Turizmi kulturor dhe ai historik, po mer përparësi në guidat e përditëshme të vizitorëve të huaj dhe atyre vendas.
Gazetari Ilir Mati, njofton se një nga vendet që tërheq vëmëndjen e vizitorit intelektual, janë objektet historike dhe ato të kultit.
Një nga këto objekte është edhe Tuma e Kamenicës në rrethin e Korçës.
Kjo varrezë e lashtë gjendet rreth 15 km larg qytetit të Korçës në drejtim të Kolonjës shumë pranë rrugës nacionale.
Tuma e Kamenicës është një nga tumat më të mëdha të njohura deri më tani, në të cilën u evidentuan 400 varre, mbetje skeletorë të 430 individëve dhë më shumë se 3500 objekte. Varret më të hershëm të saj i përkasin periudhës së bronzit të vonë rreth shek XII p.e.s.
Kjo tumë ka pushuar së funksionuari rreth mesit të shek VI p.es, pra ka një histori gati 700- vjeçare. Në këtë tumë gjenden të konservuara si, Unaza e varrit qendror të tumës, grupi i parë dhe i dytë i varreve me strukturë monumentale si dhe pjesa tjetër që është lënë e pa gërmuar, ku mendohet se në atë pjesë të tumës ekzistojnë edhe 400 varre të tjerë.
Gjithë veprimtaria kërkimore shkencore që u realizua sipas të gjitha kr itereve bashkëkohore e me mjete moderne gjatë këtyre fushatave të gërmimeve në terren, u organizua dhe drejtua nga Lorenc Bejko, Maria Grazia Amore dhe Skënder Aliu.
Në përfundim të këtyre gërmimeve, u provua se tuma e Kamenicës përfaqëson monument in mortor më të madh të llojit të vet në raport me 200 tumat e tjera të gërmuara në Shqipëri dhe në zonat e tjera fqinje të Ballkanit e më gjerë.
Varri qendror me të cilën zë fill ndërtimi i kësaj tume, daton në Bronzin e vonë, shek. 13 të p.e.s. : i përket një burri. Ky varr nuk kishte inventar, por poshtë tij ndodhej një gropë e thjeshtënë të cilën u gjetën një grumbull kockash të djegura kafshësh, që tregojnë shenja të një ceremonie mortore.
Ndryshe nga tumat e tjera të këti j lloji të gërmuara në  Shqipëri,varri qëndror i tumës së Kamenicës është i kufizuar me dy rrathë bashkëqëndrorë.
Në periudhën e dytë të përdorimit të tumës, gjatë periudhës së Hekurit të hershëm (1050 -750 p.e.s.), ajo u lartësua nëpërmjet 200 varrimeve të tjera të mbuluar me dhè, deri sa ajo mori formë gjysmësferike, me diametër 50 m, e lartësi rreth 3 m.
Në periudhën e tretë të përdorimit të tumës, që përkon me gjysmën e dytë të shek. VII të p.e.s., në periferinë e pjesës jugore e verilindore të saj janë ndërtuar disa struktura monumental e rrethore ose gjysëm rrethore, brenda të cilave janë varrosur individë me lidhje gjinore. Gjatë një periudhe shumë të shkurtër kohe (625-540 p.e.s.), tuma e Kamenicës është zmadhuar, duke u shtrirë kryesisht drejt lindjes.
Të gjitha strukturat e varreve monumentale të kësaj tume u zbuluan e u ruajtën me synimin për t'i kthyer ato në një monument të vizitueshëm në natyrë. Tumë do të thotë "kodër varr" që në pellazgjishten e vjetër do të thotë " t'mulu", pra sipas historianëve me mulu, me varros.
Gazetari Mati, njofton nga kjo qëndër arkeologjike se sot atë e vizituan një grup turistësh francezë dhe disa të tjerë të ardhur nga Tirana. Një kujdes më i madh i duhet kushtuar kësaj qëndre historike për tu mirëmbajtur dhe kujdesur për objektet. 
/atsh/