'Trashëgimia më afër të rinjve', nga Fitnete Rexha tek Eda Zari, Mikaela Minga u zbulon gjimnazistëve 'Tiranën përmes tingujve'

Nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”, presin me kureshtje që të zbulojnë më shumë për “Tiranën përmes tingujve”. Etnomuzikologia Mikaela Minga, në Bibliotekën e Akademisë së Studimeve Albanologjike përpiqet t’ua bëjë rrëfimin për historinë e muzikës tiranase sa më interesant.

“Është lidhja midis të shkuarës, traditave të një qyteti, praktikave muzikore, momentit kur këto praktika kaluan në një fazë tjetër më të institucionalizuar, kur filluan të regjistrohen e të qarkullojnë nëpërmjet radios”, shprehet Minga.

Përfaqësuesja e Bashkisë së Tiranës, Diana Ndrenika thotë se kjo është një nismë që vijon prej muajsh, një mënyrë për t’ua sjellë brezave të rinj sa më afër trashëgiminë. Ndërsa Minga, e tregon muzikën tiranase edhe në aktualitet duke përfshirë në ligjërimin e saj edhe artistë të rinj premtues.

“Njëri prej të cilëve ka qenë edhe nxënës i gjimnazit “Sami Frashëri” . E kam fjalën për Aris Demaj që ka emrin artistik Killua, një nga figurat më interesante të Hip-Hopit këto vitet e fundit”, tregon studiuesja.

Në aspektin antropologjik, studiuesja sjell në vëmendje kontributin e figurave më të njohura të muzikës së Tiranës.

“Do të përmendja Hafsa Zyberin familjen Zyberi në përgjithësi. Po ashtu, Muharem Gurrën që është edhe një nga krijuesit e repertorit të këngëve të Tiranës edhe një figurë gjithashtu shumë e plotësuar, mbledhës folklori”, shton Minga.

Të ruajtura përmes regjistrimeve të vjetra, Minga u shpjegon të rinjve më shumë, për  mënyrën se si rimerret sot ky repertor. Ka momente befasuese siç ndodh me këngën “Në mëngjes lava sytë e zezë”, ku siç tregon studiuesja varianti i vjetër i kënduar nga Fitnete Rexha është më revolucionar, e madje me elementë të fortë modernë.

 “Regjistrimet historike të Fitnete Rexhës duke i bërë bashkë me variante më moderne rikëndime duke përfshirë këtu Plator Gashin apo Eda Zarin edhe shumë figura të tjera të cilat i kanë rimarrë këto këngë, u bënë pjesë e ligjëratës”, shprehet Minga.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë