Gjykata e Tiranës për herë të parë në 15 vite ka dënuar një qytetar për veprën penale të ndotjes së ajrit.
 
Me 160.000 lekë gjobë gjykata ka vendosur të dënojë Halit Begteshin i cili me furrën e tij të gëlqeres ndoste ajrin në kodrat e Tapizës, duke djegur goma plastike.

Begteshi rezulton se ka pranuar fajësinë para gjykatës dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar duke përfituar ulje të gjobës me 80 mijë lekë, pasi akuza kërkoj 240.000 mijë lekë gjobë.

Referuar vendimeve të Gjykatës së Tiranës ky rezulton dënimi i parë në 15 vitet e fundit ku dikush vihet para drejtësisë pasi ka ndotur ajrin.
 
Po ashtu për këtë akuzë në gjykatë kanë përfunduar dhe tre persona të tjerë, gjykimi ndaj të cilëve është në zhvillim.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)