Durrës- Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-juristin e Kadastrës, Mikel Zaho.
Kjo është masa e lënë në fuqi ditën e sotme (6 Dhjetor).
Ish-zyrtari Zaho është arrestuar për herë të tretë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, për tjetërsim pronash. Ndaj tij ka pasur edhe dy çështje të mëparshme në vitet 2019 dhe 2021.
Ai kërkohej për rastin e tjetërsimit të 448 mijë metrave katrorë tokë. Dosja u hetua nga Prokuroria në muajin Prill të këtij viti, kur edhe emri i Zahos figuronte mes zyrtarëve, ish-zyrtarëve dhe personave të hetuar dhe akuzuar.
Gjykata kishte vendosur në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg” për të, në lidhje me tjetërsimin e tokave në zonën e Spitallës.
Ai u kap nga policia dy ditë më parë (4 Dhjetor), teksa sot iu zbut masa e sigurisë.