ANKARA - Presidenti turk islamiko-konservator Recep Tayyip Erdogan është shprehur i shqetësuar për luftërat e vazhdueshme në vendet islamike dhe bëri me dije se ai është totalisht kundër një përçarjeje të tyre.
"Aktualisht bota e islamit është duke u përçarë", deklaroi ai në një intertvistë të bërë në bordin e avionit nga ku po kthehej nga një vizitë në Iran ku takoi dhe diskutoi me homologun e tij, iranian Hassan Rohani për ndalimin e luftës në Jemen, që është bërë burim tensioni midis dy vendeve.
Erdogan, i cili qëndron në krye të vendit që prej vitit 2003, në një vend që është kryesisht sunit, u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare islamike, duke filluar me Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (OIC) të mobilizohen në mënyrë urgjente për të ndaluar luftërat në vendet myslimane.
Javën e kaluar, presidenti turk e kritikoi se tepërmi regjimin iranian duke denoncuar tendencën e tij për dominim mbi Jemenin, ku kryengritësit shiitë të mbështetur nga Teherani, janë bërë objekt i një ndërhyrjeje ushtarake nën drejtimin saudit me miratimin e Turqisë./ATSH/