Probleme kardiake, shtrohet në spital Alda Klosi! U ndje keq pasi u arrestua për pastrim parash e fshehje pasurie! Nesër del para gjykatës

TIRANË- Ish-zyrtarja Alda Klosi është shtruar në spital një ditë pasi u arrestua nga policia nën akuzën për pastrim parash dhe fshehje pasurie. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi mëson se Alda Klosi ka shfaqur probleme kardiake dhe është dërguar në spital që prej ditës së djeshme.

Ndërkohë që ditën e nesërme pritet që të zhvillohet seanca për masën e sigurisë dhe ende nuk dihet nëse zyrtarja do të paraqitet. Prokuroria do të paraqesë sot kërkesën në gjykatë për masën ‘arrest me burg’ për Klosin, ndërsa do jetë gjyqtari Arben Mico i cili do të vendosë për masën e sigurisë.

Arrestimi i Klosit erdhi pasi pastruesja Rozeta Dobi që vodhi paratë në shtëpitë e saj pranoi të bëhet e penduara e drejtësisë, duke pranuar për herë të parë se edhe 400 mijë eurot e gjetura në tubin e aspiratorit të shtëpisë së saj, i përkasin zyrtares Alda Klosi, ish shefe kabineti e ish-ministrit Arben Ahmetajt. Pra në total Dobi pretendon se ka marrë nga shtëpia e Klosit 520 mijë euro plus sendet me vlerë. Kjo dëshmi e saj, ka bërë që Policia e Tiranës t’i vërë pranga zyrtares Alda Klosi mbrëmjen e së premtes, ndaj së cilës rëndojnë 3  akuza, ajo e ”pastrimit të parave”, “mosdeklarimi i pasurisë” dhe deklarim i rremë para policisë”. Dëshmia e pastrueses, ka tjetërsuar të gjithë historinë që ishte raportuar deri më tani, ku nga grabitje siç u fol më herët, tani më bëhet fjalë për një inskenim të ngjarjes.

Rozeta Dobi ka treguar se ka bashkëpunuar me Alda Klosin duke e inskenuar si grabitje, pasi zyrtarja ka dashur që t’ia hidhte fajin ish-bashkëshortit, me të cilin pas ndarjes kishte pasur konflikte. Rozeta thotë se me Alda Klosin kishin një marrëdhënie shoqërore me njëra-tjetrën, që kishte filluar që nga koha kur ajo kishte nisur që të punonte në shtëpinë e saj. E pikërisht për shkak të kësaj marrëdhënie të mirë shoqërore, sipas Rozetës, Alda i ka thënë që të marrë mijëra eurot nga kasaforta, t’i fshihte në shtëpinë e saj dhe të gjithën ta inskenonte si grabitje. 

Ajo që është më e fortë në dëshminë e pastrueses, është fakti që sipas Rozeta Dobit, në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi vinin para me çanta gjatë gjithë kohës, por është shprehur se nuk e njeh personin që i sillte ato. Nga ana tjetër, Alda Klosi në dëshminë e saj pak pas arrestimit ka mohuar që të ketë pasur marrëdhënie shoqërore me pastrueses e saj, Rozeta Dobi.

Policia ka dyshime për të dyja dëshmitë. Kjo sepse ka dyshime se Rozeta Dobi mund të ketë dalë në këtë alibi për t’ia hedhur fajin zyrtares, për të shpëtuar pozitat e djalit të saj, Havier, edhe ky i fundit i arrestuar. Ashtu sikurse me rezerva merret edhe dëshmia e zyrtares, e cila i qëndron deklaratë së saj se është “e pafajshme”dhe se "paratë ishin të familjes së xhaxhait të saj që rrinte në Amerikë, i cili ia ka lënë për të kompletuar shtëpinë dhe për nevoja pasi ai ishte i sëmurë me kancer" .

Deri më tani për këtë ngjarje që ka tronditur opinionin publik, janë vënë në pranga Rozeta dhe Havier Dobi (nënë e bir), të arrestuar në janar 2023, si edhe zyrtarja Alda Klosi, së cilës iu vunë prangat dy ditë më parë.  Mbetet për t’u parë nëse çështja do të mbetet në Prokurorinë e Tiranës, apo do t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), meqenëse Klosi ka mbuluar funksione të larta në administratë. Deri më tani Prokuroria e Tiranës, thotë për Report Tv se hetimi është kompetencë e tyre.

Çfarë kishte marrë nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi në shtëpinë e Alda Klosit: 
7 Janar
Në njoftimin e parë të bërë nga policia datë 7 janar, thuhet se Rozeta Dobi së bashku me djalin e saj kanë vjedhur në shtëpinë e Alda Klosit shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, të cilat arrijnë në vlerë totale, rreth 120 mijë euro. Gjatë kontrollit të banesës së nënë e bir, janë gjetur 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura.

8 Janar
Në vijim të këtij operacioni, në 8 janar, policia bëri një njoftim të dytë ky deklaroi se në shtëpinë e Rozeta Dobit janë gjetur dhe sekuestruar edhe 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri. Në njoftim nuk specifikohet se këto para i përkasin Alda Klosit, por ka qenë dëshmia e pastrueses e cila ka konfirmuar se i ka marrë te shtëpia e saj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/02/2023 00:54

    A ka ndonje shkencetar te na shpjegoje qe kush jane me te rrezikshme palpitimet e zemres ne ankth nga burgimi i mundshem per mosjustifikim te ardhurash e origjinen e tyre, palpitimet e zemres nga adrenalina kur ne dore ke nje cante me keto shuma marramendese qe sapo t'i kane dhene xhaxhallaret, miqte e te njohurit,apo ata qe te kerkojne ndere ne kembim,apo palpitimet simultive te zemres per te evituar burgun?

    Përgjigju
  • A. N.: 05/02/2023 20:33

    Shume e shtyu 1 dite kjo.

    Përgjigju
  • Fadili: 05/02/2023 17:44

    Don’t do the crime if you can’t do time

    Përgjigju
  • Beni: 05/02/2023 17:24

    E bera tha se e dija qe nuk te fuste njeri ne burg per 1 milion dollare te vjedhura !

    Përgjigju
  • beni: 05/02/2023 16:50

    ishallah damllaja ne koke aldes dhe tigrit....vdekshin pa dale dimri....

    Përgjigju
  • Suela: 05/02/2023 16:20

    Po si nuk u semur asnje nga kto plera kur rrjepin popullin por vetem kur arrestohen...Gjithsesi pa merak se nuk do ngelesh ne burg derisa pas teje fshihen nivelet me te larta te qeverise.

    Përgjigju
  • Ela: 05/02/2023 16:06

    Nje pyetje kam une: ato 15 persona qe terhoqen padite ndaj pastrueses per vjedhje kur u be publik rasti i Alda Klosit, perse nuk hetohen meqe per shume kohe ishte problem qe 400 mije eurot ishin pa pronar? Apo jane emra me shume pushtet? Kjo eshte nje dosje korrupsioni shume me e madhe sesa flitet dhe SPAK duhet ta marre patjeter nen hetim.

    Përgjigju
  • Zemra: 05/02/2023 15:06

    Kto ja thote avokati, se zemren e kane top kto, Thjesht i duhet me dal ne spital burgu dhe me detyrim paraqitje, Arrest ne shpi.

    Përgjigju
  • astrit: 05/02/2023 14:57

    se kishte shkruar dikush dje - po kjo ska probleme me zemren. ja se tu permbush deshira ja dha zemra edhe kesaj ka rilindas qe se kap zemra po tigrit ca do di dhembi po e arrestuan

    Përgjigju
  • Askushi: 05/02/2023 14:54

    Se kisha menduar ndonjëherë që sëmundjet e zemrës janë ngjitëse, megjithatë vajzë e mbarë shtyje sa ta shtysh në spital po prapë se prapë vendin në burg do ta kesh. Dhe nëse spak si shkon gjer në fund këtij muhabeti dhe gjitha hetimeve të tjera me sypeqkaqena etj mallkuar qofshin.

    Përgjigju
  • Beni: 05/02/2023 13:34

    Pse kan zemer kta

    Përgjigju
  • vlady: 05/02/2023 13:22

    Sherim te shpejte se gjykata po te pret me krahet hapur. Hajdute ke qene dhe hajdute do mbesesh. Shpresojme qe burgu te te beje mire; S do kesh pastruese per birucen.

    Përgjigju
  • Pajtim: 05/02/2023 13:21

    Qe ta marrim vesh-Alda merr qindra mijra euro kesh dhe i mban ne dyshek. Meqe ka mosmarreveshje me burrin (ore kush eshte burri i kesaj????) i kerkon pastrueses ta ndijmoje te fshehi parate. Pasiqe mendon se pastruesja ia keqperdoron, dhe inskenohet nje vjedhje shpie, kontakton policine dhe kallzon pastruesen-pas nja dy javesh pastruesja ia prish pazarin dhe implikon me keq! Ndersa eshte SPAK kompetent per krime te natyres se pastrimit te parave dhe korrupsionit, eshte prokuroria e Tiranes permes policose qe i hedh prangat shoqes Alda kuptohet ne fundjave, e cila sic veprohet ne keto raste, smuret nga zemra per te bere gati ÈKG (duke e falsifikuar ate) per ne gjykate neser ne menyre qe te kap arrest shpie. Cudia ketu eshte indiferentizmi i SPAK qe zyrtarja kyc e ish ministrit hajdut te financave kapet mat dhe ne vend ta hetoje, mbyll sy dhe vesh. Le pastaj Kryeministri apo shoqia Kim me ato dekllaratat e tyre te pshtira sa shume e luftojne korrupsionin. Keto jane parate qe Rama synon te shplaje me ligjin e tij per parate e "emigranteve" - si puna kesaj qe i mblodhi borxh per xhajen...

    Përgjigju
  • Tironsi: 05/02/2023 13:20

    Per te vjedh e kan top zemren

    Përgjigju
  • Gjergj: 05/02/2023 13:16

    O LE LE ZEMRA.!!! Kur merrnin çantat me kartmonedha euro, nuk ndjenin asnjè dhimbje. E vèrvisnin peshèn e 50 kilogramève CASH qè ishte brènda, si ata xhobgluesit e cirkut, me njè gisht. Tani qè shohin prangat nè duart e tyre, jo jo, nuk i zè tratakuti por zemra. Tigri Ahmetaj, tik tak, tik tak. Pastaj Beqaj,,tik tak, tik tak. Mè vonè Gjiknuri, tik tak. Dhe mè nè fund mbase merr fund kjo lukuni hajdutèsh qè janè aq tè pèshtirè nga formati saqè ndjen vetèm neveri pèr ta. Xhaxhai,,,mi dha. Ai nga Amerika. Ai me kancer.!!!

    Përgjigju
  • andon: 05/02/2023 13:04

    hahahhah keni dhe mjek ne burg keshtu qe jeni rehat

    Përgjigju
  • Elen: 05/02/2023 13:01

    Ahahahahah ah filluan problemet e zemres tani filmi "zemra e bute"

    Përgjigju
  • Fajtori.com: 05/02/2023 12:55

    Kështu sëmuren pushtetarët kur kapen me presh në bythë.

    Përgjigju
  • Gallate: 05/02/2023 12:53

    Gjithe rilindasit me zemer mer jahu, shkoni te Saliu se eshte kardiolog dhe iu ben derman hahaha

    Përgjigju
  • Toni: 05/02/2023 12:29

    E rregulloi tigri ta coje ne spital ne vend te burgut.

    Përgjigju
  • Trrnakop Kacija: 05/02/2023 12:28

    Keta duan te ngrihet shoku Enver nga varri qe per 40000 leke te fuste plumbin ballit

    Përgjigju
  • Arbërori: 05/02/2023 12:16

    Shërim të shpejtë.

    Përgjigju
    • Turi: 05/02/2023 13:44

      He vemje kanalesh. E nxorre koken ti? Apo mbaruan qoftet e shqupi te nisi me detyre

  • Albania1: 05/02/2023 12:16

    Hahahahahahahahahahahahhahahahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2022, dënohen 12 persona! Mes tyre  2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2022, dënohen 12 persona! Mes tyre 2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së