Turqi, Erdogan fiton zgjedhjet,por
larg referendumit për Kushtetutën
Turqi, kurdët protestojnë për rezultatin

Turqi, Erdogan fiton zgjedhjet,por<br />larg referendumit për Kushtetutën<br />Turqi, kurdët protestojnë për rezultatin
TURQI – Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet e Turqisë ka fituar zgjedhjet parlamentare, duke rifituar shumicën e humbur në qershor. Sipas Agjensisë Shtetërore të Lajmeve, Anadolu, AKP ka fituar 49.4% të votave, ndërsa Partia Popullore Republikane CHP, partia kryesore opozitare ka marrë 25.4%.

Pas fitores presidenti Rexhep Tajip Erdogan është shprehur se votuesit kanë treguar që preferojnë veprimin e zhvillimin e jo polemikat. Edhe partia pro-kurde HDP do të jetë në parlament pasi ka arritur të kalojë pragun e nevojshëm prej 10% për të kërkuar vende në parlament. Po ashtu edhe Partia Lëvizja Nacionaliste MHP do të marrë vende në parlamentin në Ankara.

Në një deklaratë për mediat Erdogan tha se fitorja ishte prova e dëshirës së fortë të qytetarëve për unitetitn dhe integritetin e Turqisë. Por nga ana tjetër kundërshtarët e AKP-së janë shprehur se votimi ishte një shanc për të frenuar tendencat gjithnjë e më autoritare të Erdogan.

Sipas mediave turke shifrat aktuale tregojnë që AKP ka mundur të marrë më shumë se 276 vende në parlament, një shifër kjo e nevojshme për shumicën. Megjithatë AKP nuk do të ketë mundësi që të bëjnë referendum, për ndryshimin e kushtetutës dhe rritjen e kompetencave të presidentit Erdogan. Vetëm me 60 vende më shumë AKP do të mund t’i bënte ndryshimet edhe pa ndihmën e referendumit.

Me fitoren e partisë së presidentit Taip Rexhep Erdogan në zgjedhjet e së dielës, ka fituar e gjithë Turqia. Kështu është shprehur para qytetarëve kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu.

Në fjalën e tij, Shefi  i qeverisë së Ankarasë ka thënë se në këto zgjedhje nuk ka patur të humbur, por ka fituar e gjithë Turqia. “Duke filluar që nga dita e sotme vendin e brengave dhe shqetësimeve e ka zënë shpresa”, është shprehur kryeministri Davutoglu duke shtuar: “Të gjithë ndodhen brenda garancisë ligjore dhe do të mbrohet në mënyrë absolute drejtësia e gjithsecilit, drejtësia e 78 milionë shtetasve tanë”.
 
Sipas kryeministrit turk, “qytetarët panë lojrat e pista që janë bërë në Turqi dhe ndryshuan lojën”. Ndërkaq shifrat tregojnë një pjesëmarrje të jashtëzakonshme në këto zgjedhje, rreth 87% nga 54 milion qytetarët me të drejtë vote. 

Këto janë zgjedhjet e dyta parlamentare që mbahen brenda 5 muajsh, pasi përpjekjet për krijimin e një koalicioni qeverisës dështuan në qershor të këtij viti. Ishin pikërisht zgjedhjet e qershorit që i dhanë fund pushtetit një partiak të Erdogan, që pas fitores së tij të parë në vitin 2002.
 
Që nga qershori, armëpushimi me militantët kurdë ka dështuar, lufta në Sirinë fqinje e ka përkeqësuar situatën në Turqi, ndërsa vendi u godit edhe nga dy sulme kamikaze që shkaktuan 130 viktima. Ndaj dhe investitorët bashkë me aleatët perëndimore shpresojnë që këto zgjedhje të rikthejnë stabilitetin duke i lejuar Ankarasë të luajë një rol më efektiv në vërshimin masiv të refugjatëve që vijnë nga vendet e luftës drejt Europës, por edhe në betejën kundër militantëve të shtetit islamik.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Superliga luan ndeshjet e para, sot Partizani-Vllaznia! Abilaliaj: Ne gati më shumë se çdo skuadër tjetër

Superliga luan ndeshjet e para, sot Partizani-Vllaznia! Abilaliaj: Ne gati më shumë se çdo skuadër tjetër