‘Trokasin’ festat e fundvitit, Shqipëria nën magjinë e dritave! Report Tv sjell atmosferën festive në qytete (VIDEO)

Në prag të festave të fundvitit, Shqipëria tashmë është nën magjinë e dritave festive, të cilat janë ndezur në të gjitha qytetet dhe sheshet kryesore të vendit. Nga Tirana në Korçë e Shkodër, qytetet kryesore janë përfshirë nga atmosfera festive të cilën Report Tv e përcjell përmes kësaj video.

Tirana ndezi dritat më 2 dhjetor, duke sjellë një pamje të veçantë për këtë fundvit. Në sheshin “Skënderbej” ndriçuan 5 pemë Krishtlindjesh njëkohësisht, një ndryshim nga vitet e kaluara. Ndezja e dritave u shoqërua nga koncerti festiv i Natës së Bardhë, me performanca nga artistë të njohur, duke hapur kështu zyrtarisht festimet e dhjetorit në Tiranë.

Korça mirëpriti festat këtë të dielë, 6 dhjetor, me një festival magjik dritash. Kori i babagjyshave të vegjël dhe numërimi mbrapsht ndezën njëkohësisht dritat në pedonalen e qytetit, duke krijuar një atmosferë përrallore.

Me moton “Shkodra në festë,” qyteti verior ndezi dritat festive me praninë e qindra qytetarëve. Pas ndezjes së dritave mbrëmjet në Shkodër do jenë të shoqëruara me muzikë live dhe performanca te ndryshme.

Vlorë, sheshi pranë Shtëpisë së Pavarësisë është ndriçuar nga qindra drita të bredhit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Edhe në Vlorë, atmosfera festive do të vijojë deri më 31 dhjetor, me koncertin e fundvitit.

Edhe në Sarandë mbrëmjen e djeshme u ndezën dritat, ku qytetarë e vizitorë u mblodhën për të ndarë së bashku momentin magjik të fillimit të festimeve. Së bashku, ata numëruan mbrapsht, duke krijuar një atmosferë emocionuese që kulmoi me ndezjen e dritave të pemës së Krishtlindjes dhe zbukurimeve që ndriçojnë qytetin, që përfshinë fasadat e ndërtesave, rrugët dhe shëtitoren e bregdetit.

Berati ka krijuar një atmosferë magjike, me ndriçimin e qendrës historike dhe urave mbi lumin Osum. Dritat shumëngjyrëshe që reflektojnë mbi ujë kanë shndërruar qytetin në një destinacion të preferuar për vizitorët.

Shtëpiza me drita e improvizuar si kuti dhuratash, babagjyshi me karrocën e tij, arushi gjigand si dhe tuneli me drita përgjatë lulishtes janë kthyer në vendet më të pëlqyera për tu fotografuar nga turistët.

Durrësi, Fieri, Lezha e qytete të tjera kanë ndezur gjithashtu dritat e festave, duke mirëpritur dhjetorin me aktivitete dhe dekorime tërheqëse. Qytetarët, pavarësisht temperaturave të ulëta, kanë shijuar atmosferën festive në qendrat e zbukuruara dhe sheshet e ndriçuara.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente