treguar edhe një shembull nga koha kur ka qenë kryebashkiak i Tiranës.
 
"Dua ta mbyll me një prej shembujve të eksperiencës si kryebashkiak ku kam parë dhe mundur të prek me fakte konkrete sesi ripërtëritja fizike dhe një raport tjetër me hapësirën përsa i përket sensit të të bukurës ka sjellë impakt në qasjen e njerëzve ndaj ligjit dhe për të paguar kontributin për bashkinë dhe gatishmërinë për të qenë bashkë për të çuar më tej një projekt të hapësirës.
 
Shembulli që duhet sjellë është nëse marrim dy ashensorë të prodhuar në të njëjtin vend, njërin e vendosim sikur është dhe tjetrin e shkarravisim, ky i fundit do të dalë nga përdormi më shpejt, edhe pse nga pikëpamja mekanike kanë të njëjtën moshë
' tha Rama.

VIDEO-Fjala e kryeministrit Rama në aktivitetin: Nxitja e kultures per zhvillim te qendrueshem


E pranishme në konferencën ministeriale ‘Nxitja e Kulturës për Zhvillim të Qëndrueshëm’ ishte edhe ambasadorja e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin, e cila ka deklaruar se unioni vazhdon që të mbështesë Shqipërinë në promovimin e trashëgimisë kulturore.
 
Vlahutin ka theksuar se investimi dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore është mënyra e vetme që të zhvillohet turizmi dhe ekonomia e vendit.
 
"Duhet të mbrojmë trashëgiminë kulturore. 4.5 mln Dollarë janë investuar nga BE në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Shqipëri.
 
UNESCO ka marrë në mbrojtje disa nga këto vlera të Shqipërisë. Kjo është mënyra e vetme që të zhvillohet turizmi dhe ekonomia e vendit.
 
Kalova dy ditë në Korçë dhe ajo ç'ka po bën BE është që po eksploron kulturat e ndryshme të Shqipërisë.
 
Si në Shqipëri dhe rajon qytetet kanë sfidat për t'i bërë tërheqëse vendet, disa nga shqetësimet janë mungesa e investimeve dhe hartimi i politikave.
 
Nuk lidhet gjithcka vetëm me bregdetin, shpresoj që të promovoni trashëgiminë.
 
Jam rritur në Dubrovnik dhe është një bukuri dhe më ka krijuar një identitet dhe kjo është e vërtetë për shumë pika në rajon
" u shpreh ambasadorja e BE.

VIDEO-Aktiviteti: Nxitja e kultures per zhvillim te qendrueshem
  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)