U arrestua me 13 kg kanabis në 2015, zgjidhet kryetar i degës së PD

U arrestua me 13 kg kanabis në 2015, zgjidhet kryetar i degës së PD

Shezai Sinanaj, kryetari i sapozgjedhur i degës së PD në Patos dhe Lulzim Basha

Në kuadër të riorganizimit të Partisë Demokratike, të filluar nga Lulzim Basha, në Patos dy ditë më parë janë zhvilluar zgjedhjet për kreun e degës. Ndryshe nga degët e tjera, ku në 99.9% të rasteve janë rikonfirmuar në detyrë kryetarët aktualë dhe të preferuarit e Lulzim Bashës, në Patos, Luli nga xhepi ka nxjerrë dikë tjetër.

Mësohet se me urdhër të Bashës, i cili është zbatuar më përpikmëri nga i deleguari i tij Enkelejd Alibeaj, kryetari i degës së PD-së në Patos është zgjedhur Shezai Sinanaj, një ish-oficer policie i cili është arrestuar me datën 30 tetor 2015 me 13 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, dhe është akuzuar për trafik droge. Shezai Sinanaj prej disa kohësh ka qënë kryetar grupseksioni dhe tashmë ka marrë drejtimin e PD-së së Patosit. Ai njihet si një nga njerëzit e afërt të Enkelejd Alibeajt dhe i mbështetur fort prej këtij të fundit. Shezai Sinanaj njihet edhe si një nga militantët dhe mbështetësit e Lulzim Bashës.

I arrestuar me 13 kg kanabis, tashmë është zgjedhur kryetar i PD-së së Patosit. Ky është dekriminalizimi i Lulzim Bashës, Vettingu në politikë dhe këta janë kryetarët e Republikës së Re. 

Ja çfarë thuhej në njoftimin e policisë, në 30 tetor 2015:
Fier, finalizohet me sukses operacioni i koduar “KOMAR”. Sekuestrohen 13 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Sektori për Narkotikët dhe Trafiqet në Drejtorinë e Policisë së Qarkut  Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit dhe Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, realizoi me sukses operacionin e koduar “Komar”. Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur ndalimi i shtetasve :

– Shezair Sinanaj, 55 vjeç, banues në lagjen “29 Marsi”, Patos, ish oficer policie.

– Dorian Sinanaj, 27 vjeç, banues në lagjen “29 Marsi” të qytetit të Patosit.

– Fuat Bakia, 52 vjeç, banues në fshatin Komar të Tepelenës.

Ndalimi i këtyre shtetasve, u bë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikëve të kryer në bashkëpunim”.

Gjatë kapjes dhe kontrollit të ushtruar, u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 13 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, një presë me vakum dhe një peshore elektronike.

Drejtoria e Policisë Qarkut Fier./marrë nga CNA.al/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gul: 29/11/2018 14:32

    U denua?kete sqaroni. Nqs nuk ka nje vendim gjykate te formes te prere ai mund te zgjidhet dhe president.

    Përgjigju
    • Fraiku: 29/11/2018 15:45

      E ku qendron prblemi ketu? Luli nuk e di kete gje akoma. Ai po bisedon me vjehrin dhe kunatin per te shperndare 13 milion euro qe avokatja e popullit ja fitoi ne strasburg. Meqe eshte dobet ne matematike nuk i ndan dot 13 milion euro per 1000 familhet e Unazes se re.

    • xreport: 29/11/2018 14:44

      po xhafa, po tahiri u denu? kete me sqaro ti

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025