Pamjet flasin më shumë se fjalët. Flakë që përpijnë kodrat, tym i dendur dhe zjarrfikës që ngjiten në terren të vështirë për të frenuar përhapjen e zjarrit. Këto janë momentet e operacionit 72-orësh në Priskë-Lundër, të publikuara nga Zjarrfikësja e Tiranës.

Videoja sjell nga afër betejën e efektivëve me një nga zjarret më të mëdha që përfshiu ditët e fundit kryeqytetin, ku ndërhyrja vijoi pa ndërprerje, si gjatë ditës nën temperatura të larta, ashtu edhe gjatë natës, mes errësirës dhe flakëve. Krahas pamjeve, Zjarrfikësja e Tiranës e përshkruan këtë operacion si 72 orë sakrificë, lodhje dhe përkushtim për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të mbrojtur zonën e rrezikuar, duke theksuar se për një zjarrfikës misioni nuk përfundon kur lodhet, por vetëm atëherë kur zjarri shuhet.


Lajmi kryesor:

Pamje me dron/ Dëmet e zjarrit në Priskë e Lundër të Tiranës, çfarë ka mbetur 48 orë pas flakëve që ‘pushtuan’ hektarë të tërë