Presidenti Nishani uron Dom Ernest Troshanin për shpalljen e tij Kardinal dhe vlerëson vendimin e Papa Françeskut.
Nishani shprehet se shpallja Kardinal është kurorëzimi i merituar i sakrificave dhe vuajtjeve në emër të besimit, që nuk u lëkund aspak dhe asnjëherë edhe gjatë dekadave të tmerrshme të diktaturës komuniste.
Kreu i Shtetit deklaron se vendimi i Atit të Shenjtë është një njohje e vuajtjeve, përkushtimit ndaj të Plotfuqishmit.
"Në cilësinë e Kreut të Shtetit dhe në emër të gjithë qytetarëve shqiptarë ju shpreh urimet më të sinqerta e të përzemërta, duke ju dëshiruar njëkohësisht suksese në përmbushjen e detyrës suaj hyjnore!
Më lejoni gjithashtu të vlerësoj këtë gjest të mirë menduar e të gjetur nga Ati i Shenjtë, si dhe t’ju përgëzoj për këtë kurorëzim të merituar të sakrificave dhe vuajtjeve tuaja në emër të besimit, që nuk u lëkund aspak dhe asnjëherë edhe gjatë dekadave të tmerrshme të diktaturës komuniste, e cila arriti deri aty sa ta shpallte Shqipërinë të vetmin vend ateist në botë" deklaroi ai.
Edhe për kreun e PD, Basha është një lajm i mrekullueshëm dhe vlerësim për komunitetin katolik.
"Shpallja Kardinal e imzot Ernest Troshanit nga Papa Francesku është një lajm i mrekullueshëm për Shqipërinë dhe vlerësim i madh për komunitetin katolik, për mbarë shoqërinë tonë dhe besimtarët në Zot.
Kardinal Ernest Troshani është simbol i vuajtjeve dhe sakrificës, përpjekjes dhe triumfit për të ruajtur vlerat më të shenjta, lirinë e ndërgjegjes, besimin në Zot, gjatë brutalitetit dhe shtypjes diktatoriale.
Mirënjohje të thellë për këtë vendim të shumëpritur të Papës, dhe urimet me të përzemërta Kardinalit tonë, imzot Ernest Troshani"tha ai.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com