U akuzua për vrasjen e kushëririt në Dukagjin, del nga burgu Marash Arraj! Gjykata e Shkodrës e lë në arrest shtëpie

U akuzua për vrasjen e kushëririt në Dukagjin, del nga burgu Marash Arraj! Gjykata e Shkodrës e lë në arrest shtëpie

SHKODËR-Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar ndryshimin e masës së sigurisë për Marash Arrajnë duke e lënë në 'arrest shtëpie'. Ai akuzohet si autori i vrasjes së kushëririt të tij Lazer Arraj, ndërsa ishte më parë nën masën e sigurisë 'arrest me burg' me afat 40 ditë, që prej 22 tetorit.

Ndryshe nga policia ndaj Marash Arrajt prokuroria ngriti vetëm akuzën për 'moskallëzim krimi' ndërsa ndaj tij është kërkuar arrest shtëpia. Nga ana tjetër për klientin e tyre, pala mbrojtëse ka kërkuar 'detyrim paraqitje' por Gjykata e Shkodrës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në gjykatë kanë mbërritur edhe përgjigjet për provat materiale, ku rezulton se Marash Arra nuk është i përfshirë në asnjë provë ekspertimi.

55-vjeçari Lazer Arraj u gjet i vrarë në fshatin Palaj në zonën e thellë të Shoshit në qarkun e Shkodrës në Malësinë e Dukagjinit mbrëmjen e 21 tetorit, ndërsa ishin nipërit e tij që jetojnë në fshat të parët që e panë dhe lajmëruan policinë. Për vrasjen si të dyshuar kryesor policia arrestoi kushëririn e tij, Marash Arraj duke deklaruar se shkak ka qenë një konflikt i vjetër. Por sipas prova hidhen poshtë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu