Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i është përgjigjur komenteve të bëra nga Donald Trump, i cili kërcënoi Moskën me sanksione të mëtejshme nëse nuk arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë.
Gjatë një konference për shtyp Peskov u shpreh se kërcënimet e Trump nuk ishin asgjë e re duke nënvizuar se atij i pëlqejnë këto metodat e sanksioneve, citon Ria Novosti.
“Ne po i shikojmë nga afër të gjithë retorikën dhe të gjitha deklaratat, i shikojmë me kujdes të gjitha nuancat, mbetemi të gatshëm për dialog, Presidenti Putin ka folur vazhdimisht për këtë, për një dialog të barabartë, për një dialog të respektueshëm reciprok” tha Peskov.
Dy ditë më parë Donald Trump me anë të një postimi në faqen e tij “Truth Social”, u shpreh se nëse nuk do të ketë një marrëveshje së shpejti për Ukrainën me Rusinë, "nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveçse të vendos më shumë taksa, tarifa dhe sanksione mbi gjithçka që shitet nga Rusia në Shtetet e Bashkuara".
Lufta ne Ukraine nuk mund te ndaloj pa fitues.SHBA-ja nuk ka interes pasi fundi i luftes do te nderpres sanksionet dhe njekohesisht edhe tregetimin e karburanteve nga Amerika drejt Europes.
Përgjigju