Turizmi nuk e rriti konsumin, tregtia në rënie të fortë! Krahasuar me korrikun, eksportet ranë me 32% dhe importet me 19%

Me miliona turistë, por pak konsum. Në kulmin e sezonit verorë jo vetëm eksportet por edhe importet regjistruan rënie të fortë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave në muajin gusht eksportet u ulën me 32.5% krahasuar me korrikun, ndërsa importet u tkurrën me 19.4% në raport me muajin paraardhës.

Sa i takon eksporteve, në total në gusht bizneset vendase shitën jashtë vendit mallra me vlerë 22 miliardë lekë, nga 33 miliardë lekë që ishte vlera në muajin korrik apo nga 27.4 miliardë lekë që ishte vlera e eksporteve në gusht të 2023-shit. Kjo ulje u ndikua kryesisht nga mungesa e eksporteve të energjisë, por edhe prej krizës së fasonerisë, e cila është goditur prej rënies së euros, e për pasojë ka shitur më pak se vjet në vlerë.

Kurse importet e mallrave në gusht arritën vlerën 69 mld lekë nga 85 miliardë lekë në korrik, duke u ulur me -19.4 %. Kurse krahasuar me vitin e kaluar importet u rritën me vetëm 1.9%, ndikuar kryesisht prej grupit të ushqimeve dhe tekstileve. Edhe tek importet ka ndikuar zhvlerësimi i Euros si dhe ulja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Ndërsa si tetëmujor eksportet u ulën me 14.9% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kurse importet u rritën me 3.2%.

Dy janë faktorët kryesor që kanë dëmtuar bizneset eksportuese shqiptare. Forcimi i monedhës kombëtare ‘lekë’, përkundrejt valutave, po zhvlerëson muaj pas muaj fitimet e bizneseve eksportuese, për shkak se shitjet i kanë në euro, kurse kostot në lekë. Por nga ana tjetër ekspertët thonë se edhe ulja e çmimeve në krahasim me krizën e inflacionit ndikon në rënien e vlerës së eksporteve, pasi po shitet me çmim më të ulët se vitet e kaluara.

Nga janari në gusht vendi i ka shitur më pak mallra Italisë, Kosovës e Greqisë, dhe ndërsa rritje ka pasur me Kinën dhe SHBA. Kurse më shumë ka blerë nga Turqia, Greqia dhe Gjermania.

EKSPORTET E MALLRAVE
Gusht 2023             27 mld lekë
Korrik 2024             33 mld lekë
Gusht 2024             22 mld lekë
IMPORTET E MALLRAVE
Gusht 2023             67 mld lekë
Korrik 2024            85 mld lekë
Gusht 2024             68mld lekë

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument