TURQI - Ashtu siç priteshin, zgjedhjet e Përgjithshme në Turqi rezultuan vendimtare. Synimet e Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan për të ndryshuar kushtetutën dhe kthyer Turqinë në një sistem gjysmë presidencial, dështuan mbrëmjen e djeshme.
Partia në pushtet nuk arriti të siguronte shumicën prej 2/3 që do e lejonte të ndryshonte sistemin turk. Ashtu siç pritej, rrugën e Erdoganit drejt pushtet absolut e ndaloi Partia Popullore Demokratike e minoritetit kurd, e cila kaloi pragun elektoral prej 10% dhe arriti të marrë 82 deputetë.
Kjo parti e zhvilloi fushatën duke sulmuar Presidentin Erdogan dhe përpjekjen e tij për pushtet absolut.
Kreu i kësaj partie deklaroi se përpjekjeve për një sistem presidencial apo diktaturë në Turqi i ka ardhur fundi me këto zgjedhje.
Partia në pushtet, për Drejtësi dhe Zhvillim, morri 41 % të votave, shumë larg prej partisë e renditur e dyta, Partisë Republikane, por jo mjaftueshëm për synimet e saj. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim qeveris Turqinë prej vitit 2002.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO