Ditën e nesërme pritet të mbahet seanca e radhës parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.
Mësohet se në seancën e nesërme pritet të votohen ministrat e rinj që u dekretuan ditën e sotme nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Si procedurë, Partia Socialiste do të kërkojnë ndryshimin e rendit të ditës dhe më pas të votohen të gjithë dekretet e Begajt për ministrat e rinj.
Kujtojmë se Presidenti Begaj firmosi sot 13 dekrete, 6 shkarkime dhe 7 emërime në detyrë, referuar propozimeve të ardhura nga kryeministri Edi Rama për ndryshimet në kabinetin qeveritar.
Kujtojmë se seanca plenare e së hënës u ndërpre pas përplasjeve në Kuvend të deputetit Agron Shehaj me deputetët socialistë, për protestat e banorëve të Rrjollit kundër ndërtimit të resortit të biznesmenit dhe botuesit Bashkim Ulaj.
Komente









