Tritan Shehu për Report Tv: Nëse gjykata e Apelit s’i jep PD-në Berishës do të ishte grusht shteti

Nëse gjykata e Apelit më 3 mars do të caktojë Lulzim Bashën si kryetar të PD-së, duke zhbërë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri për t’i dhënë partinë Sali Berishës, grupimi i drejtuar nga ky i fundit nuk do ta njohë vendimin. Tritan Shehu, deputet në grupin e Rithemelimit, tha gjatë një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv se do të ishte një gjykatë e çmendur nëse do të merrte një vendimkundër atij që ka dhënë Zhukri. Madje Shehu, shkoi më tej, duke e paragjykuar vendimin e gjykatës së Apelit se nëse tjetërson vendimin e Zhukrit do të cilësohej si grusht shteti.

‘Nuk pres asgjë më 3 mars. Nuk ka çfarë të ndodhë asgjë. Ai vendim është i formës së prerë. Nuk pati palë të tjera veç PD-së. Vendimi është dhënë për PD-në. Askush nuk ka të drejtë që ta apelojë atë gjë. Nëse është kundër apo mendon se do i cenohen interesat! Nuk bëhen apelime pa qenë palë në një rast të tillë. Do të ishte një grusht shteti. Apeli s’mund të tjetërsojë vendimin. Një grusht shteti i vërtetë. Të jeni të bindur se nuk do të ketë asnjë vendim ndryshe. Pasi vetëm një gjykatë e çmendur do merrte një vendim kundër, pasi do të kishte pasoja. S’mundet gjykata të caktojë se kujt i përket PD.’- u shpreh Shehu.

I pyetur për deklaratat e Sali Berishës për video erotike të ministrave socialiste me agjentin e FBI-së, Shehu tha se ia vetë nuk i ka parë, por përderisa Berisha i përmend, do të thotë se ka diçka reale.

‘Berisha është i bindur për atë që thotë. Berisha zakonisht nuk flet për çështje seksuale erotike, ai flet për korrupsionin. Pra është diçka reale dhe diçka e madhe përderisa e thotë. Unë për vete nuk i kam parë. I kam ndjekur i kam dëgjuar. Berisha ka thënë unë këto materiale nuk i bëj publike, nuk bëj publike gjëra që lidhen me individë, por do t’i dërgoj në organet drejtësie. Dhe tha se lë të krijojmë një komision parlamentar dhe ti dërgoj atje. Nuk i di se kush persona janë në ato video.’- u shpreh Shehu.

Duke u ndalur tek protesta e opozitës pas arrestimit të zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal, të cilin opozita e akuzon se kryeministri Edi Rama e ka përdorur për të sulmuar dhe ‘vrarë’ opozitën, Tritan Shehu u shpreh se ka një lëvizje popullore masive, e cila kërkon që të ballafaqohet me këtë regjim.

Dy liderët e opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta duket se po i ushtrojnë presion gjykatës së Apelit për vendimin që do të japë më 3 mars për fatin e PD, ndërsa kanë parlajmëruar se do të bëjnë një protestë po atë ditë.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/02/2023 02:19

    Kushdo qe te jete vendimi,do te jete shume interesante kur te shohim shume nga pala humbese te fillojne nje e nga nje e te kthehen si /djali plangprishes/ te grupi fitues.Sigurisht qe fanatiket do t'i qendrojne humbesit besnik deri ne fund,por automatikisht ka per te rene cdo perpjekje per te mos njohur e pranuar vendimin dhe reagimet aktive ne lidhje me te.

    Përgjigju
  • Uaua: 15/02/2023 22:34

    Tritan preshi?

    Përgjigju
  • Albblog: 15/02/2023 21:30

    Po ca grusht shteti o pykë? Po shikon ëndra me sy hapur edhe të duket se saliu është në pushtët

    Përgjigju
  • SADIU: 15/02/2023 20:41

    Burri më i keq të Foltorja, preshi që shkatërroj partinë, shkaterroj vendin në '97, vrau njerz, drejtoj shqiponjën për furnizimin e Serbisë me nafte

    Përgjigju
  • Sigi: 15/02/2023 19:44

    Hera e pare ne hereb tie qe jam degjyar nga Tritañ Shehu se gjykata po nuk dha vendimin e Zhukrit te PD do jete grusht shteti kunder PD!

    Përgjigju
  • Kistra: 15/02/2023 19:37

    Sa here shfaqet ky, perulem me respekt perpara preshit heroik te Lushnjes!

    Përgjigju
  • gaetano: 15/02/2023 18:53

    kush je ti mor gjakprishur qe kercenon me grusht shteti me cfare morali edukimi apo kontributi qe i ke dhene kombit qe vendos ca ben gjykata,ktu kto gjykata kane gjykuar e vrare e burgosur te pafajshem e po kalben brenda per faje te kryera e te pakryera e qe si mbron asnjeri ti flet paratokse ,breksalep.zheleman

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë