TUNIZI - Autoritetet tuniziane kanë arrestuar liderin e celulës terroriste përgjegjëse për sulmin javën e shkuar në muzeun Bardo në kryeqytetin Tuniz, ku mbetën të vrarë 21 persona.
Lajmi konfirmohet nga Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Brendshme, Rafik Chelli, në një të përditshme lokale. Grupi ideues e realizues i këtij plani sipas tij përbëhej nga 16 persona, nga të cilët të paktën 2 ishin tunizianë të kthyer në atdhe nga vendet e luftimeve terroriste në Siri, përkrah xhihadistëve.
Ndërkohë vazhdon të jetë ende në kërkim terroristi i tretë që mori pjesë në sulm, Maher bin Al-Moulidi Al-Qaidi, ndaj të cilit është lëshuar një urdhër arresti.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com