Trekëndëshi Donald-Beatrix-Bora, deklarata e fortë e ish-fituesit të ‘Big Brother’: Zemani është bërë gjysmë robi, e dashuron vërtet

Donaldi me Borën dhe Donaldi me Betarix

Donaldi- Betriks-Bora është bërë trekëndëshi më i diskutuar i momentit, jo vetëm nga fansat por edhe nga personazhet Vip.

Gjatë një “Instalive”, ku pjesë ishte Ardit Çuni dhe Kledi Hysa (ish-konkurrent të BBV), Atdhe Xharravina (ish-konkurrent i Përputhen) dhe Anaid Kaloti (ish-fitues i BB), ku ky i fundit u shpreh se Bora Zemani me këtë histori është bërë gjysmë robi, pasi sipas tij e dashuron vërtet Donaldin.

 “Unë sot e kam kuptuar që Bora e dashuron vërtet Donaldin. Ishte bërë gjysmë robi. Ai nuk është duke e menaxhuar mirë, sepse duhet të shkëpusësh në fillim një lidhje që ke, para se të nisësh një të re.’’, tha ai.

Anaidi, ka përmendur gjithashtu faktin se kur Kleidi ftoi në një darkë me Beatriksën, ka qenë Donaldi ai që e këshillonte Kledin si ta bënte për vete dhe si duhet të sillej me Trixën, ndërsa Arditi shprehet me ironi se ky është një mister që duhet gërmuar nga shkencëtarë.

Pjesë nga Biseda mes personazheve VIP

Kleidi: Nëse kjo do të ishte lojë, nuk e di çfarë rezultati do të kishte pastaj…

Arditi: Edhe sikur të jetë lojë, prapë do të ishte anormale, s’ka kuptim. Triksa nuk e ka për lojë…

Anaidi: Ra në dashuri Triksa, apo që atë natë që doli më Klejdin e kuptoi…

Atdheu: Ardit pse mendon se rri i mërzitur Donaldi…

Arditi: Kam përshtypjen që do e katet kuptuar. Se të rrish me dikë tjetër në shtëpi duke u puthur, dhe duke e ditur shumë mirë që jashtë ka lënë dikë…

Ndër të tjera gjatë kësaj bisede Anaidi nuk lë pa përmendur dhe pse tërthorazi, edhe produksionin. Ai ka vënë në dukje që atë mbrëmje aktorit iu bënë 5 surpriza dhe se kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Big Brother.  Ndërkohë Atdheu, i cili ka qenë pjesë gjithashtu e një reality shoë, hodhi dyshime mbi produksionin.

Atdheu: Pse është duke ndodhur

Anaidi: Me i dhënë emocione të forta pra, që ta ngrejnë dhe ta ulin nga gjendja emocionale. Ta nxjerrin nga mendtë e kokës…

Atdheu: Mos është favoriti i produksionit…

Anaidi: Nëse do ishte i preferuari i produksionit nuk do ia kishin sjellë Borën që në javën e dytë…

Kledi: Më shumë ka përfituar Big Brother nga takimi i tyre, sesa ata të dy….

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • o bo bo: 02/12/2021 17:21

    Morpo se si ju ze gjumi, duke parë se ç'hall i madh e ka pllakosur Shqipërinë e shkretë me këto konfliktet e pashembëllta botërore të vishos (jo Vishos së Al-Pazarit) dhe borës e beatriçes ju qofshi. Unë për vete kam tre ditë pa ngrënë e më ka pllakosur një mërziti e madhe e s'më bëhet më as të shkoj në banjo?!!.... Ishalla zgjidhet kjo mesele, se shumë keq e kemi punën.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet që Basha e Berisha të garojnë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e pjesshme vendore?



×

Lajmi i fundit

John

Holanda do të lehtësojë kufizimet pavarësisht valës së re të infeksioneve