Turistët e huaj nuk ‘i ndahen’ Vlorës dhe në shtator: Eshtë koha ideale për pushime në bregdet

Pas ditëve me shi dhe mot të paqëndrueshëm, fundjava me diell ka rikthyer pushuesit në plazhet e Vlorës, ku kryesisht gjen të huaj. Nga Franca, Italia, Çekia, Holanda por edhe nga Argjentina e largët ata thanë se shtatori mund të cilësohet si periudha ideale për pushime.

“Jemi nga Franca dhe është hera e pare që vizitojmë Shqipërinë. Jam duke shëtitur përgjatë bregdetit prej 20 minutash dhe më pëlqen shumë vendi, klima, njerëzit dhe padyshim deti si dhe ushqimi”.

“Kam zgjedhur shtatorin për pushime për shkak të impenjimeve të punës në Itali. Eshtë shume bukur në Vlorë dhe përpara se të largohemi nga Shqipëria do qendrojmë dhe disa ditë në Tiranë”.

“Edhe une jam nga Firence dhe gjendemi prej dy ditësh këtu. Deti më pëlqen shume, klima dhe ushqimi . Çmimet janë ekonomike shume te favorshme se në Itali”.

“Unë jam nga Argjentina dhe do të bëj 10 ditë pushime. Shtatori është koha e përsosur për pushime. Ka më pak fluks dhe çmimet janë të të arsyeshme. Jam i kënaqur, deti, dielli, natyra, njerëzit, gjithçka bukur”.

Në Vlorë mund të shijosh llojet e ndryshme të turizmit, veç atij bregdetar, ku përfshihen turizmi malor, i aventurës, turizmi kulturor etj. Tashme sezoni është zgjeruar, me një numër të lartë vizitorësh edhe në muajin Shtator.

R.D/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Yjet tregojnë se do të ketë perspektiva dhe mundësi të reja për avancim në karrierë, horoskopi per sot

Yjet tregojnë se do të ketë perspektiva dhe mundësi të reja për avancim në karrierë, horoskopi per sot