Tre dietat më të famshme të momentit dhe pasojat negative që kanë në organizëm, ja arsyet përse duhet t’i shmangim…(VIDEO)

TIRANË- Periudha e pranverës dhe verës shoqërohet gjithmon em dieta strikte për të humbur sa më shumë peshë e për të fituar trupin perfekt që mendojmë se kërkon stina e verës. Për ta arritur këtë shumë persona I nënshtrohen dietave strikte që ndonjëherë kanë edhe efekte negative në organizëm. Në një intervistë në “ Rreze Dielli” farmacistja Erina Hilaj tregoi më tepër për dietat e famshme, benefitet por edhe efektet negative që kanë për shëndetin tonë.

"Dieta Keto është një dietë shumë e famshme e momentit dhe dietat janë me modë sikurse cdo gjë tjetër. Është një dietë shumë e vështirë për tu mbajtur, bazohet pikërisht në hyrjen e trupit në një gjendje që quhet gjendja e ketozës.Ka për qëllim djegien e yndyrnave, të akumuluara të organizmit dhe rënien në peshë, por gjithashtu bashkë me këtë ka edhe rënien e sheqerit në gjak. Në këtë dietë duhet hyrë në ketozë, sepse po nuk hyre në ketozë,nuk arrin dot të zhvillosh asgjë. Ne duhet të marrim shumë yndyrna, rreht 75 yndyrna, rreht 20% proteina dhe vetëm 5% karbohidrate. Dhe I bie që nuk do përdorësh as bukë, as ëmbëlsira,nuk do përdoresh as makarona, as oriz, as fruta dhe perime sepse të gjitha kanë karbohidrate.I bie që ne të hamë ushqime shumë të pasura me yndyrna, peshk të yndyrshëm, vezë, bulmet shumë të pasur me yndyrna,  duhet të hamë mish” tha ajo për dietën ketogjenike.

Dieta tjetër tepër e famshem është “Fasting” që do të thotë argjërimi, ka disa lloje të tilla ndërsa farmacistja Erina Hilaj dha më tepër informacion për këtë dietë:

“Është i disa llojeve, ka argjërim me ndërpreje ku një ditë ha në mënyrë normale, ditën e dytë nuk ha fare, argjëron plotësisht duke pir vetëm ujë dhe këtë gjë e përsërit për një kohë të gjatë. Ndjekësit e kësaj dietë kanë idene ë përtëritjes qelizore gjatë këtyre ditëve të argjërimit. Dy pasojat kryesore që vihen re janë shtimi i oreksit dhe ulja e metabolizmit” tha ajo.

Ndërsa dieta e tretë e famshme që jep rezultate është dieta ‘Dukan’:

"Edhe kjo është një dietë shumë e vështirë, kalon në disa faza por  faza parë është faza e atakut dhe nuk është fortë e mirë sepse të deturon të marrësh shumë yndyrna të saturuara, duke rritur riskun për sëmundje vaskulare” tha ajo.

Prandaj mënyra më ë mirë për të humbur peshë është mënyra e të ushqyerit shëndetshëm. Disa këshilla që mund të ndiqni janë të konsumoni cdo ushqim në mënyrë të limtur dhe të digjni shumë kalori nëpërmjet aktivitetit fizik.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille