ITALI-Detaje të reja janë zbuluar lidhur identitetin e një shqiptari të vrarë,  të gjetur në shtetin fqinj të Italisë.
 
Sipas mediave italiane bëhet fjalë për Besnik Metaj, që është ekzekutuar me dy plumba pas koke në pyllin e Eulipios në Como.
 
Hetuesit kanë arritur të zbulojnë identitetin e viktimës falë gjurmëve të gishtave ndërsa trupi i tij, i gjetur në mënyrë aksidentale, ishte i varrosur në brendi të pyllit si dhe i zhveshur.

Policia italiane shprehet se 39-vjeçari nga Shqipëria ishte sinjalizuar nga autoritetet për trafik droge.
 
Besnik Metaj nuk ka qenë rezident i zonës, ndaj dhe hetuesit mendojnë se ekzekutuesit e kanë sjellë të vdekur trupin e tij në pyll, i kanë hequr rrobat dhe më pas e kanë varrosur. Deri më tani, falë rezultateve të autopsisë, rezulton se 39-vjeçari ka mese një muaj që është vrarë. Trupi i tij është gjetur nga disa fëmijë të zonës.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com