Presidenti i Senegalit, Bassirou Diomaye Faye, ka njoftuar shpërblime të majme për skuadrën që fitoi Kupën e Afrikës, duke vlerësuar kështu arritjen historike të kombëtares së këtij vendi.

Secili lojtar i Senegalit do të marrë një shpërblim prej 115,000 eurosh dhe një truall me sipërfaqe 1,500 metra katrorë në zonën e njohur Petite Cote. Përveç tyre, edhe stafi drejtues do të përfitojë. Anëtarët e Federatës do të marrin 75,000 euro dhe 1,000 metra katrorë tokë secili, ndërsa zyrtarët e Ministrisë së Sporteve do të ndajnë një bonus total prej 465,000 eurosh, përveç tokës shtesë që u është premtuar.

Senegali fitoi titullin e tij të dytë në Kupën e Afrikës pas një finaleje dramatike ndaj Marokut (1-0 pas 120 minutave lojë), duke bërë krenar gjithë vendin dhe duke fituar një vend të rëndësishëm në historinë e futbollit afrikan.