Qëmdra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka kthyer një përgjigje në Email sa i takon shqetësimit të ngritur prej ditësh nga Report Tv për mungesën e aparaturës së Trombectomisë.
Në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë Trombectomia, një ndërhyrje urgjente dhe jetëshpëtuese, është zhvilluar 16 vite më parë por prej 10 vitesh është e pamundur sepse asnjë euro nuk është investuar në aparatura dhe pajisje.
Përgjigja e dhënë nga QSUT:
Pershendetje,
Në përgjigje të kërkesës tuaj për informacion, ju informojmë se: ne QSUT trajtohen një numër shumë i madh pacientësh me të gjitha llojet e patologjive. Vetëm për vitin 2022, janë shërbyer e trajtuar në total (shtrime dhe shërbime ambulatore) 525.616 qytetarë. Numri i pacientëve të trajtuar në Spitalin e Neuroshkencës për patologji neurovaskulare është 4816 pacientë për vitin 2022, të trajtuar nëpërmjet ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimeve invasive të llojeve të ndryshme.
Qendra e parë e trajtimit të aksidenteve vaskulare cerebrale (trombolizës) u krijua në QSUT në 2016. Qendra e trombolizës vazhdon aktivitetin me shifra suksesi të nivelit bashkëkohor, ku deri më sot janë shërbyer mbi 700 pacientë.
Trajtimi i aksidenteve cerebrovaskulare nëpërmjet trombolizës, kryhet me sukses të krahasueshëm me të njëjtin koeficient si në spitalet europiane, bazuar në protokollet mjekësore të kohës së përfitimit, falë mundësimit 100% të ekzaminimeve imazherike dhe laboratorike në kohë reale nga shërbimi i urgjencës dhe Njësia e Stroke.
Diagnoza e sëmundjeve neurovaskulare kryhet sipas standartit bashkëkohor nga neuroradiologë dhe teknikë të cilët kanë në dispozicion pajisje të fjalës së fundit, si rezonanca 3 Tesla, e vetmja e ketij lloji në Shqipëri, si dhe aparatura angioskanera me prerje të larta (deri 128). (Sa më sipër informojmë se aparaturat në Shërbimin e Neurokirurgjisë janë në sistem mirëmbajtje dhe përdoren të gjitha sipas protokolleve mjekësore të përcaktuara nga shërbimet klinike)
Përsa i përket procedurës DSA (vizualizimi me kontrast i rrjetit të enëve të gjakut të trurit), sot kryhet në Shqipëri nëpërmjet bashkëpunimit me Spitalin Memorial, pas konsultimit paraprak mes stafeve mjekësore, pra shërbimi për këtë protokoll sigurohet për pacientët që referohen për këtë ekzaminim.
Aparaturat e nevojshme për kryerjen e procedurave invazive të ketyre kategorive (enëve të gjakut të zemrës, kokës dhe periferike) janë angiografët. Në spitalin e Neuroshkencës ndodhet një prej katër angiografëve që disponon QSUT (të gjithë funksionalë), në të cilën kryhen procedurat endovazale prej vitesh me përfitim shumë të madh për jetën e pacientit.
Përgjatë ketyre viteve në mënyrë të vazhdueshme, mjekët specialistë neuroradiologë kanë kryer procedurat endovazale, me metoda invasive, si dhe po aftësohen në vijimësi për trombektominë dhe kryerjen e saj.
Në kuadrin e investimeve të reja nga MSHMS, në Spitalin Qendror të QSUT është instaluar një pajisje e re, Angiograf, e tipit COMBI në Urgjencë, që mundëson kryerjen e diagnozës dhe trajtimit të trombeve (me shkaqe të ndryshme) në enët e gjakut të zemrës, kokës dhe periferike. Paralelisht me kryerjen e procedurave të ekzaminimeve dhe trajtimeve invasive në zemer, apo vazat karotide, po punohet njëherazi për fillimin e kryerjes në këtë strukturë dhe të trombektomisë sipas protokolleve përkatëse.
Në vijim të punës për shtimin e trajtimeve të reja në QSUT, sikurse është procedura e trombektomisë, po ecet me një plan veprimi të qartë dhe një grup pune, që po ndjek hap pas realizimin në një kohë të afërt të kësaj procedure.
Me respekt,
Lajmi kryesor: