Mbyllet edhe në Gjirokastër, asnjë surprizë në të gjithë listat e partive! Çuçi i PS mbështetje të jashtëzakonshme

Mbyllet edhe në Gjirokastër, asnjë surprizë në të gjithë listat e partive! Çuçi i PS mbështetje të jashtëzakonshme

Vangjel Tavo dhe Tritan Shehu

Ka përfunduar numërimi për kandidatët edhe në Gjirokstër.

Tritan Shehu, deputeti i vetëm i zgjedhur nga radhët e PD-së në Gjirokastër ishte në një garë shumë të fortë për votën preferenciale me kandidatët ne tjerë por gjithsesi përfundoi i parë. Tavo mori 3364 vota, kundrejt 2430 të Roland Bejkos dhe, 2058 të Entela Shehajt.

Nuk ka surpriza në listën e LSI, ku Vangjel Tavo ka marrë vetëm 2237  vota kundrejt 845 votave të kandidatit të katërt Albert Malaj, i cili renditet i dyti nga mbështetja preferenciale.

Sa i përket PS-së duhet thënë se drejtuesi politik i qarkut, Bledar Çuçi ka marrë një numër shumë të madh votash me 11932 të tilla, Laert Dura renditet i dyti si në listë edhe me vota pasi ka marrë 4129, ndërsa kryesuesja e listës Mirela Kumbaro renditet e treta me 2528 vota.


Lajmi kryesor:

Dy qarqe pa numëruar votat e kandidatëve/ Thyejnë herësin Boçi, Xhafaj dhe Rakipi! Ilir Beqaj nuk futet në Kuvend, edhe Spahia i PD nuk ia del


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë