Atentat Fatjon Muratit në biznesin e tij në Tiranë, miku i Endrit Dokles s'ishte aty! Qëllohet drejt lokalit, vdes banakierja, 6 të plagosur

TIRANË- 1 viktimë dhe 6 të plagosur ka qenë bilanci i frikshëm i një atentati mafioz që tronditi mbrëmjen e sotme kryeqytetin në lokalin  që kishte shënjestër Fatjon Muratin mikun e Endrit Dokles në zonën e ‘Don Boskos’. Ka qenë lirimi i tij pak kohë më parë, ndryshimi i masës së sigurisë nga "arrest në burg" në arrest shtëpie", çka dyshohet të ketë nxitur dy autorët me motor të qëllonin me breshëri kallashnikovi drejt lokalit të 32-vjeçarit duke vrarë në vend 60-vjeçaren Mimoza Paja, e cila punonte në lokalin e Muratit si banakiere. Nga ngjarja e rëndë kanë mbetur të plagosur Shehat Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Memaj, Emanul Sala, Ermir Dejucku dhe Genc Shohallii. Si pasojë e masakrës, u dëmtua nga ciflat e xhamit edhe një 10 vjeçare, mbesa e viktimës e cila dëshmoi të gjithë masakrën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 lokalin e Fatjon Muratit në rrugën "Anastas Shundi" pranë xhamisë së Brrakës. Pas u arrestua në tetor të vitit të kaluar Fatjon Muratit iu sekuestruan të gjitha pasuritë, mes tyre edhe bar-kafeja që u qëllua me breshëri plumbash mbrëmjen e kësaj të diele.

Objektivi ka qenë i qartë për dy autorët të cilët mësyjnë me shpejtësi marramendëse drejt lokalit të Fajton Muratit, por megjithatë ata qëlluan pa kriter duke i marrë jetën një të pafajshmeje dhe duke plagosur 6 të tjerë, të cilët aktualisht janë jashtë rreziku për jetën por në gjendje të rënduar psikologjike. Atentati mafioz mund të ketë ardhur si pasojë e të shkuarës së gjerë kriminale të 32-vjeçarit Fatjon Murati, miku i ngushtë i Endrit Dokles të përfolur shpesh për armiqësinë me të shumëkërkuarin, Ervis Martinajn. Sapo ishte liruar nga qelia, Fatjon Murati ka thyer arrestin në shtëpi dhe ishte larguar nga vendi, në drejtim të Prishtinës por ende nuk bëhet e ditur saktë se ku mund të jetë vendndodhja e tij.

Kush është Fatjon Murati

Kujtojmë se Fatjon Murati u arrestua më 8 tetor nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim se zotëronte një arsenal armësh, të kapur nga policia më 13 korrik. Murati ka qenë duke lëvizur në një makinë të blinduar, me Indrit Doklen dhe kunatin e tij Gentian Ruçi. 32-vjeçari Murati ishte shpallur në kërkim nga Policia sepse efektivët kishin gjetur gjurmët e tij të gishtërinjve në kutinë e një arme, ditën kur u zbulua edhe baza e armatimeve në Tiranë, që i përkiste Kristjan Gjinit. Murati ka deklaruar se nuk ka lidhje me arsenalin e armëve, por sipas tij gjithçka është aksidentale.

Murati ka deklaruar para togave të zeza se njihet me Kristjan Gjinin dhe para disa kohësh i ka marrë makinën. Sipas tij, ai ka pastruar pjesën e pasme të makinës së Gjinit, ku ka lëvizur edhe ca kuti letre, tek të cilat dyshon se ka mbetur gishti, por ai ka thënë se nuk kishte dijeni se çfarë kishin brenda. Murati vijon të qëndrojë në burg, ndërsa Dokle dhe Ruçi janë liruar. 

Fatjon Murati ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku tre persona mbetën të vrarë, për shkak të dyshimeve se ka qenë një nga organizatorët e atentatit. Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë. 

Raportoi për Report Tv dhe Shqiptarja.com gazetari Sokol Dema. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:01
Fatjon Murati, shenjestër i atentatit mafioz në 'Don Bosko'! Burime: Disa ditë më parë u largua nga Shqipëria

Fatjon Murati ishte shënjestër i atentatit mafioz në lokalin në pronësi të tij në zonën e Don Boskos. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se disa ditë më parë rezulton se Murati është larguar nga Shqipëria, ka ikur tranzit nga Prishtina në drejtim të një vendi tjetër. 

Ora 22:44
Pasuritë e Fatjon Muratit, bar-lokali që u qëllua me breshëri plumbash ishte nën sekuestro prej tetorit 2022

1678654683_1665412012WATERMARKREPORTtv.00180024.Still011.jpg

Në tetor të vitit të kaluar, pas arrestimit u sekuestruan pasuritë e Fatjon Muratit. Mes tyre ishte edhe subjekti bar-kafe që u qëllua me breshëri plumbash mbrëmjen e kësaj të diele.

Pasuritë e sekuestruara

- Pasuria nr. 4/40/ND+1-2, ZK. 8330, sip ndërtimi 120 m2.
- Pasuria nr. 9/73-N7, ZK 8310, rrg “Lord Bajron, njësi shërbimi (dyqan) sip 40 m2.
- Pasuria nr.215/189+3-N14, ZK 3866, rrg “Shaban Matraku”, apartament sip 90.30 m2.
- Pasuria nr.4/40/ND+1-1, Zk 8330, një ndërtesë 7+1-katëshe me sipërfaqe ndërtimi 317m2.
- Aktiviteti tregtar i rregjistruar si person fizik me NIPT L71814001H, hapur me datë 14.06.2017, me fushë veprimtarie, tregti me pakicë të artikujve të imët ushqimor;
- Aktiviteti tregtar i rregjistruar si person fizik me NIPT L81619013E, me veprimtari Bar –Kafe; dhe
- Aktiviteti tregtar rregjistruar si person fizik me objekt veprimtarie, lavazh makinash, në emer të shtetasit Y. M

(Kliko këtu për ekstraktin e regjistrit tregtar të biznesit)

(Kliko këtu ) Vendimi i gjykatës për sekuestron e pasurive të Fatjon Muratit

 

Ora 22:28
Atentati te lokali në 'Don Bosko' në Tiranë, 5 të plagosurit morën plumba në gjoks, kokë dhe kofshë

 

Pesë personat që mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri janë jashtë rrezikut për jetën. Njëri ka marrë plumb në gjoks, një tjetër ka marrë të shtëna në kofshë. Po ashtu një tjetër i plagosur është qëlluar me plumb në gjoks e në kokë, por fatmirësisht e ka kapur në sipërfaqe dhe nuk i ka prekur organet jetike.

Ora 22:23
Atentati te Don Bosko në Tiranë, identifikohet viktima! 5 të plagosur, vajza 10-vjeçare u lëndua nga ciflat e xhamave (EMRAT)

Viktima është Mimoza Paja ndërsa të plagosur janë 5 persona. Të plagosur kanë mbetur, Sahit Murati, Astrit Meraj,  Emanule Sala,  Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën "Ananstas Shundi", në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., në rrethana ende të paqarta,  nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit S. M., 50 vjeç, A. M.,42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:05, është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar. Si pasojë e të shtënave ka mbetur e vrarë Mimoza Paja dhe janë plagosur 5 persona të tjerë që ndodhen në spital jashtë rrezikut

“Ka mbetur një vazjë 10 vjeç ë mitur.

Ndërsa Alket Shatro Zv drejtori i DVP Tiranë, konfirmoi se viktima ishte banakjere dhe se ngjarja ndodhi në një lokal në pronësi të Fatjon Muratit. 

Po është e vërtetë, lokali është në proinarësi të një personi me precedent kriminal. Të shtënat ishin nga jashtë lokali. Nuk na rezulton të ketë pasur kundërpërgjigje për të shtënat. Nuk është plagosur personi që kishe në disponim lokalin.”- tha Alket Shatro.

Ora 22:05
Del FOTO/ Ky është lokali që u qëllua me breshëri plumbash në zonën e Don Boskos, banakierja e shtrirë në tokë

1678655268_finalprojekt.01051911.Still024.jpg

Ky është lokali në zonën e 'Don Boskos' që u qëllua me breshëri plumbash nga një makinë në lëvizje. Nga të shtënat në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit mbeti e vdekur banakierja, e cila siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv shfaqet e shtrirë në tokë. 

Ora 21:59
Atentat në lokalin e mikut të Endrit Dokles! Kush është Fatjon Murati, u kap me bazë armatimesh në Tiranë! Dyshohet se organizoi atentatin me 3 të vrarë në Fushë-Krujë

1678654972_1665411471page.jpg

Fatjon Murati u arrestua më 8 tetor nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim se zotëronte një arsenal armësh, të kapur nga policia më 13 korrik. Murati ka qenë duke lëvizur në një makinë të blinduar, me Indrit Doklen dhe kunatin e tij Gentian Ruçi. 32-vjeçari Murati ishte shpallur në kërkim nga Policia sepse efektivët kishin gjetur gjurmët e tij të gishtërinjve në kutinë e një arme, ditën kur u zbulua edhe baza e armatimeve në Tiranë, që i përkiste Kristjan Gjinit. Murati ka deklaruar se nuk ka lidhje me arsenalin e armëve, por sipas tij gjithçka është aksidentale.

Murati ka deklaruar para togave të zeza se njihet me Kristjan Gjinin dhe para disa kohësh i ka marrë makinën. Sipas tij, ai ka pastruar pjesën e pasme të makinës së Gjinit, ku ka lëvizur edhe ca kuti letre, tek të cilat dyshon se ka mbetur gishti, por ai ka thënë se nuk kishte dijeni se çfarë kishin brenda. Murati vijon të qëndrojë në burg, ndërsa Dokle dhe Ruçi janë liruar. 

Fatjon Murati ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku tre persona mbetën të vrarë, për shkak të dyshimeve se ka qenë një nga organizatorët e atentatit. Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë. 

Ora 21:56
Të shtënat me armë në 'Don Bosko', lokali në pronësi të Fatjon Muratit, mik i Endrit Dokles! U lirua para pak kohësh, ishte i arrestuar për armëmbajtje pa leje

 

Lokali ku ka pasur të shtëna me armë zjarri rezulton në pronësi të Fatjon Muratit, emër i njohur i botës së krimit. Ai u lirua nga qelia para pak kohësh pasi në tetor të vitit të kaluar u kap për armëmbajtje pa leje ndërsa ishte në një makinë me Endrit Doklen.

Urdhër arresti për Muratin ishte aktiv prej muajit korrik 2022 llogari të hetimeve pasi u kap bazë armësh në Tiranë dhe në të cilën është arrestuar edhe shoku i tij Kristjan Gjini.

Ora 21:50
Tentativë për atentat në 'Don Bosko', drejt lokalit qëlluan dy motorë në lëvizje

 

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema bën me dije se kanë qenë dy motorë në lëvizje që kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt ambienteve të lokalit në zonën e Don Boskos. Kjo shton dyshimet se mund të ketë qenë tentativë për atentat.

Ora 21:37
Të shtënat me armë në zonën e Don Boskos, vdes banakierja e lokalit

1678653926_finalprojekt.00011902.Still019.jpg

Viktima që humbi jetën nga të shtënat me armë në një lokal në zonën e Don Boskos mësohet se ishte banakierja e lokalit.

Ora 21:32
Të shtënat me armë zjarri në ‘Don Bosko’, humb jetën një grua! Mes të plagosurve edhe 1 fëmijë

 

Pas të shtënave me armë zjarri në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë, burime për Report Tv bëjnë me dije se në spitalin e Traumës kanë mbërritur 5 persona, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë.

Mes të plagosurve është edhe një fëmijë që e ka plumbin në këmbë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrumpalla: 13/03/2023 20:31

    I njejti grup qe ka vra brilantin jane mundu me vra ene rrumin

    Përgjigju
  • lomi: 13/03/2023 19:08

    O LOKU O HAJVAN,,,ZBATO KANUNIN O LOKU DHE JE NE RREGULL,,,TI EMRIN E KE LOKU POR SI DUKET NUK JE MALOK,,,SE NNE MALESORET E NDEROJME DHE VLERESOJME KANUNIN E LEKES,,, NUK DO RUHEJ KANUJA E LEKES,,N.Q.S.NUK DO ISHTE I DREJTE....

    Përgjigju
  • Doqja: 13/03/2023 16:29

    Ore me doli ca pune ne Fushe Kuqe. Pleq jane se te rinjte vane ne te semes, po c'te bej

    Përgjigju
    • Pordha: 13/03/2023 17:05

      Po ik o i mbaruar se nk i vrau doqja ata se e bet rambo koqen, ashu doqen. Ai vetem ate santiagon vrau.

  • Arkimedi: 13/03/2023 15:57

    Vetem Stresi e ka organizu mej marr gjakun vllait tvet

    Përgjigju
  • ylli: 13/03/2023 15:53

    kush e liroi kete kriminel te arrestohet.....

    Përgjigju
  • Lushka: 13/03/2023 13:56

    Habitem pse keto masakra pa sens!? Si ka mundesi ai qenka liruar me arsenal. E dyta si ka mundesi ne sequestro edhe prap vazhdon puna normalisht... ore do sensibilizohet ky popull apo jo. Politikes keto horrat i kan dalur jasht kontrollit...

    Përgjigju
  • naku: 13/03/2023 12:19

    ketu policia perze intelektualet opozitare nuk ka kohe me u mor me kriminelet

    Përgjigju
    • Artan: 13/03/2023 13:54

      Per intelektuale opozitare si Mul Noka e Sal Rame Berisha besoj e ke fjalen zoteri efendi

  • ???: 13/03/2023 07:39

    a jena te sigurte qe sjena ne lufte me kend?? ne vritena ma shume se ne kohe lufte..vertet popull i cuditshem

    Përgjigju
  • Cimi: 13/03/2023 07:26

    Atentat fation muratit dhe shkojn e bojn masaker me njeres pa' lidhje,ju duheni rrjep si delet per komesh or drogaxhijt mutit

    Përgjigju
  • turp: 13/03/2023 07:02

    e thoni pastaj sduhet me ik nga shqipria. me ik e me ik me vrap e mos me e kthy koken mbrapa, popull i degjeneruar, shume here me mire me lind ne afrike se ketu, turp.....

    Përgjigju
  • Prej kuksi o bush: 13/03/2023 04:01

    Ishte ceshtje kohe qe do vinte reagimi dhe nga VM , po pervec sinjalit qe dha i gjo tjeter qe e trego se ai esht gjall esht se kto hasmit e visit krejt jan jasht tu u rujt si dukajt si ky fatjoni me doklen vin mata qe rezulto i zhduk esht mshef etj .. nese do e kishin vra visin krejt kto do i kishe nshqipni tu leviz lirshem e jo tu u mshef jasht . VM esht gjall e ma i fort se kurr ja ngjut e do ja ngjoni prap krismen tash e mrapa se kjo ka qen thjesht sinjal

    Përgjigju
    • Bushi: 13/03/2023 08:14

      E di un te sakt vis martini la ber opercion plastik dhe eshte futur big brother me emrin kristi dhe e ka dhe alibi krahun e djatht ka mastron dhe vajzen e zemres kejvinen qe i njef bosat nga era e mutit si qente po ikor lat nam u kthye ky ai iku jasht erdhi ky brenda sthot njeri gjynaf ca jan keta plera qe vrasin gra e plagosin femij

  • lomi: 13/03/2023 02:34

    si duket po marrin gjakun e martinajt,,,KUR SHTETI NUK I KAP VRASESIT HYN NE LOJE KANUNI I LEKE DUKAGJINIT,,,,,KY ESHTE MALESORI ME I MENCUR DHE ME I RESPEKTUAR NE SHQIPERI PAS SKENDERBEUT KUPTOHET,,,SEPSE VEPRA E LEKES KA RROJTUR E DO RROJE NE SHEKUJ....KANUNI ESHTE I DREJTE,,GJAKU NUK HUP KURRE....KY ESHTE NENI I PARE I KANUNIT....GJAKU SHKON PER FIS...ETJ....POR ATE BANAKIEREN DUHEJ TA RUANIT,,,,TURP I MADH,,,NGUSHELLIME FAMILJES TE SAJ....tani keni hyre ne gjak me familjen e banakieres....

    Përgjigju
    • Or tej: 13/03/2023 08:05

      Kanuni ishte 1 me 1 dhe mbyllej loja or teeeejjjjj

    • Loku: 13/03/2023 07:28

      A te befsha kaken Ty me Lek dukagjinin

  • Vlora: 13/03/2023 02:32

    Ca behet kshu eshte si kostandini drejtori i basteve qenka ngrit nga varri ose kan dhen ndonje lek atyre lapanjozve te vlores ca rrinte andej

    Përgjigju
  • durimi: 13/03/2023 01:30

    JAM DAKORT ME JIMIN ,,,vrisni njeri-tjetrin o pisa njerez,,,mos vrisni kot njerez te pafajshem,,,,edhe njerezit e thjeshte te mos punesohen ne lokale-kafe te krimineleve se shkon si qeni ne vreshte,,,thirrini mendjes,,,,me mire rrini me asistence sesa te vriteni e te lini femijet rrugeve,,,,LARG NGA KAFET E LOKALET E KRIMINELEVE....

    Përgjigju
  • moku: 12/03/2023 23:40

    e visi po kush do ta mar haken loni ai esht i hidhur shhm hahaha

    Përgjigju
  • Agon: 12/03/2023 23:34

    2 pleq qe i kan met ne shpi visit kan qu naj cerr me pagese ne ba kte pune me vra njerz pafajshem si gjithmone . Se per kend tjeter skane ma bole se i shunen si rrac e si fis.

    Përgjigju
  • Jim: 12/03/2023 23:19

    O kafshe vrisni njeri tjetrin jo njerzit e pafajshem!

    Përgjigju
  • drejtori i basteve: 12/03/2023 23:07

    I them edhe atij drejtorit të ri te basteve, bashkë me vullnetarët që kanë fituar licencat e basteve. Ne iua dimë targat e makinave. Dhe kur them ne, jo regjimi por Ervis Martini.

    Përgjigju
    • Olsi: 13/03/2023 00:37

      Per Visin bahna 100 vjec se nuk lahna thelle ne det

    • Babloku: 12/03/2023 23:54

      Kush eshte drejtori i basteve? Po ca licenash thua ti, nuk do kete me kioska lokale llotosh neper lagje. Vetem online.

  • O komentusa: 12/03/2023 23:04

    Po ca vis martini thoni ! Po keto jan do cerra se nuk behet atentat ne ket menyr

    Përgjigju
    • Lutfi: 13/03/2023 03:30

      Skan dasht me bo atentat o shok duket qart se sjan budallenj ato tmenojn qe ky fatjoni n hasmeri do rri nlokal tvet pa u rujt edhe per xhaxhain e vet kishin hy mren nlokal me e vra po tkishin dasht , ky esht sinjal e paralajmrim qe tash esht rradha jon e tash nis cdo gjo se nqs ky ka marr pjes nvrasje tbrilantit per mu ky esht i djegun ska per ta mbrojt dot as dokle as asnji . Mvje keq per at grun po ky ka qen mesazhi qe sdo pytet ma tpafajshem apo jo , e gjaku brilantit do lahet me keq se ngjarja nfush kruj ktu do jena tash e mrapa do shifet cdo gjo .

  • Alb: 12/03/2023 23:01

    Ma shum vriten e plagosen ne shqipnin se sa ne ukrahin

    Përgjigju
  • Nona nga tirona: 12/03/2023 22:57

    Ja Keshtu ju keqen nona boni naj zhurme Se na flliqet ca dit po rrishit urte Se mos na vrisni naj deputet Pa dashnje Se gjynof se ikan dyshekt plot me leke kashe ska kush tja Hajde..

    Përgjigju
  • Enver: 12/03/2023 22:54

    Paska patur të drejtë Enver Hoxha,i kemi rënë në qafë kot,në vetëm me dhunë na mban,ndryshe jemi kanibal, hamë njëri-tjetrin...

    Përgjigju
    • Or tej: 13/03/2023 06:52

      Ne duam vetem dajak mjes, dreke e darke or teeeejjjjj

  • veme bast: 12/03/2023 22:51

    Lekt e visit e organizimi i dajave te brilantit. Ka per t'kris pushka per vite se kane lek te pafun

    Përgjigju
    • Lacjani: 13/03/2023 00:43

      Per Tirona, dajat jane Gezim Cela me familje po jo nuk jane ata prapa kesaj. Martinajt e kane kerku kete fund.

    • Tirona: 12/03/2023 23:34

      Kush jan dajat e brilantit? A jan te fuqishem?

  • Visi: 12/03/2023 22:44

    u ngrit fushe kuqja ne kom.

    Përgjigju
  • Ups: 12/03/2023 22:43

    Ja dhe vis martinaj e dha shejat e para te jetes.

    Përgjigju
    • Shtat Shaljant: 12/03/2023 23:13

      Po te ishte gjalle nuk do ja konfiskonte shteti te gjitha pasurite dhe sot do ishte atentat i mire organizuar, jo si ky me plagosje kot dhe vrasje te pafajshshme.

  • Kameri 2: 12/03/2023 22:37

    Qenka gjallë Ervis Martinaj domethen

    Përgjigju
    • Divjaka: 13/03/2023 03:37

      Ato pak veta qe mund tken pas dyshime ja dhe shenja u dha , nuk vdes Vis Martini pa marr hakun e brilantit , sado njerez tfuqishem ka visi per rreth si kacorrt si dhe rakipi xhaja vet prap po tkish dek ai veshtir se do u organizonin prap me marr hak . Per menimin tim ngjarja e sotme ka disa mesazhe po nji prej tyne esht me tregu qe ai esht gjall

    • Poo: 12/03/2023 22:53

      Po mi non nuk po e kuptoti

  • Plehra: 12/03/2023 22:37

    Martinajt prape tu vra njerez te pafajshem. Nje grusht pleqsh qe dun me shku si Haklajt

    Përgjigju
    • Po or ti: 12/03/2023 22:56

      Esht koka oktapodit ne kolumbi,tantakulat i ka ktu.Gjyna per kta cerrat e tyre dhe kta qe han plumbin kot qyl se kta te medhenjt qe i ke ne kolumbi e dubai 100 vjec do rrojn

  • Xxxxx: 12/03/2023 22:30

    Eh shqiperi e shkret si u katandise..

    Përgjigju
  • Shteti: 12/03/2023 22:26

    Duhet te ngrihet ne kembe me cdo mjet te mundshem e ti kape keto kriminela qe shtien me bresheri ne njeres te pafajshem e i marrin jeten nje njeriu hallexhi qe punonte per 200 mij lek te vjetra . Shtet ngrihu ne kemb me helicopter e drona e satelite keto duhen te kapen petjeter

    Përgjigju
    • Alb: 12/03/2023 22:40

      Ca te ngrihet se shikon qe.ka nja 2 muaj po flen policia smerret me asnje lloj gjeje vetem ndonje gjobe parkimi shefat jan ne fushat ca aksionesh do bejn.

  • Limi: 12/03/2023 22:08

    Eee vis martini i dhe provat hallall

    Përgjigju
  • don bosko: 12/03/2023 21:53

    dini gje kur do na vi rradha te vdesim ne te tjeret se ne kete vend vdekjen e ke te sigurt. te pakten na tregoni si? do na shtypi makina? do na vrasin gabimisht me plumb? do na rrahin ne polici? uroj tju vdesin femijet e pushtetareve si fillim, ata te cilet e sollen kete vend ne kete gjendje. mortje ishalla

    Përgjigju
    • Nona nga torona: 13/03/2023 07:47

      Te Lumt goja te keqen nona. Ishalla llafja jote ne vesht te zotit. Ishall putin pi votka ketodite e jep urdhen per naj raket supersonik.. ta hedh i në parlamentin shqiptare. Ishalla perte ejte kurte jen te gjith brenda. O zot Ishalla se e katandise shqiperin si brekt e femrash sot Rripa rripa e copa copa.

    • Son: 13/03/2023 06:49

      Amin..

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit

Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit