'Jam i pafajshëm'| U ekstradua nga Anglia, gjykata lë në burg të dënuarin për vrasje që korruptoi gjyqtarin (VIDEO)

TIRANE-Gentian Doda, i ekstraduar nga Anglia 3 ditë më parë, u njoh me masën e sigurisë "arrest ne burg" në Gjykatën për Krimet e Rënda. Ai akuzohet për korruptimin me 30 mijë euro të gjyqtarit të Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri.

Sipas prokurorisë, kundrejt ryshfetit gjyqtari Miri la në fuqi vendimin, që ndryshoi një dënim të mëparshëm ndaj Dodës nga vrasje në plagosje të rëndë. "Jam i pafajshëm, do të përballem me drejtësinë" u shpreh ai, por gjyqtari Sandër Simoni e la në burg. Masa e sigurisë e dhënë në mungesë për të u ekzekutua një muaj më parë, kur ai u arrestua në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 2 vite e 6 muaj burg gjyqtarin e Apelit të Tiranës Shkëlqim Miri. Gjyqtarit në momentin e arrestimit iu sekuestruan në banesë 34 milionë lekë, një pjesë e të cilave iu kthyen pasi ai i justifikoi me faktin që i kishte marrë nga të afërmit për t’u kuruar nga tumori.

Këtë argument Shklëqim Miri e përdori disa herë për të fituar lirinë, por u refuzua nga gjykata.

Gentian Doda sot para gjykatës

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër