Ndryshon trupa gjykuese në Apelin e GJKKO për Adriatik Llallën, dorëhiqen dy gjyqtarë! Seanca shtyhet për në 16 korrik, avokati kërkoi kohë për t'u përgatitur

Ndryshon trupa gjykuese në Apelin e GJKKO për Adriatik Llallën, dorëhiqen dy gjyqtarë! Seanca shtyhet për në 16 korrik, avokati kërkoi kohë për t'u përgatitur

Adriatik Llalla

Ka ndryshuar trupa gjykuese në Apelin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO), në lidhje me çështjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Lalla. Bëhet me dije se janë dorëhequr gjyqtarët Saida Dollani dhe Dhimitër Lara, për arsye që nuk dihen ende, ndërsa tashmë Llalla do të gjykohet nga Nertina Kosova, Enton Dhimitri dhe Miliana Muça.

Ndërkohë,  seanca në Apelin e GJKKO për Adriatik Llallën është shtyrë për në datë 16 korrik, pasi avokati i ish-kryeprokurorit kërkoi kohë për t'u mbrojtur.

Adriatik Llalla u bë zyrtari më i lartë shqiptar i dënuar ndonjëherë nga një gjykatë në vend. Pas kërkesës së SPAK, GJKKO mori një vendim historik, në një seancë ku nuk munguan edhe përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipërisë. 

Ish-Prokurori i Përgjithshëm i vendit, Adriatik Llalla, u dënua me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga postet publike. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  pranoi pretencën e SPAK duke mbyllur kështu në shkallë të parë këtë çështje. Një hetim i nisur në mars të vitit 2018  përfundoi kështu pas 3 vitesh. Llallës i janë sekuestruar 4 sipërfaqe toke dhe një shtëpi në Durrës për llogari të shtetit. Sipas gjykatës Llalla ka blerë prona me çmim të ulët i ka rivleruar nga 4 deri në 12 herë me çmime më të larta pasi nuk kishin origjinë të ligjshme për krijimin e ketyre pasurive. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/07/2021 00:48

    Hem ! Shume interesante,terheqja e dy gjyqtareve,presion apo frike ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë