U dënuan me 55 vite burg, kërkesa e avokatit shtyn seancën e parë në Apel për grupin e Shullazit

U dënuan me 55 vite burg, kërkesa e avokatit shtyn seancën e parë në Apel për grupin e Shullazit

Emiljano Shullazi dhe anëtarët e grupit

TIRANE-Nis me shtyrje seanca e parë për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e grupit të tij, në apelin e krimeve të rënda. Shkak për shtyrjen e seancës u bë kërkesa e avokatit te të pandehurit Blerim Shullazi, Bledar Meminaj.

Meminaj kërkoi kohë të njihet me dosjen për shkak se më herët, në shkallë të parë avokat ka qenë Aldo Tabaku. Seanca e radhës do të zhvillohet më datë 4 Shkurt ora 09:30.

Një muaj më parë gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqen, Endit Zelën si dhe Blerim Shullazin. 14 vite burg u dhanë për Emiljano Shullazin. Ata akuzohen për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen