Një automjet është hedhur në erë pasditen e kësaj të marte në qendër të qytetit të Fushë Krujës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Punëtori", e cila është lagjia më e populluar e këtij qyteti.
Automjeti ka shpërthyer gjatë kohës që ishte në parkim në anë të rrugës dhe për pasojë janë dëmtuar rreth 3 makina.
Nuk raportohet për të lënduar në njerëz, ndërsa paniku ka përfshirë të gjithë zonën, pasi tritoli ka shpërthyer në një zonë banimi dhe mjaft të populluar në orët e mbrëmjes.
Lënda eksplozive në automjet dyshohet të ketë për qëllim paralajmërimin nga atentatorët për drejtuesin e mjetit, i cili ende nuk është identifikuar.
Forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje, ndërsa nisën hetimet për identifikimin e autorëve.
Shpërthimi me tritol në Fushë Krujë vjen një ditë pas atij në Durrës, ku një sasi lënde eksplozive iu vendos automjetit të nëndrejtorit të ALUIZNI-t, Gerti Aleksi.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 15.11.2016, rreth orës 17:45, në trotuar në lagjen "Punëtori", Fushë-Krujë është hedhur një sasi e vogël eksplozivi.
Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale duke u krisur xhamat e tre mjeteve të parkuara në anë të rrugës ku ka shpërthyer lënda eksplozive.
Në vendngjarje ndodhen Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
[gallery]19675[/gallery]
/Shqiptarja.com

VIDEO