Beqja mbledh socialistët e Shkodrës: Kemi boshllëqe prej një viti! Vështirë të bëhen ndryshime në qeveri 7 muaj para zgjedhjeve

SHKODËR- Drejtuesi i ri i politik i PS në qarkun e Shkodrës, Ilir Beqja shprehet skeptik për ndryshime në qeveri 7 muaj para zgjedhjeve, megjithatë referuar të kaluar, ai thotë se gjithçka mund të ndodh, por është e drejtë ekskluzive e kryeministrit Rama.

"Prej kohësh kemi rënë dakord që në PS është ekskluzive e kryeministrit, ndryshime 7 muaj para zgjedhjeve nuk janë të lehta se krijojnë një boshllëk në dikaster, por ne kemi pasur edhe raste që i kemi ndryshuar para 3 muajsh, Por i takon kryeministrit", tha ai. 

Beqja bëri sot mbledhje prezantuese, pas marrjes së detyrës, ku u ndal të fliste për disa çështje kryesore. Në intervstën për gazetarët, ish- ministri i Shëndetësisë theksoi se pas largimit të Ditmir Bushatit ka pasur një boshllëk në PS-në e Shkodrës, por nuk zgjodhi të komentonte shumë gjatë për paraardhësin e tij.

"Mbledhje prezantuese prej javës së kaluar më është caktuar drejtimi politik i PS në Shkodër, ishte mbledhja e parë formale prezantuese edhe pse me shumicën dërrmuese njihem prej vitesh prej politikës dhe jashtë saj. Privilegj, por edhe përgjegjësi e madhe që rikthehem këtu ku nisa karrierën time politike. Ditmiri ka 14 muaj që nuk është prezent në drejtim politik qarku. Ka pasur një ngritje. Ai është deputet, por aktualisht nuk ndodhet as në Tiranë e as në Shkodër", shtoi Beqja . 

Ai u ndal të fliste edhe për mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve lokale në Shkodër, por tha se kjo është një çështje që i takon presidentit Meta.

"E di presidenti, ato zgjedhje do bëhen, por fillimisht puna jonë do të përqendrohet në të gjithë qarkut për zgjedhjet parlamentare. Në Shkodër kemi një boshllëk gati 1 vjeçar, do duhet të punojmë më shpejt, kur dihet që puna e partisë ne terren është pak e vështirë për shkak të pandemisë", përfundoi Beqja, teksa tha se emërimi i tij ka ardhur si propozim i kryeministrit Edi Rama. "E kam pranuar me shumë kënaqësi propozimin e Ramës për faktin se këtu e kam nisur politikën aktive, është sfidë dhe unë i kam qejf sfidat. Sa i përket marrëdhëniet me Ramën, diskutoj me të sy më sy dhe më zgjat shumë pak kohë marrja e vendimit", përfundoi Beqja. 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilaçi: 11/09/2020 15:53

    Ne Shkoder ka nji thanje per kete rast, per Bushatin dhe Beqajn : me nder me thane, nji m.. me e nda pergjyse.

    Përgjigju
  • Shkodra: 08/09/2020 15:40

    Po ky nuk njeh qytetin e shkodres, aha tesh i erdh fundi ps shkoder. Ditmiri ishte lule, ky asht kokrra legenit se asnjihere nuk e ka permend shkodren ne foltoren e parlamentit, ik mor legen e mos u duk ne shkoder

    Përgjigju
  • kot fare: 08/09/2020 14:29

    me keta RONXHO-BONXHO do fitoje PS? pika qe nuk u bie ketyre dinosaureve dhe PS qe kerkon voten e shqiptareve me fort se PDja.

    Përgjigju
  • ppfffff: 08/09/2020 13:27

    a mortja pse su ha

    Përgjigju
  • Ikni o mashtrusa: 08/09/2020 13:12

    Pse nuk e bani rrugen e velipojs tesh tre vjet ka met pezull per dy katunar tan ajo rrug e rancishme turistike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë