Tre deputetët e PD takojnë në burgun e Fierit, Ervin Salianjin

Tre deputetët e PD takojnë në burgun e Fierit, Ervin Salianjin

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji

Tre deputetët e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji, Dhurata Çupi dhe Saimir Korreshi ishin sot në burgun e Fierit ku janë takuar me ish-deputetin  PD Ervin Salianji.

Lajmi është bërë i ditur nga deputetja e PD Zheni Gjergji, ku përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjergji shkruan se burgosja e Salianjit është politike.

“E vërteta s'mund të prangoset. Sot bashkë me kolegët Dhurata Çupi dhe Saimir Korreshi vizituam në ambjentet e I.E.V.P Fier, kolegun tonë Ervin Salianji! Shqipëria po përjeton ditë aspak të mira sa i takon shtetit të së drejtës dhe lirive të individit dhe kolegu Salianji është reflektimi më i pastër i rikthimit të dënimeve dhe burgosjeve politike. Nënkryetari i grupit parlamentar të PD  dhe drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit sot është në burg jo se ka vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarë. Salianji sot nuk është në burg se ka përfituar tendera apo se ka të kaluar kriminale”, shkruan ajo.

Sipas Gjergjit, sakrifica e Salianjit duhet që të jetë një mesazh edhe për deputetët e tjerë demokrat.  

"Ervini sot është në burg se guxoi dhe ngriti zërin për vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, të dënuar për trafik droge. Heqja e lirisë është nga njëra anë një nga aktet më të rënda që mund t'i shkaktohet një individi, ndërkohë nga ana tjetër sakrifica e Salianjit është dhe duhet të jetë për të gjithë ne kolegët e tij një mesazh i fortë rezistence. Dua t'i përcjell përshëndetjet më të përzemërta të Ervin Salianjit nga I.E.V.P Fier për të gjithë demokratët”, shkruan ajo.

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji arrestua më 26 shtator. Trupa gjykuese e gjykatës së Apelit me një votim unanim lanë më 26 shtator në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës të 18 dhjetorit 2019 e cila shpallte fajtor Salianjin për ‘kallëzim të rremë’ lidhur me për audio-përgjimin e dosjes Babale dhe e kishte dënuar me 1 vit burg. Në audio përgjim pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arber: 15/10/2024 19:16

    DHE KERKOJNE TE VIJN NE PUSHTET.ME QENDRIME TE TILLA DHE ME ATE UDHEHEQJE E DEPUTET QE KQ,p.d.DO VIJE NE PUSHTET KUR TE LARGOHEN DREJTUESIT,OSE KUR NE PARTI TE MOS DREJTOJNE NON-GRATAT DHE PER RRJEDHOJE EDHE LAKEJT QE U SHKOJNE PAS.

    Përgjigju
  • Linda: 14/10/2024 17:47

    Cupi ,Gjergji dhe analfabeti i Lushnjes ne nje fare menyre duhet te justifikojn diten e punes dhe bredhin rrugave per te mbeshtetur dhe mbuluar njeri tjetrin se per popullin qe i paguan as nuk pyesin fare!Keta paguhen nga Berisha dhe miliardierja oligarja grabitqarja Sude Jorida Tabaku qe " hedh gurin dhe fsheh doren" po do vi dita oligarja e bankierit ato gure do ti gjej perpara dhe do ti duhen vite per ti mbledhur! E nbrojn Salianjin mashtruesin se nje karakter e nje surrat kane te gjithe!!

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 14/10/2024 16:39

    Çudia qëndron..jo se shkuan e takuan SHPIFSIN E.SALIANI,pir akoma pretendojnë se SHPIFSI ËSHTË I DËNUAR POLITIKË,Duke VAZHDUAR TË MOHOJNË DREJTËSINË NË SHQIPËRI,që MONITOROHET NGA SHBA+BE..dhe mandej deklarojnë se DREJTËSINË E KA KAPUR E.RAMA(AMERIKA),duke pretenduar se DO VIJNË NË PUSHTET KUNDRA DASH,ANGLISË,BE.! -KËTA(O) JANË B..LËPIRSIT E NON GRATËS PËRJETSISHT.

    Përgjigju
  • Mergimtari: 14/10/2024 16:31

    Zoterinj "deputete",eshte e drejta juaj te vizitoni ne burg ish kolegun tuaj.Dua t'ju them se ish deputeti Salijani ka organizuar nje mashtrim publik dhe nuk ka denancuar nje shperndares droge.(Geron Xhafa ishte i denuar prej disa vitesh,qe kur ju ishit ne pushtet)Salijani kreu nje krim,falsifikoi dhe kreu nje intrige.Askush nuk duhet te denohet per denoncim ,por jo per sajesa keqedashese.Mos mashtroni.

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 14/10/2024 16:15

    Na plasi by..a se u takuan aty e pafshim çdo person qe mashtron per privilegio, keni haruar edhe lulushin se edhe ai aty e ka vendin .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Brazil, 22 viktima dhe 13 të plagosur

Aksident në Brazil, 22 viktima dhe 13 të plagosur