Sofyan Amrabat ishte një nga xhevahirët e Botërorit të Katarit dhe sigurisht një nga lojtarët që ka rritur më shumë vlerën e tij pas Kupës së Botës. Mesfushori i Fiorentinës ka admirues të shumtë dhe me gjasë do ndërrojë skuadër në afatin kalimtar të janarit.
Në Premier League, Tottenham dhe Liverpool janë dy skuadrat që kërkojnë mesfushorin. Antonio Conte ka qenë prej kohësh një adhurues i marokenit dhe verën e shkuar ia kishte përmendur emrin drejtorit Fabio Paratici. Në anën tjetër është Jurgen Klopp i cili pëlqen Amrabat për karakteristikat dhe dinamizmin e tij. Të dy trajnerët tashmë po vlerësojnë një propozim për janarin.
Veç tyre, në garë ka hyrë edhe PSG. Marrëdhënia e Amrabat me Hakimin ka bërë që parisienët të kërkojnë ndërhyrje nga lojtari i tyre për të bindur Amrabat që të firmosë në Ligue I qysh në janar. Me kontratë deri verën e 2026, mesfushori 26-vjeçar vlerësohet në merkato me 25 milionë euro, shumë kjo e pranushem për buxhetin e PSG.