Të tjera kafshë të rralla të zbuluara në Shqipëri. Këtë herë kamerat kurth të PPNEA-s (Shoqata për ruajtjen e mjedisit), kanë fotografuar ariun e murrëm, baldosën, macen e egër, kaprollin e kafshë të tjera të egra në malet e krahinës së Nikaj-Mërturit të Tropojës.
/Shqiptarja.com
“Fotografimi nga kamerat kurthe të rrëqebullit të Ballkanit, ishte kurorëzimi me suksesin e shumëpritur, i kësaj ekspedite kërkimore e studimore”, shkruan Ndoc Mulaj, i cili shoqëron djemtë e PPNEA-s në këtë mision mbresëlënës për zbulimin e kafshëve të rralla në malet e Shqipërisë.
[gallery]24595[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com












