Tritan Shehu kritikon Ramën: Zgjoi Protokollin e Korfuzit, lë në harresë çështjen e kufijve me Greqinë

Tritan Shehu kritikon Ramën: Zgjoi Protokollin e Korfuzit, lë në harresë çështjen e kufijve me Greqinë

Tritan Shehu

Deputeti i Partisë Demokratike rikthen në vëmendje çështjen e marrëdhënieve me shtetin fqinj, Greqinë. Shehu thotë se Qeveria “Rama” po lë në harresë Traktatin e Miqësisë me Greqinë, që siç thotë ai, është i pari dokument bilateral.

Shehu pretendon se po punohet fshehurazi që çështja detare me Greqinë të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare.  

“Qëllimshëm, Qeveria shqiptare lë në harresë Traktatin e Miqësisë me Greqinë.

Ndërsa ky traktat, i firmosur më 1966-ën dhe i hyrë në fuqi më 1998-ën, skadon brenda këtij viti, ministria jonë e Jashtme vazhdon “gjumin” dhe nuk jep asnjë alternativë për më tej!

Në fakt edhe Qeveritë e mëparshme socialiste e kanë lënë në “harresë” për “xhelozi” a diçka tjetër këtë Traktat shumë të rëndësishëm për marrëdhëniet midis dy vendeve tona e stabilitetin e Rajonit.

Një Traktat bazë ai, shumë i gjerë në mundësitë që krijon në zgjidhjen e problemeve të ndryshme midis dy vendeve dhe krijimin e hapësirave të reja në këtë drejtim.

Gjykata rrëzon rekursin e Prokurorisë: Akuzat ndaj Organizatës Hakmarrja për Drejtësi, të ngritura politikisht

Në fakt është i pari dokument bilateral, ku pala greke ka pranuar qartë kufijtë ekzistues midis dy vendeve, sipas Aktit Final të Helsinkit dhe Kartës së Parisit, duke hequr dorë kështu nga Protokolli i Korfuzit e rivendikimet territoriale të tij.

Çuditërisht më tej ai protokoll i Korfuzit, i nulifikuar që nga Protokolli i Firences, u nxorr nga “harresa” si fantazëm prej Qeverisë “Rama” pak vite më parë, për qëllime të mbrapshta, së paku për demagogji.

Traktati i Miqësisë, ky dokument madhor, që duhet përdorur edhe si themel politik i zgjidhjes së çështjes së Marrëveshjes së hapësirave detare, kërkohet të shfuqizohet në harresë.

Ndërkaq në fshehtësi po “punohet” për çuarjen në Gjykatën Ndërkombëtare të zgjidhjes së çështjes detare, e krijuar artificialisht mbas rrëzimit prej Gjykatës Kushtetuese të asaj Marrëveshje të parë, racionale e të ekuilibruar ajo.

Ndërsa nuk po bëhet asnjë përpjekje për “rigjallërimin” e atij Traktati Miqësie, vlerave të tij, shumë të dobishme ato për sot e nesër…. Kjo Qeveri zgjoi Protokollin e Korfuzit…Të shohim çfarë tjetër “risie” nga errësira do të na sjellë kjo nesër”, shprehet në qëndrimin  e tij deputeti demokrat Tritan Shehu.

Në ç ‘pikë janë sot bisedimet për çështjen e detit:

Shqipëria dhe Greqia kanë rikonfirmuar vullnetin për kërkimin e një kompromisi për referimin e çështjes së detit në Hagë. Në një konferencë të përbashkët ministrja e Jashtme Xhaçka dhe homologu i sajgrek më 21 dhjetor u shpreh se mes dy vendeve ka vullnet dhe mirëkuptim për ta trajtuar çështjen në instancat ndërkombëtare. Homologu i saj grek, duke komentuar referimin e çështjes së detit në Hagë u shpreh do shërbejë si një kapitull i ri për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • orion: 22/02/2023 14:16

    bjeri tare bjeri nje vrime se e ke ne terezi

    Përgjigju
  • Erik: 22/02/2023 13:28

    Vetem Sali plakushi ka faj per Greqine

    Përgjigju
  • Elisa: 22/02/2023 13:27

    Pupupu na cmenden keto budallenjte me mashtrimet qe thone

    Përgjigju
  • Linda: 22/02/2023 12:51

    Jane kompetenca te tjetrkujt ato ceshtje!Ju po dhunoni parlamentin qe eshte prone e jona e vertet dhe ju ngelen kufijt pa rregulluar.

    Përgjigju
  • Klevi: 22/02/2023 12:42

    Po ik o Tritan se je bo bajat

    Përgjigju
  • Olti: 22/02/2023 11:53

    Cjan kto injorant mo aman

    Përgjigju
  • tosi: 22/02/2023 11:46

    saliu ja ka fal teritorwt grekut jo rama

    Përgjigju
  • titi: 22/02/2023 11:46

    me jufit merruni me saliun ai ja dha

    Përgjigju
  • ilirjan: 22/02/2023 11:28

    o tareeeeee ku e ke mendjen ti o tareee

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë