Turqi,numërohen 80 % e votave
Erdogan po humb mazhorancën

TURQI-Venitet ëndrra e Presidentit Rexhep Taip Erdogan për të transformuar Turqinë në Republikë Presidenciale gjë që do e shndërronte shtetin në një regjim autoritar.Rezultatet e para të zgjedhjeve të përgjithshme në Turqi flasin se ai që i prish ëndrrën Erdogan është Selahatin Demartis lideri i partisë filokurde HDP e cila ka kaluar 10% dhe ka siguruar 78 vende në Parlament.

Deri në këtë moment janë numëruar rreth 79%votave në Turqi dhe partia e Erdogan AKP ka siguruar 40.44% dhe ka vetëm një mazhorancë të thjeshtë me 254 deputete 71 më pak nga sa ka aktualisht.Vota e sotme përkthehet në një frenim për Presidentin Erdogan që këto zgjedhje i kishte shndërruar në një referendum për reformën presidenciale.

Redaksia online
(A.K/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Me dhjetë qepje në kohë, Berat Gjimshiti s'dorëzohet! Sot i gatshëm kundër Juventusit

Me dhjetë qepje në kohë, Berat Gjimshiti s'dorëzohet! Sot i gatshëm kundër Juventusit