Oltion Bistrit, ish zyrtarit të lartë të policisë së shtetit të dënuar për korrupsion, pastrim parash dhe dekonspirim operacionesh të bluve, i mbeten edhe 3 vite 10 muaj e 14 ditë burgim për të vuajtur por ai rezulton i larguar nga vendi. Policia nuk e ka ekzekutuar ende vendimin e Apelit që e dënoi përfundimisht me 7 vite e 4 muaj burg, edhe pse prokurorët Arber Kraja e Bledar Maksuti e nxorrën menjëherë urdhrin e ekzekutimit.
Report Tv konfirmoi përmes burimeve se blutë kanë raportuar se nuk e kanë gjetur në banesë Oltion Bistrin, i cili prej muaj rezulton i larguar jashtë vendit, nga verifikimet në sistemin TIMS.
Nëse largimi i tij nuk është i qëllimshëm dhe po i fshihet burgimit përmes arratisjes, proceduralisht sipas ligjit do të duhet të pritet për një javë, nëse Bistri do të rikthehet në vend për ekzekutim vullnetar.
.jpeg)
Nëse ish-shefi i Operacionales në Policinë e Shtetit nuk do të vijë dhe do të konfirmohet se është arratisur, atëherë procedura parashikon shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar dhe më pas kërkesat për ekstradim nëse lokalizohet jashtë vendit.

Të mërkurën (11 nëntor) Apeli i Posaçëm e shpalli fajtor Oltion Bistrin edhe për veprat penale korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa shkalla e parë në 2025 e kishte dënuar vetëm për zbulimin e akteve apo të dhënave sekrete.
Trupa gjykuese me relator Dhimitër Lara e anëtar Daniela Shirka dhe Engert Pëllumbi zhbënë kështu një vendim të shkallës së parë 18 nëntorin e vitit të kaluar që krijoi shumë reagime, edhe për faktin se efektivi me miliona euro pasuri shpëtonte paq dhe madje i riktheheshin edhe llogaritë bankare dhe pronat e paluajtshme të sekuestruara.
Me vendimin e kësaj të mërkure Apeli i kalojë në pronësi të shtetit 1 milionë euro cash, 3 apartamente me sipërfaqe gjithsej 910 m2 dhe 2 biznese, 125 m2 dhe 95 m2.
Oltion Bistri u arrestua më 27 korrik të vitit 2023, i akuzuar për lidhje me krimin, dhe pjesë e dosjes "Metamorfoza", e qëndroi në qeli deri më 18 nëntor të vitit të kaluar, kur Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar urdhëroi lirimin e menjëhershëm, pasi e kishte kryer dënimin e dhënë në atë kohë me vetëm 2 vite burgim.
Ish-kreu i Operacionales informonte një prej të akuzuarve të “Metamorfoza”, biznesmenin Pëllumb Gjoka, për operacionet e policisë së shtetit. Gjoka merrte vesh prej Bistrit çdo takim e kontroll, madje mësonte edhe efektivët të heshtnin për bizneset e tij, ndërsa për këto shërbime merrte përfitime të paligjshme.
-
Djale i shkelqyer shtet kurve. Shtet i kapur ku shqiptaret jetojne nen skllaverine e hegjemonise Vllehe.
Përgjigju-
PO KOK P PO..... AI MUND TËNJETË DJALË.I SHKËLSHQYER POR KISHTE LIDHJE ME NJERËZ TË BOTËS SË KRIMIT.... DHE JONATA QËMIISHIN FUTUR VITEVE TË FUNDIT BOTËS SË.KRIMIT POR ATA KRIMINELA QËNKANË 25 VJET NË TREG.... QË NJIHEN SAPO I SHEF NË PUBLIK.....
-










Komente
Komento