Tregtari kinez, hetim
për pastrim parash

Tregtari kinez, hetim <br />për pastrim parash
TIRANE - Një shtetas kinez i quajtur Gang Chen dyshohet nga autoritetet shqiptare si i implikuar në pastrimin ndërkombëtar të parave. Gjithçka është zbuluar kur një bankë shqiptare ka sinjalizuar tentativën e Chen për të transferuar rreth 300 mijë dollarë amerikanë më 8 nëntor të këtij viti. Verifikimet e bëra nga policia kanë zbuluar se kjo sasi e madhe parash nuk ishte e justifikuar ndërsa shtetasi kinez duket se mund të jetë i përfshirë dhe në falsifikimin e dokumenteve pasi ai rezultonte jashtë vendit në kohën kur është tentuar dërgesa nga banka shqiptare drejt Kinës. Burimin e të ardhurave ai e kishte justifikuar me biznesin e tij në Tiranë që rezultoi i pezulluar dhe jo aktiv nga hetimi. Kërkesa e prokurorit për të vendosur në masë sekuestroje llogaritë bankare të kinezit ka sjellë dhe zbulimin e dosjes policore për të.


RELACIONI I POLICISË

Sipas informacionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë rezulton se, transaksionet dhe detajet e kryera në "....Bank" nga shtetasi Gang Chen janë si vijon:
Më datë 26 janar të vitit 2011 shtetasi Gang Chen është paraqitur në bankë për të vendosur marrëdhënie biznesi me bankën dhe aktualisht rezulton se, zotëron dy llogari personale në monedhën EUR e USD;
Më datë 25/01/2012 shtetasi i mësipërm ka depozituar shumën 140 000 USD dhe ka deklaruar se të ardhurat janë nga puna në Shqipëri;
Në të njëjtën ditë ka kryer dy transferta në nisje përkatësisht në shumat 50 000 USD dhe 90 000 USD, me bankë përfituese FJIBCNBA560 Industrial Bank Co, LTD dhe palë përfituese shtetasin Chen Yaping, China për transfertën e parë dhe palë përfituese shtetasin Gang Chen për tranfertën e dytë;

- Llogaria e klientit nga data e çeljes në vitin 2011 deri në datën e kryerjes së dy transfertave në vitin 2012 ka qënë jo aktive, pra për gati një vit;
- Në llogarinë në monedhën EUR shtetasi Gang Chen nuk ka kryer asnjë transaksion.
Ka raportime të tjera për transaksione në vlera si: Më datë 12.10.2009 në ".... Bank" shtetasi Gang Chen ka derdhur cash shumën 20 051 USD, burimi i të ardhurave është deklaruar nga biznesi. Të gjitha veprimet e mësipërme bankare, janë kryer nga shtetasi Gang Chen në bankën "...... Bank" me qendër në Tiranë.
Shumat e depozituara nga shtetasi Gang Chen në total arrin në shumën 282 520 USD brenda vitit 2012 dhe peër to është deklaruar të ardhura nga bizensi.

Hetimi
Nga kërkimet në QKR me gjeneralitetet Guang Chen rezultoi i rregjistruar subjekti, "CHRM GUANG" shpk, me Nipt K31412071G, rregjistruar në datë 12/02/2003, selia e ushtrimit të aktivitetit është "Rr.Dibrës, pranë Medreses Tiranë. Objekti i veprimtarisë nuk është i plotësuar. Përfaqësuesi ligjor është Guang Chen, me status aktiv, ndërsa nga informacioni i marrë në Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve rezulton se, që nga viti 2009 ky subjekt është pasiv dhe ka kaluar tek Drejtoria e Tatimeve Tirane. Shumat e depozituara nga shtetasi Gang Chen në total arrin në shumën 282 520 USD brenda vitit 2012, ndërkohë që ashtu siç u theksua më sipër rezulton se aktiviteti i biznesit të tij është pasiv. Pra nuk justifikohet burimi i të ardhurave të deklaruara me shumën e depozituar dhe gjendjen e aktvitetit të bisnezit të deklaruar pranë tatim taksave. Këto shuma janë depozituar të gjitha në para fizike, fakt që e bën edhe më të dyshimtë për pastrim parash dhe për faktin se ka kryer transferimin e menjëhershëm të fondeve jashtë vendit në të njëjtën ditë që i ka depozituar. Mosparaqitja në bankë e asnjë dokumenti për justifikimin e kryerjes së transfertave, përveç se ka deklaruar 'transfertë personale', ç'ka e bën të pakuptueshëm qëllimin e vërtetë të destinacionit të tyre, si edhe fakti që nuk ka paraqitur asnjë dokument justifikues për burimin e vërtetë të ligjshëm të fondeve dhe mbajtja për gati një vit të llogarisë inaktive dhe përdorimi i saj vetëm për derdhje CASH e për transferime drejt Kinës, atëherë lindin dyshime për burimin e të ardhurave të investuara dhe qarkulluara në sistemin bankar.

TIMS
Nga të dhënat e sistemit TIMS të paraqitur si provë në gjykim rezulton se ekzistonjnë dy shtetas me të dhëna, Gang CHEN datëlindja 19 Gusht 1964 me pasaportë nr. G00103113 skaduar datë 03 Gusht 2005 dhe G19428510 skaduar datë 10 Tetor 2011 dhe shtetasi Gang Jinsheng CHEN datëlindja 19 Gusht 1964 me pasaportë nr. G51251489-CN, datë e skadimit 25 Prill 2021. Gjithashtu nga të dhënat e këtij sistemi rezulton se tek hyrjet në Republikën e Shqipërisë rezultoi se shtetasi Gang Jinsheng CHEN, hyrjen e fundit e ka me dokumentin, pasaportë e zakonshme kineze, me numër G51251489-CN, datë 09 Shtator 2012, nga pika kufitare e Morinës. Tek daljet nga Republika e Shqipërisë rezultoi se shtetasi Gang Jinsheng CHEN, ka dalë nga Republika e Shqipërisë me dokumentin, pasaportë e zakonshme kineze, me numër G51251489-CN, më datën 15 Shtator 2012 me linjën ajrore TURKISH AIRLINES, në Aeroportin Ndërkombëtar "Nene Tereza" Rinas. Pra rezulton se ky shtetas ndodhej jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë që nga data 15 Shtator 2012, ndërkohë që derdhja e shumës pranë "....Bank" e parave në Cash figuron të jetë bërë më datë 08 Nëntor 2012 dhe rezulton se ky shtetas është paraqitur personalisht pasi ka nënshkruar me emrin e tij .

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com (print), datë 5 dhjetor 2012

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi