Tsipras dhe Zaev kandidatë për çmimin Nobel për Paqe? Gazetari suedez: Emrat e tyre janë përmendur në Akademi

Tsipras dhe Zaev kandidatë për çmimin Nobel për Paqe? Gazetari suedez: Emrat e tyre janë përmendur në Akademi

Kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras

Arritja e një marrëveshjeje mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin e ri, duket se e ka çuar “famën” e dy kryeministrave deri në Stokholm. Është një deklaratë e redaktorit të posaçëm të Çmimeve Nobel në agjencisë suedeze të lajmeve TT, që ka bërë xhiron në të gjithë mediat greke.

Gazetari Viktor Numelin, ka thënë se emrat e Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras janë përmendur në Akademi, por sërish është një sekret kandidimi i tyre ose jo. Numelin ka thënë se dy kryeministrat janë të favorizuar dhe se janë përmendur në Akademi si fituesë të mundshëm të çmimit Nobel për Paqen për 2018.

"Është vështirë të thuhet kush është kandidat e kush jo. Është e vërtetë se emrat e tyre u përmendën për çmimin. Çdo vit bëhen shumë propozime dhe diskutime për çmimin. Këtë vit flasim shumë për edhe Gadishullin Korean, për emigracionin, për situatën mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe negociatat e tyre të ndërsjella. Ka shumë spekulim dhe diskutime, por për këta dy kryeministra janë favoritë për këtë çmim.”-ka thënë Numelin në intervistën e tij për agjencinë e lajmeve ANA.

Emri i ri i Maqedonisë u konkretizua në një marrëveshje më 12 qershor mes dy kryeministrave, Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev. Emri kushtetues i shtetit fqinj do jetë Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që megjithëse se marrëveshja për emrin u arrit, pritet që pas referendumit të dështuar të 30 shtatorit, të ketë një vendim nga parlamenti.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen