U ekstradua nga SHBA-ja, i dënuar me 23 vjet burg për vrasje të dyfishtë! Gjykata e Tiranës rikthen çështjen për 56-vjeçarin

U ekstradua nga SHBA-ja, i dënuar me 23 vjet burg për vrasje të dyfishtë! Gjykata e Tiranës rikthen çështjen për 56-vjeçarin

Tomor Çela

Gjykata e Tiranës ka rikthyer për gjykim çështjen e ish-policit të shumëkërkuar, Tomor Çela për vrasje të dyfishtë për të cilin pak kohë më parë u mor vendim nga SHBA për ta ekstraduar në Shqipëri, ndërsa u dënua me vendim të formës së prerë me 23 vite burgim.

Rihapja e shqyrtimit gjyqësor bën që provat ndaj ish-policit do të rishikohen nga fillimi për një krim që ka ndodhur gjatë 1997 dhe që prej atëherë ia doli të qëndronte.

Tomor Çela iu dorëzua Shqipërisë gjatë verës për të vuajtur dënimin për vrasjen me dashje të Elton Danit dhe Ledian Hoxhës. Mirëpo, gjykata e Tiranës riktheu edhe njëherë në pikën zero procesin, duke gjykuar se 56-vjeçari nuk ka pasur dijeni për procesin që po mbahej. Në 10 shkurt 2014 Çela firmosi një shkresë nga Pensilvaia, duke caktuar njerëzit që do t’i mbronin interesat. Ai ia kaloi kompetencat vjehrrës.

Mirëpo, për gjyqësorin në vend shkresa e firmosur te një noter amerikan nuk ishte e qartë sepse aty nuk përmendet mbrojtja me avokat. Ai është rigjykuar edhe një herë tjetër. Në seancën e parë të rigjykimit ishin familjarët e viktimave dhe përballë tyre i akuzuari për vrasjen e tyre.

Tomor Çela ka shërbyer si polic në Tiranë, ku vrasjen e kreu 5 muaj pasi e kishin larguar nga puna me armën që nuk e kishte dorëzuar pas largimit. Ngjarja ndodhi më 27 nëntor 1997, në rrugën “Bajram Curri” në Tiranë. Sipas Gjykatës, tri-katër ditë para ngjarjes, i pandehuri ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij “Benz Mercedez” të llojit 240, dhe është përplasur me automjetin që drejtohej nga i ndjeri Ledian Hoxha, në të cilin ndodhej edhe shoku i tij, i ndjeri Elton Dani. Kjo ka qenë fillesa e konfliktit që përfundoi me dy të vrarë. Tomorr Çela u fajësua për këtë ngjarje në vitin 2009, kur u dënua me 24 vjet burg. Ky vendim u la në fuqi në Apel, por në vitin 2011 Gjykata e Lartë e ktheu dosjen për rigjykim.

D.GJ/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Barrikada: 24/09/2022 16:45

    Do zoti o Tomorr kurva ti q*n ropt pa dal në gjygj se ke vra njerzit kot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh