Edi Rama nga Selaniku: Vorio Epiri ka vdekur, këto ditë më kërcënuan, janë fosile! Dua votën tuaj, ta integrojmë Shqipërinë në BE! Drejtësia e çliruar nga duart e pushtetit politik

SELANIK- Rikthimi në Greqi, këtë herë në Selanik, 6 muaj pas takimit me shqiptarët e Athinës, për kryeministrin Rama erdhi në një klimë më të zbutur mes dy vendeve fqinje, pas shuarjes së përplasjes që nisi për Fredi Belerin.

Në qytetin më të madh grek pas Athinës, në Selanikun ku një pjesë të historisë së rëndësishme e kanë bërë edhe shqiptarët, Rama mesazhin e parë e kishte për ata që kishin menduar ta prisnin me protestë.

“Në vazhdim të këtyre shfaqjeve të padëshiruara, diku këtu, rreth e rrotull, një grup fantazmash të gjalla të së shkuarës, janë angazhuar në një protestë kundër ardhjes sime për t’iu takuar ju. Me fletushka dhe me parrulla qesharake të frymëzuara nga i ashtuquajtur Vorio Epir,që kanë bërë kërcime këto ditë ndaj meje, kërcënime që më shkaktojnë keqardhje, ashtu siç me shkakton çdo sfazëm e çdokujt në Shqipëri, që ushqen.

Vorio Epiri është term i vdekur me kohë dhe me vakt. Ka vdekur bashkë me çdo ëndërr. Kush e përdor akoma sot termin, kur flet për jugun e Shqipërisë, tregon pafuqinë e vet për të jetuar në shekllun e 21. Këto janë fosile për gjynahm nuik duhet të ushqejnë ndenja brenda nesh ndjenja jo miqësore. Greqia është partner i pazëvendësueshëm. Ndërsa për ju, shqiptarët e Greqisë, Greqia është shtëpia juaj. Lëndohen interesat e popukve dhe fëmijëve të këtij rajoni, që ka prodhuar më shumë hisatori, se sa ka mundur të tresë. “, theksoi ai.

Mes entuziazmit të qindra shqiptarëve që pritën për herë të parë kryeministrin e vendit të tyre, aty ku punojnë e jetojnë prej vitesh, atë që premtoi në Athinë, Rama ua konkretizoi shqiptarëve të Greqisë në Selanik. Mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e tyre

"Do t’u qëndrojmë më pranë fëmijëve tuaj për mësimin e gjuhës shqipes. Janë në Selanik 8 nga 50 mësuesit parë të gjuhës shqipe, me të cilat ministria do lidhë kontratë pune për t’u mësuar gjuhë armëtarë vogëlushëve shqiptarë të Greqisë. Janë 8 gra", tha Rama. 

Votën për mandatin e katërt, ua kërkoi për qëllimin madhor, Shqipërinë Evropiane, me lajmin se qeveria shqiptare po punon për të mbuluar kostot edhe për dërgimin e votës së emigrantëve drejt Shqipërisë.

"Tanimë ua them me plot gojën, se në pranverën e ardhshme u kërkoj votën tuaj nga Greqia. Për të bërë të mundur që së bashku me shqiptarët e Shqipërisë, me ju në Greqi, shqiptarët e Evropës dhe të Amerikës, ta ngremë flamurin e Ismail Qemalit dhe Skënderbeut në Bruksel brenda kësaj dekade", vijoi Rama. 

Teksa u kërkonte votën shqiptarëve të Selanikut, vendin në fjalimin e Ramës nuk e zunë vetëm kundërshtarët e tij historikë, demokratët, por edhe partitë e reja, që i quajti “maska të Sudes”.

“Të ishte për ato forca të tjera, jo vetëm ato më fytyra të vjetra, por edhe të reja. Ato që dalin dhe ua bëjnë fushë me lule janë maska të Sudes, pas tyre është Sudja si kulturë politike. Janë njësoj si Sudja që pasi i zhyti të gjithë dhe më pas doli te sporteli e tha që loja mbaroi", tha Rama. 

Nuk i la mënjanë edhe arritjet në sistemin e drejtësisë, që ia atribuoi sërish vullnetit të forcës së tij politike, që sipas Ramës nuk ka mbrojtur askënd nën siglën e saj.

“Kjo është një arsye tjetër madhore pse vota e 2025 duhet ti garantojnë Shqipëri nën udhëheqjen nga PS në mënyra që kjo që ka nisur me drejtësinë të vijojë e të mos kthehet me pas. Sot askush nuk është më i paprekshëm, përballet me drejtësinë e nuk mbrohet duke u hedhur mbi kokë flamurin e PS”

Pjesën e fundit të takimit, Rama i’a dedikoi  pyetjeve nga emigrantët, duke iu përgjigjur shqetësimit të tyre të vjetër për lejet e qëndrimit, për të cilët tha se bisedimet me palën greke po ecin me ritme të mira.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:44
Rama: Po punojmë për përshpejtimin e lejeve të qëndrimit; Vullnet pozitiv nga pala greke

 

Gjatë takimit me shqiptarët në Selanik, Kryeministri Rama u pyet nga salla edhe në lidhje me procesin e lejeve të qëndrimit për shqiptarët që jetojnë prej vitesh në Greqi.

Rama u shpreh se në lidhje me këtë çështje është bërë progress i konsiderueshëm, ndërsa shtoi shqiptarëve në Greqi nuk do t’iu duhet të presin më aq gjatë sa kanë pritur për t’u pajisur me leje qëndrimi.

“Përsa i përket lejeve të qëndrimit, është bërë progres i konsiderueshëm dhe të jeni të sigurt që ata që janë ende në pritje, nuk do të presin më aq sa kanë pritur. Gjëja është në rrugën e zgjidhjes sepse ka shumë vullnet edhe nga ana e palës greke,” tha Rama.

Ora 11:55
Kush do t’a paguajë votën që do sjellin emigrantët? Ja si përgjigjet Rama

 

Kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim me shqiptarët që jetojnë në Selanik. Një nga pyetjet që i erdhi nga salla, ishte për votën e emigrantëve.

Rama u shpreh se do të rishikohet mundësia që këtë vit të mos ketë kosto për emigrantët.

“Për të gjithë ata që do të duan të votojnë nga aty ku janë, do të bëhet me postë, fleta do të vijë me zarf. Jemi duke diskutuar dhe dërgimin mbrapsht që të mos ketë kosto për ata që do jenë zgjedhësit e parë nga jashtë”, tha Rama.

Ora 11:51
Forcat e tjera politike, kryeministri Rama: Me fytyra të vjetra e të reja janë maska të Sudes, i zhyti të gjithë e tha loja mbaroi

 

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Selanik, në Greqi i cilësoi forcat e reja politike si “maska të Sudes”, duke iu referuar gruas që krijoi një prej firmave piramidale në Shqipëri.

Rama theksoi se PS është e vetmja forcë që di se çfarë të bëjë për të ndryshuar realitetin.

“Të ishte për ato forca të tjera, jo vetëm ato më fytyra të vjetra, por edhe të reja. Ato që dalin dhe ua bëjnë fushë me lule janë maska të Sudes, pas tyre është Sudja si kulturë politike. Janë njësoj si Sudja që pasi i zhyti të gjithë dhe më pas doli te sporteli e tha që loja mbaroi. Nuk kam ardhur të them se s’ka probleme sepse ka. Nuk kam ardhur t’u them se kemi bërë gjithçka, por besojmë se kemi bërë aq sa kemi pasur mundësi të bëjmë dhe duke iu treguar se dimë të shohim realitetin me sytë tuaj dhe dimë të bëjmë për të bërë për të ndryshuar realitetin edhe më shume dhe dimë se çfarë duhet bërë”, u shpreh Rama.

Ora 11:49
'Askush nuk është i paprekshëm', Rama: Nuk i mbrojmë duke u hedhur mbi kokë flamurin e PS, reforma në drejtësi s’duhet të kthehet pas

 

Kryeministri Edi Rama nga takimi me shqiptarët në Selanik është ndalur edhe tek lufta që kjo qeveri ka bërë për të luftuar korrupsionin.

Ai u shpreh se e askush nuk është më i paprekshëm dhe se refrma në drejtësi nuk ka më kthim pas.

“Më nxjerrin para lista emrash për të më thënë që unë duhet të ndjehem përgjegjës moralisht pse drejtësia ka hetuar po heton ka akuzuar apo ka dënuar individë të lidhur me pushtetin politik të PS. Krejt e kundërta ndodh me mua. Nuk më vjen mirë për arsye njerëzore, por për arsye të kontratës që kam ëmë shqiptarët, jam krenar që me kurajo patriotike dhe vullnet të hekurt politik PS plotësisht të vetëdijshëm bashkë për dhimbjet që do të sillte një reformë e tillë. I hoqi duart e pushtetit politik nga qafa drejtësisë. Përgjegjësia ime morale do të ishte e jashtëzakonshme pasi ku kam kërkuar votën për të luftuar korrupsionin, sot do të isha këtu dhe ju nuk do shihnit asnjë fakt të luftës ndaj korrupsionit, kur faktet sot i keni para syve dhe nuk ju mjaftojnë disa minuta për të numëruar emrat. Për këtë arsye ndjehem moralisht mirë kur ju them kjo është një arsye tjetër madhore pse vota e 2025 duhet ti garantojnë Shqipëri nën udhëheqjen nga PS në mënyra që kjo që ka nisur me drejtësinë të vijojë e të mos kthehet me pas. Sot askush nuk është më i paprekshëm, përballet me drejtësinë e nuk mbrohet duke u hedhur mbi kokë flamurin e PS”, tha ai.

Ora 11:41
Rama - shqiptarëve në Greqi: Kthehuni në tokën tuaj, merrni të njëjtën pagë, por paguani më pak taksa

 

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje shqiptarëve të Greqisë që të kthen në atdhe dhe të investojnë në agroturizëm, duke kthyer banesat e tyre të vjetra në bujtina.

Ai tha se Shqipëria ka të njëjtat rroga në sektorin e turizmit njësoj si Greqia, por me diferencën se taksat janë më të ulëta.

"Pagat reale në sektorin privat në Shqipëri, që janë plotësisht konkurruese me rajonin, dhe në turizëm jam në një nivel me Greqinë, ndaj të shqiptarëve këtu që punojnë në këtë sektor, u them ejani në Shqipëri, ku merrni të njëjtën pagë, paguani më pak taksa dhe jeni pranë njerëzve tuaj e në tokën tuaj.

Çdo shqiptari të Greqisë dhe Europës që ka një shtëpi të vjetër apo truall në fshat, i them sot pa asnjë dyshim të investojë kursimet në agroturizëm, s’ka nevojë të kthehet me gjithë familjen, por nëse investon për të hapur derën e shtëpisë së vjetër dhe për ta kthyer në bujtinë do të ketë prej saj të ardhura më ta larta nga puna që bën këtu", u shpreh Rama. 

Ora 11:39
‘Fatos Nano u burgos për hesap të partisë në pushtet’, Rama: Me reformën në drejtësi, po pastrojmë llumin shumëvjeçar të politikës

 

Kryeministri Rama thotë se reforma në drejtësi po fshin llumin shumë vjeçar të politikës. Për herë të parë njerëz me pushtet poltik po përballen me drejtësi të pavarur, tha kryeministri, ndërsa u ndal edhe në burgosjen e liderit të opozitës së asaj kohe, Fatos Nanos. Rama tha se u burgos për hesap të partisë politike në pushtet.

“Mjafton të kujtoni Fatos Nanon, që u burgos jo nga një drejtësi e pavarur, as për përfitime të paligjshme personale, por për hesap të një partie në pushtet që më pas e fundosi Shqipërinë në rrënojat e piramidave financiare pa iu hyrë as një gjemb në këmbë. Sot historia e partisë në pushtet që orienton dhe kontrollin drejtësinë ka marrë fund. Udhëhoqëm një reformë në drejtësi që fshiu një pjesë të madhe të llumit të korruptuar me vetingun dhe tani po fshin edhe llum nga ai i zullumit shumë vjeçar të politikës. Kijeni parasysh asnjë nga vendet e reja anëtare të BE, ato që kanë hyrë më parë, nuk e ka bërë një reformë të tillë para se të futej në BE. Në rajon kjo s’ka ndodhur akoma dhe as në vendet që i kanë çelur negociatat para nesh kjo nuk ka nisur të jetë një reformë. Prandaj jam shumë besimplotë se pse ne kemi ecur shumë para pavarësisht bllokadave që na janë bërë herë nga një shtet herë nga një shtet tjetër, e ardhmja jonë në BE nuk është me e largët por është në duart tona për ta afruar në harkun e 5 viteve të ardhshme”, tha Rama.

Ora 11:32
Rama: Kush i ra në qafë shqiptarëve dhe ata që i shërbyen krimit, po përballen me drejtësinë e çliruar nga duart e pushtetit politik

 

Në takimin me shqiptarët në Selanik, kryeministri Rama foli edhe për reformën në drejtësi. Rama tha se për herë të parë në histori, njerëz të lidhur me pushtet, si në qeveri dhe opozitë, janë në hetim apo të dënuar nga drejtësia që është çliruar nga duart e partisë në pushtet.

“Kur mora detyrën rruga europiane e Shqipërisë ishte e bllokuar dhe prej vitesh në tiranë nuk shkelte asnjë zyrtar i rangut të lartë europian. Siguria ishte përtokë, vrasjet kishin arritur në 115 në vit, ose 1 në 3 ditë, qeveria e zhytur në borxhe, rrugët mbetur rrugëve dhe puna në ndërtimin e tyre e ndalur prej borxheve që shteti u kishte kompanive. Rreziku i kolapsit energjetik më i madh se kurrë, spitalet as pa ilaçet bazë, korrupsioni i pranishëm në çdo takim të qytetarit me shtetin, edhe për të marrë një certifikatë në gjendje civile duhej të paguaje ryshfet. Turizmi mbahej gjallë nga malli i emigrantëve dhe patriotizmi i shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë. Qytetet e Shqipërisë të mbuluara nga pluhuri i harresës. Fshati akoma më keq, kanalet ujitëse dhe kulluese mbuluar çdo vit e më shumë prej ferrave dhe plehrave, më shumë se gjysma e tokave të bukës djerrë për mungesë uji. Argotizmi nuk ekzistonte, paga minimale 150 euro dhe paga mesatare 270 euro.  Drejtësia një pazar i madh, e drejta një mall që shitej e blihej, pandëshkueshmëria ishte një damke e Shqipërisë në BE dhe shuplakë në fytyrën e shqiptarëve. Sot ai realit i zymtë është përmbysur në çdo drejtim. Boom-i i turizmi është shembulli më kokëfortë i kësaj përmbysjeje, pro edhe më e rëndësishme për të ardhmen është era e re e shtetit, prova më kuptim plotë e së cilës është ftesa e BE për t’u ulur në tryezën e negociatave dhe për të anëtarësuar anëtarësimin.

Njerëz të veshur me pushte politik i janë nënshtruar forcës së ligjit të barabartë për të gjithë, pavarësisht pozitave apo lidhjes me partinë në qeveri apo opozitë, ata që i kanë rënë në qafë popullit shqiptar, ata që e kanë lidhur kollaren e tyre me duart e botës së krimit, po pësojnë goditjen e një drejtësie të çliruar nga pushteti politik. Për të kuptuar se sa e re, se sa e madhe dhe se sa historike është kjo që po ndodh mjafton të kthesh kokën mbrapsht, ku nuk do gjesh dot që nga 1912 as në republikën e përkohshme parlamentare, as në mbretëri, as komunizëm, as në periudhën e kalimit nga komunizmi në demokraci, deri 3-4 vite më parëm, një individ të vetëm me profil të lartë politik, që të jetë hetuar, gjykuar apo dënuar nga një gjykatë e kontrolluar nga pushteti,. Ata që janë dënuar më parë, kanë qenë të dënuar politik, të një drejtësie që në të gjitha fazat historike të vendit deri pak vite më parë, ka qenë e manipuluar apo frikësuar nga partia në pushte. Drejtësia është çliruar nga duart e partisë në pushtet”, tha Rama.

Ora 11:22
'Çajupi bënte durim, pa djegur karrige', Rama: Për ne shqiptarët Selaniku mund të quhet qyteti i mundësive

 

Kryeministri Edi Rama gjatë turit me emigrantët në Selanik tha se ky qytet grek mund të quhet si qyteti i mundësive për shqiptarët.

“Selaniku e ka përqafuar gjithnjë atë Shqipëri të vogël, një bashkësi e vogël nga të katër anët e vendit tonë. Këtu në Selanik filloi të përkundet një pjesë e çmuar e kulturës sonë.

Çajupi këtu bënte durim, pa djegur karrige, me artin e satirës, tregonte çka i dukej e mbrapshtë. Ai hynte dhe dilte lirshëm me mirësjellje në klubin e Selanikut. Fatkeqësia e shekullit 20, është treguar harraqe ndaj shqiptarëve.

Ata pronarë të mëdhenj tokash, sado që kjo është histori, por nuk duhet harruar, ajo frymë bashkëjetese dhe shpirti sipërmarrës, që shqiptarët patën në Selanik. Kush kujtohet sa herë sa duhet, për Ali Pashë Tepelenën, që vuri dinjitet dhe rend në këto anë.

Ishte Aliu nga Tepelena që sanksionoi që çdo keqbërës mysliman që tenonte të prekte një murg ortodoks, varej në vend. Për ne shqiptarët, Selaniku mund të quhej qyteti i mundësive.

Selaniku është qyteti i jetëve të shumë brezave dhe njerëzve me prejardhje të ndryshme, ku shqiptarët kanë pasur vendin dhe rolin e tyre të pamohueshëm për shekuj me radhë, herë si ushtarët, herë si tregtar, herë si punëtorë e herë si problematikë, si njerëz me mendje të ndritur. Kanë vendosur gurët e një modeli bashkëjetese dhe bashkëveprimi, ku të vetmit kufij për të kapërcyer ishin kufijtë e imagjinatës”, – u shpreh Rama.

Ora 11:22
Rama: Mësues shqiptarë në Greqi, do iu mësojnë gjuhën amtare fëmijëve

 

Kryeministri Edi Rama vijon sot turin me diasporën në një takim me shqiptarët Selanik të Greqisë në një sallë në ‘Porto Palace’.

Rama lajmëroi se do të firmoset një kontratë përmes së cilës 8 mësuese të gjuhës shqipe do t’u mësojnë gjuhën amtare vogëlushëve shqiptarë në Greqi.

“Motra dhe vëllezër, shqiptarë të Greqisë, mirë se ju gjej përsëri këtë herë në Selanik dhe më lejoni në fillim që t’iu prezantoj këtu disa nga ne, që siç e premtova, mbas takimit të parë në Athinë, do të na ndihmojnë të qëndrojmë më pranë fëmijëve.

Janë këtu 8 nga 50 mësuesit e parë të gjuhës shqipe, me të cilët Ministria jonë e Arsimit do të lidhë kontratë punë për t’i mësuar gjuhën tonë amtare vogëlushëve. Dhe siç mund ta prisnit, janë 8 gra”, tha Rama.

Ora 11:16
'Thonë që po presim kokat e krerëve të opozitës', Rama nga Selaniku: Po të ishte ashtu, PS s’do kishte prerë koka nga radhët e veta! Mbështetje ka qenë BE dhe SHBA

Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë akuzat e bëra nga Sali Berisha dhe Ilir Meta se drejtësia është e kapur nga qeveria.

Ai tha se nëse kjo do të ishte e vërtetë atëherë, nuk do të kishte të hetuar nga radhët e mazhorancës, por vetëm nga opozita. Rama theksoi se një një mbështetje të madhe në luftën kundër korrupsionit Shqipërisë ja ka dhënë BE-ja dhe SHBA-ja.

‘Shqiptarët të gjithë janë analistët më të mirë politikë që mund të gjesh dhë ata që e ndjekin nga jashtë politikën janë më të ftohtë në logjik se ata që janë të përfshirë aty brenda në vorbull, ju i shihni dhe i dëgjoni çdo natë, sepse ditën jeni në punë kurse ata atje janë në kafene, ata që përpiqen tu bindin se reforma në drejtësi është teatër i mnazhorancës për të hequr kokat e opozitës, nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë nuk do të ishin prerë aq shumë koka nga radhët tona. Nëse qeveria do të kishte kontroll mbi drejtësinë, atëherë drejtësia nuk do të hynte dot në radhët e qeverisë. Ka edhe nga ata që thonë që reformën e bëri Amerika, po Amerika aty ishte edhe më para. Nëse Amerika e kishte kaq kollaj pse se solli më herët, por e la të jetonin nën thundrën e padrejtësisë dhe korrupsionit. Mund të them se pa mbështetjen e BE dhe SHBA ne nuk do t’ja dilnim dot’, tha ai.

Ora 11:14
Rama u kërkon votën Shqiptarëve në Selanik: Të ngremë flamurin e Shqipërisë në BE brenda 2030

 

Nga Selaniku, kryeministri Rama u kërkoi shqiptarëve votën në zgjedhjet 2025, për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE brenda kësaj dekade.

"Sot ju jeni votues që për herë të parë do merrni pjesë në zgjedhjet e Shqipërisë duke gëzuar të drejtën të votoni këtu ku jeni nga shtëpia juaj. Ju e dini më është dashur të përpiqem gjatë bashkë me të gjithë shokët e mi të ramëve, për ta bërë realitet këtë premtim të dhënë kohë më parë, të cilin nuk e mbajtëm dot për një kohë jo të shkurtër se pa marrë edhe votat e palës tjetër për ligjin e zgjedhjeve ishte e pamundur,. Tanimë ua them me plot gojën, se në pranverën e ardhshme u kërkoj votën tuaj nga Greqia, për ta bërë Shqipërinë, e 2030 anëtare me të drejta të plota në BE. Për t’i dhënë Shqipërisë të njëjtën mundësi që ju shqiptarët e Europës i kenë dhënë familjeve tuaja, mundësinë që të përfitojë nga të gjitha të mirat e të jetuarit brenda familjes së BE. Për të bërë të mundur që së bashku me shqiptarët e Shqipërisë, me ju në Greqi, shqiptarët e europës dhe të Amerikës, ta ngremë flamurin e Ismail Qemalit dhe Skënderbeut në Bruksel brenda kësaj dekade", tha Rama. 

Ora 11:13
'Për shqiptarët Selaniku është qyteti i mundësive', Rama: Ali Pashë Tepelena vuri rend dhe dinjitet në këto anë

 

Kryeministri Edi Rama gjatë turit me emigrantët në Selanik tha se ky qytet grek mund të quhet si qyteti i mundësive për shqiptarët.

Ai theksoi se në Selanik kanë rënë edhe dëshmorë shqiptarët, të cilët nuk do të harrohen.

“Për ne shqiptarët Selaniku mund të quhet qyteti i mundësive. Mos e harroni asnjëherë sesi të gjitha etnitë e tjera që e kanë populluar dhe e kanë bërë Selaniku atë botë plot fuqi tërheqëse, ne kemi edhe dëshmorët tanë. I pashlyer do të mbetet në jetë të jetëve gjaku i dëshmorëve që u martirizuan në këtë qytet. Nëse shteti shqiptar është kujdesur në të kaluar që të riatdhesuar eshtrat e Hasan Prishtinës nga Kosova dhe Themistokli Germenji nga Korça, i skalitur ka mbetur edhe Spiro Kostori, të cilin komuniteti shqiptar nuk e lë në harrese. Kush kujtohet sa e si duhet për egërshanin Ali Pashë Tepelena që vuri rend dhe dinjitet në këto anë, duke ndëshkuar me rreptësinë më të madhe cdo akt agresioni fetar të shumicës politike ndaj pakicës. Ishte ai Aliu nga Tepelena që sanksionoi me firmën dhe vulën e tij se cdo keqbërës mysliman që guxonte të prekte një murg ortodoks varej në vend", tha ai. 

Ora 11:05
Rama në Selanik: Greqia është një partner i pazëvendësueshëm, shtëpia e shqiptarëve që jetojnë këtu

 

Kryeministri Rama e cilësoi Greqinë si një vend partner të pazvendësueshem nga takimi me emigrantët shqiptar që jetojnë në Selanik.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e integrimit të shqiptarëve në Greqi, duke thënë se ata janë si qytetarë të barabartë të Evropës.

“Greqia është një partner i pazëvendësueshëm që bashkë me Italinë dhe Turqinë përbën një trekëndësh strategjik të politikës sonë të jashtme. Për shqiptarët e Greqisë, ajo është shtëpia juaj ku jeni qytetarë të barabartë të Europës njësoj si grekët, pa asnjë dallim. Ku peripecitë e jashtëzakonshme tuaja për integrimin janë kujtime e histori, të trishta sa të duash, por edhe një histori krenarie e mishëruar në historinë heroike të ambicies të prindërve që erdhën këtu me fëmijët në krahë dhe luftuan për vendin tuaj në këtë tokë të Evropës”, tha Rama.

Ora 10:56
Rama nga Selaniku: Shqiptarët kanë pasur rolin e tyre për shekuj me radhë, kanë vendosur gurët e një modeli bashkëjetese

 

Nga Selaniku, Rama tha se shqiptarët kanë ndihmuar në formësimin e identitetit të qytetit dhe kanë kontribuar në historinë e tij.

"Nga leximi i të ardhmes me sytë e së shkuarës, prej ku gojët e mykura, ushqehen me frytet e kalbura të nacionalizmave ballkanike dhe jashtëqisin helmet e historisë të përdorura si mjete lufte, ndërkohë që lëndojnë popujt e këtij rajoni, leximi me sytë e së ardhmes na jep mijëra arsye, po aq sa vite shqiptarët dhe grekët kanë ndarë diellin, për të parë një vlerë dhe forcë të shtuar, për t’i parë hapësirat e njëri-tjetri si hapësira zhvillimi, bashkëpunimi dhe mirëqenie të përbashkët. Jo si copa kartash të vjetra ku kultivohen drurët e shtrembër të nacionalizmit.

Selaniku është qyteti i jetëve të shumë brezave dhe njerëzve me prejardhje të ndryshme, ku shqiptarët kanë pasur vendin dhe rolin e tyre të pamohueshëm për shekuj me radhë, herë si ushtarët, herë si tregtar, herë si punëtorë e herë si problematikë, si njerëz me mendje të ndritur. Kanë vendosur gurët e një modeli bashkëjetese dhe bashkëveprimi, ku të vetmit kufij për të kapërcyer ishin kufijtë e imagjinatës.

Në këtë qytete, Evropa ideale e pakufij është njohur në jetën e përditshme shumë kohë më parë se sa të shfaqej në formën e traktateve. Shpirti i tolerancës, i lirisë është mishëruar këtu shumë para se të kthehej në kriter përkatësia shumëkombëshe nën flamurin me shumë yje të BE. Në Selanik, shqiptarët gjetën zë, parafytyruan një të ardhme lirie, barazie, u mblodhën këtu edhe si aktivistë, shkrimtarë dhe mendimtarë, në këtë qytet që mish urën lidhëse mes lindjes dhe perëndimit. Këtë takim tonin e kam pritur me padurim, sepse të takosh shqiptarë në Selanik është një mund për të depërtuar thellë në një vend kozmopolit. Më kujtohet një autor që thoshte se kur mbërriti në Selanik, ndjeu një Greqi tjetër, më shumë të lidhur me popujt fqinj, gjuhët dhe kulturat e tjerë. Jam sot me ju kur sapo ka hyrë nëntori, muaji i Pavarësisë dhe Çlirimit, dy datat tona më të mëdha për të sotmen tonë europiane. Por si shqiptar dhe selanikas ju keni kremtuar pak ditë më parë festën e pajtoit të qytetit. Shën Dhimitri ka qenë në të dalë të vjeshtës rregullatori i jetës. Në Shën Gjergj, shqiptari kapërcente fshatin për bukën e gojës, ndërsa në Shën Dhimitër kthehej me fitimet e tij në shtëpinë e vetë. Këtij qyteti shqiptarët i kanë dhënë një pjesë domethënëse të ngjyrës së vetë, i ka dhënë ndoshta një jetë të dytë. Sepse ju duhet ta dini dhe t’ua mësoni me krenari fëmijëve, se ka qenë një shqiptar që e ka shpëtuar Selanikun nga një kob historik", tha Rama. 

Ora 10:48
Rama nga Selaniku: Kërkuan të më ndalojnë me parrulla! Kam marr kërcënime! Vorio Epiri ka vdekur

 

 

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij nga takimi me shqiptarët në Selanik, në kuadër të turit të diasporës, u shpreh se ai ka marr kërcënime, nga ata që i quajti fantazma të së shkuarës që ditën e sotme u ngritën në protestë sipas tij dhe me parrulla të frymëzuara nga i ashtëquajturi Vorio Epir.

 Rama theksoi se Vorio Epiri si term ka vdekur.

“Diku këtu rreth e rrotull një grup fantazmash të së shkuarës janë angazhuar në një protestë kundër ardhjes time këtu me fletushka dhe me parrulla të frymëzuara nga i ashtëquajturi Vorio Epir ata kanë bërë këto ditë edhe kërcënime që mua më shkaktojnë vetëm keqardhje. Vorio Epri është një term i vdekur me kohë dhe me vaktë. Ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të lodhur të individëve të dal boje dhe kohe. Kush përdor Vorio Epririn kur flet për jugun e vendit tregon pafuqinë e tij për të jetuar në shekullin e 21. Këto janë fosile për gjynah, nuk duhet të ushqejnë ndenja brenda nesh ndjenja jo miqësore.', tha ai. 

Ora 10:38
Rama: Absurde mbajtja e gazetarëve në kufi! Do i drejtohemi qeverisë greke me kërkesë për rishikimin e vendimit për ndalimin e Marin Memës për t’u futur në Greqi

Gjatë takimit në Selanik me shqiptarët, kryeministri u ndal edhe tek incidenti me gazetarët që u bllokuan për 3 orë në Kapshticë. Ai falënderoi ministrin e Jashtëm grek për ndërhyrjen e tij në zhbllokimin e kësaj situate, duke e quajtur një situatë absurde. Rama tha se një ngjarje e tillë nuk ka ndodhur më parë dhe se nuk mund të ndodhë asnjëherë për gazetarët grekë në kufirin shqiptar.

Rama tha se do t’i drejtohet zyrtarisht qeverisë greke për rishikimin e vendimit të vitit 2011 që ndalon gazetarin Marin Mema të hyjë në Greqi. Ai theksoi se Mema nuk ka kryer asnjë krim dhe se puna e tij si gazetar pas historisë së shqiptarëve nuk mund të shërbejë si justifikim për bllokimin e lirisë së tij të lëvizjes. Kryeministri e quajti këtë masë një veprim ekstrem antidemokratik, që bie ndesh me vlerat dhe parimet e komunitetit europian.

U shpreh keqardhjen gazetarëve nga Shqipëria, që u bllokuan për disa orë në kufi, për arsye të panjohura për ne, por duhet të falënderoj ministrin e jashtëm grek për ndërhyrjen e tij dhe zhbllokimin një situate absurde që kurrë si ka ndodhur dhe s’mund ti ndodhë për asnjë arsye asnjë gazetari grek në kufirin hyrës të Shqipërisë. Meqë po flasim për gazetarët dhe lëvizjen e lirë të gazetarëve dua të besoj se ministri i jashtëm i Greqisë, vetë qeveria greke, do t’i përgjigjen me logjikën e shëndetshme europiane kërkesës që do t’ia drejtojmë zyrtarisht që nesër për rishikimin e një vendim absurd të autoriteteve greke 12 vjet më parë për të ndaluar gazetarin Marin Mema të futet në Greqi. Marin Mema nuk ka kryer asnjë krim, ai nuk ka bërë asgjë më shumë dhe asgjë me pak se sa punën e tij si gazetar i apasionuar pas gjurmëve të historisë së shqiptarëve,. Nëse këndvështrimi i tij i historisë është i ndryshëm ndaj kujtoftë në Athinë që ka nxitur apo ka marrë vendim absurd për ti ndaluar hyrjen në një vend të BE si Greqia, ky s’mund të jetë shkak për ti hequr një gazetari lirinë europiane të lëvizjes. Është masë ekstreme antidemokratike, që bie ndesh me çdo vlerë dhe parim të komunitetit europian.

Ora 09:57
VIDEOLAJM/ Me flamuj kuqezi dhe këngë, shqiptarët në Selanik presin kryeministrin Rama

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takimin me shqiptarët në Selanik, në kuadër të turit të diasporës. 

Report Tv sjell  edhe video nga atmosfera e ndezur, ku shqiptarët këndojnë dhe kërcejnë nën ritmet e muzikës shqiptare.

Greqia ishte ndalesa e parë e kryeministrit Edi Rama në kuadër të turit për diasporën në maj të këtij viti, ku u takua me shqiptarët në Athinë, vizitë që erdhi në kulmin e acarimit të marrëdhënieve mes dy vendeve për shkak të çështjes Beleri.

 

Ora 09:52
Rama në Selanik, mbërrin në sallën ku do të mbahet takimi me shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në hotelin ku do të mbahet takimi me shqiptarët në Selanik.

Takimi mbahet në sallën ‘Porto Palace’, ndërsa pritet të nisë rreth orës 11:00 me orën greke. 

Ora 09:14
Rama sot takim me shqiptarët në Selanik, kryhen kontrollet e fundit të sigurisë në sallë

1730621762_takimiiramesnegreqi.JPG

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot takimin me shqiptarët në Selanik.

Ndërkohë ndërsa ndajnë vetëm pak orë nga nisja e takimit, kanë nisur dhe kontrollet e fundit të sigurisë brenda dhe jashtë sallës, ku po ashtu po përdoren edhe qentë që kërkojnë eksploziv.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Korca: 03/11/2024 22:04

    Vorio Epiri do të vdesë kur të vdesë dhe Çamëria... Nacinalizmi që ushqen dhe pretendon se të tjerët bëjnë të njejtën gjë me ty... Hipokrit... Më racistë se shqipot ka? JO? Edhe farën e tyre nuk durojnë dot?

    Përgjigju
    • koli: 04/11/2024 09:50

      Epiri ka qene Ilir dhe jo grek, ata jane tosket e sotem. Pretendimet greke per Epirin jane pa baza historike. Eshte Shqiperia qe duhet te pretendoje per Epirin e Jugut qe eshte aktualisht i pushtuar nga Greket.

    • @@@@@: 03/11/2024 23:09

      O korça shume sakt, por do te shtoja dicka per greket, termin maqedonia e veriut nuk e durojn dot greket, ndersa ket vorio epileshi e thone me shume krenari, per disa fshatra qe jan grekafone ne jug. Me pak fjal edhe me hipokrit se greket nuk ka.

  • jani: 03/11/2024 13:33

    A MBAHET KOKA LART ME PENSION 250.000 LEKE..ik se u BERE BOZE O RAMA...VETEM LUGEN BOSH JU JEP NJEREZVE......KUSH E PELQEN LUGEN BOSH LE T'JU VOTOJE JUVE....

    Përgjigju
  • tik tok: 03/11/2024 13:02

    vorio epiri ka vdekur se nuk dime ti japim hapesiren e nevojshme social kulturore te zhvillohet me investime nga klubet elitare te selanikut ne bujqesi infrastrukture dhe arsim

    Përgjigju
  • noli: 03/11/2024 12:47

    Shqiptareve u ka lene noc rrokun ky lideri global. Maximumi ndonje kafe neper cepa lagjesh se Po eshte per me teper jane nacut me kallash qe u hapet cdo zyre dhe oborrtaret e ketij qe te behen ortake ne cdo initiative. 0 shtet realizoi ka 12 vjet qe I genjen shqiptaret dhe vazhdon te djegi gjeneratat.

    Përgjigju
    • Noizy: 03/11/2024 14:42

      sa e ka pensionin ky noc rroku qe nuk e shohim verdalle

  • Gjergj: 03/11/2024 11:59

    Nè kohèn e atij nongratès, kishim korrupsion dhe paguanim edhe pèr njè çertifikatè lindjeje,,,tani qè jam unè,,jo vetèm qè nuk paguani por edhe u japin nga njè dhuratè me vete. Korrupsion? Shqipèria? Jo mo ç,ne? Kthehuni o shqiptarè, ejani nè vèndin tuaj. Nuk do dini ku ti shpini ato tè shkreta miliona qè do fitoni. Do paguani ca miliona kur tu duhet tè shkoni tek mjeku, edhe ca tè tjera pèr shkollimin e fèmijève,,,por kjo èshtè gjè shumè e vogèl, krahasuar me lumturinè e furnizimit me ujè tè pijshèm, me orar. Edhe kur tè tè nevojitet njè dokument pronèsie,,,pèr 5 minuta mbaron punè. Tè na rrojè krieministri qè na ka bèrè milionerè,,,lère neve por edhe ata pkeqtè tanè qè nuk duan tè vdesin mè fare,,,aq tè lumtur janè me ato pensionet 100 mijè lekè nè muaj. Pas ilaçeve dhe faturave tè ujit,,,,mbetet vetèm NOC RROKU. Ejani shqiptarè,,çfarè prisni?

    Përgjigju
  • Po mër po: 03/11/2024 11:39

    Pse bllokojnë Marin Memën e gazetarët në kufi, por jo ty? Çfarë imuniteti ke ti që hyn e del në Greqi kurse popullin t'a trajtojnë mizerje?

    Përgjigju
    • @Po mèr po: 03/11/2024 12:26

      Bllokojnè Marin Memèn sepse ai e ka seriozisht atè qè thotè dhe dèshiron tè jetè shqiptar me dinjitet. Kèta tè tjerèt si ky mavria qè rreh gjoksin pèr trim, èshtè PRODUKT I TYRE DIREKT, bashkè me Metèn dhe Berishè Gèrdecin. Kètu èshtè arsyeja. Do fakte? Kujtohuni mirè se çfarè ka ndodhur nè 30 vitet e fundit.

  • filat: 03/11/2024 11:06

    Greqia fqinje dhe mike që mban ligjin e luftës me Shqipërinë....!!!! Greqia që vrasës si Beleri i bën deputet në BE.....! Greqia është vendi më i ndyrë dhe racistë në Evropë.... Sigurisht që organizator i të gjith këtyre është anti shqipëtari MICOTAQISH....

    Përgjigju
  • Lule: 03/11/2024 11:02

    Kur te te dh.esin ne koke do vazdosh me retorike? Se vete kjo ka ngelur nga Greqiaz.

    Përgjigju
    • Rino: 03/11/2024 11:58

      Vendos ligje në vendin tënd o Ram, mos u anko çfarë bën grqia. Tregoju ligjin.

  • Pena: 03/11/2024 10:27

    Poshte Nongrata dhe Xhike Qamili!

    Përgjigju
  • Bravo: 03/11/2024 10:00

    Ka ardh Noizy, deputeti qe duam?

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 03/11/2024 13:29

      Po mor po ja si komentojne qenlehesit e sales , Edin e keni inat por thoni te verteten per ndryshimin qe ka bere ishim nata tani jemi dita dhe per kete flasin te huajt jo ju qe jeni antishqiptar .

    • Bravo: 03/11/2024 12:48

      Si duket modeli i gruas qe per te mbajt vendin ty, ka xhiruar te gjithë drejtorët e Rilindjes, nuk mjafton.

    • ccc: 03/11/2024 11:34

      Kjo po qe eshte ironi, te shpeton nga kapslleku!

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Nisin në Durrës Forumet e Dialogut Qytetar, debatohen gjetjet dhe sugjerimet e ekspertëve për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit

Nisin në Durrës Forumet e Dialogut Qytetar, debatohen gjetjet dhe sugjerimet e ekspertëve për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit