TROPOJË-Tropoja është një ndër rrethet më të dëmtuara nga reshjet e rëna javën e kaluar. Disa fshatra janë të izoluar pasi janë dëmtuar dhe shembur mbi 30 ura.

Rënia e inerteve ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në rrugët rurale. Nga erërat e forta janë dëmtuar 20 shtëpi banimi, prej të cilave 10 janë të pabanueshme.

Probleme ka patur edhe në qytetin e Bajram Currit. Në lagjen ‘Partizani’ ka pasur renie inertesh e gërryerje të rrugëve.

Banorët thonë se prej vitesh nuk mbahen mend reshje me intensitet kaq të lartë dhe demë kaq të mëdha.

‘’Na ka bërë shumë dëm, na ka bllokuar rrugën e fshatrave dhe nxënësit e shkollës kanë mbetur pa shkuar në shkollë’’, është shprehur një banore.  

‘’Gjendja është shumë e rëndë, toka është shembur, lumenjt kanë dalë nga shtrati, nuk kemi energji elektrike pasi shtyllat e tensionit kanë rënë. Rruga është prishur, jemi të izoluar’’, është shprehur një banor. 

Aktualisht furnizimi me energji elektrike është stabilizuar, megjithëse rrjeti elektrik është tejet i amortizuar. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com