Finalja e Conference League/ Ylli brazilian sjell për 5 orë Kupën e Botës në Tiranë! Rama: Mbase do vijë dita ta fitojmë dhe ne! Veliaj: Të dalim faqebardhë në 25 maj

TIRANË- Për 5 orë me radhë, Kupa e Botës ka qëndruar e ekspozuar në ambientet e Kryeministrisë për çdo futbolldashës, me qëllim për të frymëzuar tifozët anë e mbanë botës. Kjo kupë vjen në kryeqytet në kuadër të turit që po bëhet në 51 vende të ndryshme të botës, mes tyre edhe 32 shtetet që janë kualifikuar në Kupën e Botës FIFA. Ka qenë ylli brazilian Gilberto Silva që e ka dorëzuar në Tiranë, teksa i pranishëm ka qenë kryebashkiaku Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama si edhe ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi.

Kreu i qeverisë me nota humori dhe batuta u shpreh se dogana shqiptare për herë të parë u përball me zhdoganimin e dy kupave, teksa nuk i kurseu edhe lavdet për kapitenin historik të kombëtares Shqiptare. Ai tha se uron që një ditë Shqipëria të fitojë një Kupë të rëndësishme të kompeticioneve ndërkombëtare,

“Po merremi me kupat e të tjerëve, po mbase vjen dita që një kupë ta fitojmë dhe ne", tha Rama. 

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj me ministren e Arsimit, Evis Kushi pritën rreth orës 10:00 ekipin e Trofeut të Kupës së Botës në aeroportin e Rinasit. Nga ana tjetër, Veliaj përsëriti thirrjen që e mërkura të jetë dita pa makina për finalen e Conference League pasi do të ketë dyndje të kryeqytetit dhe duhet të gjithë të dalin faqebardhë duke respektuar rregullat.

“E mërkura është ditë pa makina, pushim zyrtar, do lejohet transporti i mallrave, do lejohet transporti publik. Të gjithë ata që mund t’i evitojnë punët, do i kërkoja që të mos udhëtojnë në Tiranë, ta mbajnë trafikun sa më të ulët, të kemi një rrugë ekspres nga këtu në Rinas dhe të pandërprerë deri në Tiranë që sportistët e tifozeritë të shijojnë qytetin. Fan Zona miks është në sheshin Skënderbej. Kolegët e Feyenordit do të jenë tek pedonalja dhe pastaj nisen për stadium nga pedonalja dhe kanë hyrjen në portat veriore. Kolegët e Romës do të kenë Fan Zone tek Amfiteatri i Liqenit. Në të dyja Fan Zone do të ketë ekrane. Shpresoj që në këtë dyndje do të dalim të gjithë faqebardhë nëse respektojmë ditën pa makina, ndarjet e tifozerive dhe me një buzëqeshje duke mbajtur Tiranën pastër”, tha Veliaj.

Finalja e Conference League, kompeticionit të UEFA-s që do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj, pritet të sjellë mijëra tifozë nga Italia dhe Holanda. Ndërkaq, të gjitha biletat për të parë ndeshjen tashmë janë shitur nga UEFA. Prej ditësh, kryeqyteti po bëhet gati për të pritur edhe tifozët që nuk do të kenë bileta dhe do ta shohin ndeshjen jashtë stadiumit.

Amfiteatri Veror i Liqenit dhe pedonalja “Murat Toptani” do të kthehen në Fan Zone për tifozët e Romës dhe Feyenoord, ndërsa sheshi “Skënderbej” do të presë tifozë neutralë, në mënyrë që edhe ata që nuk kanë bileta, ta shijojnë ndeshjen me po të njëjtën atmosferë si në stadium.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:04
Duka në Konferencën për Kupën e Botës, e tradhton telefoni duke dëgjuar lajmet për Veliajn

Në sallën COD të Kryeministrisë u bë dhe prezantimi i trofeut të Kupës së Botës në Tiranë, për t'u parë nga afër prej futbolldashësve.

Por gjatë prezantimit të saj ku merrte pjesë dhe Kryeministri Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, kreu i FSHF-së Armand Duka është tradhëtuar nga celulari i tij.

Teksa të gjithë po dëgjonin fjalimet e kampionit të botës Gilberto Silva, Presidenti I FSHF-së u kap mat duke dëgjuar edicionet e lajmeve që flisnin për Erion Veliajn.

Kjo shkaktoi jo pak të qeshura nga të pranishmit në sallën COD, ndërsa vendosi në siklet Presidentin Duka.

Edhe pse zgjedhjet për FSHF tashmë kanë përfunduar, me sa duket Dukës I ka mbetur mendja ende tek Erion Veliaj.

Ora 15:33
Ylli i Brazilit i dhuron Kupën e Botës në miniaturë, batuta e Ramës: E ka sjellë sipas gjatësisë

 

Ish-futbollisti i Brazilit Gilberto i ka bërë një dhuratë simbolike kryeministrit Edi Rama, një Kupë Bote në miniaturë, por kreu i qeverisë nuk i ka kursyer edhe batutat.

“E kanë sjellë sipas gjatësisë. Kjo do të mbahet me krenari këtu në muzeun e dhurata në zyrën e kryeministrit, kjo është Kupa e tretë”, tha Rama.

Ora 15:31
Kupa e Botës në Tiranë, Rama lavde Lorik Canës: Kapiteni historik i kombtares, urojmë që të fitojmë një kupë dhe ne

Trofeu i turneut “FIFA World Cup” është ekspozuar në Tiranë, ku ka qenë kryeministri Edi Rama i cili së bashkë me ish futbollistin e Brazilit Gilberto Silva, ka veçuar momentin e veçantë për të parë nga afër këtë kupë bote. Në fjalën e  tij, Rama nuk i ka kursyer edhe lavdet për ish-kapitenin e Kombëtares, Lorik Cana.

"Këto janë ditë të veçanta për doganën shqiptare, sepse për herë të parë u ndeshën me zhdoganimin e dy kupave, të botës dhe ajo e konfederatës, e cila do të jepet në stadiumin tonë të mërkurë. Janë nga ato halle që do të donim ti kishim edhe më të shumta në të ardhmen. Edhe pse orët e qëndrimit janë sa gishtat e dorës, kupa do të qëndrojë vetëm pese orë sepse më pas do vazhdoje udhëtimin e saj. Uroj që sa më shumë futbolldashës të kenë mundësoi ta vizitojnë dhe uroj që garda mos ti krijojë probleme”, u shpreh Rama. Këtu është edhe Lorik Cana, unë nuk e di kush është kapiteni i kombëtares sot dhe kjo është përgjegjësi e Lorikut, se ato që vijnë pas janë si zv. Kapiten. Po merremi me kupat e të tjerëve, po mbase vjen dita që një kupë ta fitojmë dhe ne", tha Rama. 

Kupa e Botës do të ndalet në 51 vende dhe territore. Për herë të parë, turneu do të vizitojë të 32 vendet që u kualifikuan për “Kupën e Botës FIFA”, duke frymëzuar tifozët në mbarë botën.

A.M./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rei: 22/05/2022 21:55

    Me kete lloj zhvillimi qe po peson shqipera nuk eshte cudi te fitojm dhe ndo nje kupe bote

    Përgjigju
  • baftjar: 22/05/2022 20:36

    me keto ritme te punes dhe me ket0 gjera te mira qe po ndodhin ne vendin tone ishalla shum shpejt e fitojm dhe ne kupen, shpresoj qe dita e nje ndeshje aq te rendesishme sa ajo te zhvillohet pa probleme dhe trazira te tregojm vlerat tona si shqiptare

    Përgjigju
  • Eldi: 22/05/2022 20:12

    Me punen e madhe qe eshte bere jam i sigurt qe do te jere nje eveniment fantastik qe do na beje krenar

    Përgjigju
  • Frenki: 22/05/2022 20:08

    Nuk e prisnim ndonjehere te behej nje ndeshje aq e madhe te ne,nje arritje per Shqiperine

    Përgjigju
  • Romario: 22/05/2022 19:52

    Ketu duhet te tregojme respektin dhe kulturen qe e karakterizon popullin tone! Me behet qejfi qe po mbahet nje organizim i tille ne vendit tone.

    Përgjigju
  • Fisnik: 22/05/2022 19:00

    Te drejte ka Kryeministri jone mbase do na vij dita dhe ne dhe pse jo te fitojme

    Përgjigju
  • Melisa: 22/05/2022 18:48

    Shpresoj shume qe cdo gje te shkoje me smiri????

    Përgjigju
  • Ervin: 22/05/2022 17:34

    Uroj qe cdo gje te shkoje mire dhe ju lumte per punen e palodhur zoti Rama

    Përgjigju
  • Elton: 22/05/2022 17:26

    Urojme qe cdo gje te shkoje sipas planit dhe pa deme. Eshte nje gje shum e madhe per tiranen bravo

    Përgjigju
  • Jorgo: 22/05/2022 17:19

    Kryeministri Rama i ka dhene nje rendesi shume te madhe kesaj ndeshjeje pergatitjet i ka bere para kohe

    Përgjigju
  • Olti: 22/05/2022 16:20

    Urojme qe cdo gje te shkoje mire. I urojme dy skuadrave suksese e rezultate te mira! Si gjithmone eventet ne Shqiperi jane nje finalizim fantastik

    Përgjigju
  • Era: 22/05/2022 16:18

    Ne nuk e mendonim asnjerehere qe do te behej nje ndeshje kaq e rendesishme ne vendin tone keshtu qe duhet te mesohemi qe kurre mos ti humbim shpresat.Kshu si e kemi nisur ndoshta nje dite me te vertete do ta fitojme dhe ne kete kupe.Sukse Shqiperi.

    Përgjigju
  • Goni: 22/05/2022 16:17

    Do te ishte dite historike po ta fitonim edhe ne

    Përgjigju
  • Besim: 22/05/2022 16:17

    Investime te shumta ne askpekte te ndryshme ne vend. Investime dhe vemendja ndaj sportit na ben nje vend akoma me te kulturuar. Zoti.Rama po i jep nje dritehije goxha pozitive vendit

    Përgjigju
  • Beni: 22/05/2022 16:12

    Cfare kenaqesie te vi kupa e botes ne Tirane, uroj te vi dita qe dhe Shqiperia ta fitoje nje dite kupen e botes

    Përgjigju
  • Remiz: 22/05/2022 16:11

    Vendi yne me ane te ketij eventi ka terhequr nje vemendjen goxha te rendesishme! Ne si vend gjithmon tregojme qe jemi nje vend mikprites ne cdo situate!

    Përgjigju
  • Eda: 22/05/2022 16:09

    Shpresojm qe vertet ta fitojme dhe ne nje kup te tille.

    Përgjigju
  • Edison: 22/05/2022 16:08

    Rama i ka dhene kesaj ndeshje rendesine e duhur dhe duke e bere dite pushimi nga fluksi i madh qe do te jete ate dite dhe mire e ka menduar.

    Përgjigju
  • Klajdi: 22/05/2022 16:02

    Sa kenaqesi e madhe per ne qe te kemi ne vendin tone nje kupe me vlere shume te rendesishme. Jeni i papare zoti Rama qe bere te mundur qe nje finale e tille te luhej ne vendin tone .

    Përgjigju
  • Flori: 22/05/2022 16:00

    Do te nje jete nje emocion shum i madh per ne shqiptaret qe do zhvillohet finalja e conference league 2022 ketu ne vendin tone kjo dhe fal punes se kryeminstrit tone qe ka ndertuar nje stadium me standaret e duhura

    Përgjigju
  • Mario: 22/05/2022 15:56

    Shume mire e keni bere qe e caktuar pushim zyrtar dhe dite pa makina qe ta shijojme kete aktivitet te mrekullueshme qe organizohet per here te pare ketu ne shqiperi ????????????????????

    Përgjigju
  • Fatmir: 22/05/2022 15:55

    25 maji eshte nje dite e rendesishme per vensin tone. Per here te pare ne rirane do te luhet nje ndeshje e te tilla permasave, ndrrkohe qe vite me pare ne tirane as ndeshjet me minimale nuk mund te zhvilloheshin per shkak te kushteve te keqija qe stadiumi i vjeter kishte. Ju pershendes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Akuzat për përdhunim, arrestohen dy lojtarët e klubit të Premier League në Angli

Akuzat për përdhunim, arrestohen dy lojtarët e klubit të Premier League në Angli