U dënua me 10 vite burg për vrasjen e Klodian Rashës, ish-polici apelon vendimin e Gjykatës së Tiranës

Nevaldo Hajdaraj dhe Klodian Rasha

Ish-efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj, autor i vrasjes së të riut Klodian Rasha më 8 dhjetor të vitit që lamë pas, ka apeluar vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës. Hajdaraj i është drejtuar Gjykatës së Apelit duke kërkuar ndryshimin e vendimit dhe dënimin për vrasje në tejkalim të nevojës për t’u mbrojtur, por jo vrasje me dashje.

Gjykata e Tiranës e dënoi ish-efektivin e forcave 'Shqiponja' me 15 vite burg, por ai do të kryejë vetëm vetëm 10 vite, për shkak se ka përfituar gjykim të shkurtuar duke iu ulur 1/3 e dënimit.

Nevaldo Hajdaraj vrau Klodian Rashën në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit, ndërsa e qëlloi nga një distancë prej 5 metrash largësi. Pamjet filmike kryesore të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, tregonin qartë veprimin e ish-policit, i cili duket se u pozicionua për të qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të personit që ai po ndiqte. Në filmim, sipas grupit të hetimit, dallohet se viktima është larguar me vrap. Ndërkohë nga një distancë shumë e afërt prej 5 metrash, ish-polici i pozicionuar i shtrirë në trotuar ka hapur dy herë zjarr drejt tij.

Hajdaraj u arrestua menjëherë, fillimisht me akuzën e vrasjes në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, por hetimet zbuluan se vrasja është bërë me dashje dhe se mund të ishte evituar.

Vrasja e Rashës pasoi një valë protestash dhe tensionesh politike, duke çuar edhe në dorëheqjen e ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe në vendin e tij u emërua Bledi Çuçi

25-vjeçari Klodjan Rasha u shpall Dëshmor, ndërsa familjes iu lidh pension i përhershëm.

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin për dozë të tretë vaksine për personat mbi 60 vjeç?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

 U dënua me 2 vite burg,  Llalla fotografohet në Romë duke pritur trenin