Qeveria islamo-konservatore turke njoftoi sot se kishte depozituar në Parlament një projektrezolutë, që do të diskutohet të enjten, per te lejuar ushtrinë të ndërhyjë në Irak dhe në Siri kundër xhihadistëve të grupimit të Shtetit Islamik.

"Kjo projektrezolute parashikon mundësinë për të drejtuar operacionet ushtarake në territorin e dy fqinjëve të saj dhe vendosjen apo kalimin në Turqi të ushtarëve të huaj që do të marrin pjesë", theksoi zëdhënësi Bulent Arinç.

"Teksti përfshin të gjitha këto mundësi", theksoi Arinç duke iu referuar punimeve të Këshillit të Ministrave.

"Ai do të japë një mandat shumë të gjerë, në mënyrë që ne të mos kemi nevojë për një tekst tjetër në të ardhmen", shtoi ai.
Projektrezoluta hartuar nga qeveria zgjeron dy tekste të ndryshme që ishin votuar çdo vit nga Parlamenti.

ATSH