U emëruan politikisht, drejt
largimit 3 ambasadorë shqiptarë

U emëruan politikisht, drejt<br />largimit 3 ambasadorë shqiptarë
TIRANE – Tre përfaqësues diplomatik të Shqipërisë në Angli, Itali dhe Bosnje, janë drejt largimit, ndërsa qëndrimi i mazhorancës ndaj tyre është shprehur edhe në rastin e Konferencës së Përvitshme të Ambasadorëve e cila mbahet nga 4-7 Korrik në Tiranë.
 
Ministri i Punëve të Jashtme ka përjashtuar nga kjo konferencë, tre diplomatët, Mal Berisha ambasador në Angli, Neritan Cekën në Itali, dhe Flamur Gashin ambasador në Bosnje.
 
Mësohet se fillimisht tre diplomatët janë njoftuar nga sekretaria e Ministrisë së Punëve të Jashtme për praninë në këtë konferencë, ndërsa pas dy javësh,  përmes një njoftimi të dytë u bëhet me dije se nuk do të marrin pjesë në Konferencën e Ambasadorëve.
 
Burime nga Ministria e Punëve të Jashtme sqarojnë për Shqiptarja.com se ky vendim lidhet me përplasjet e shumta që ka pasur mes mazhorancës dhe presidentit për emërimin e diplomatëve.
 
Ambasadorëve Gashi dhe Ceka i është cuar njoftimi përjashtues, pasi për ta ministria i ka kërkuar Nishanit çdekretim, ndërsa ky proces vijon të mbetet pezull nga ana e institucionit të kreut të Shtetit.
 
Flamur Gashi <a style=neritan ceka mal berisha" border="0" height="250" hspace="7" src="http://www.shqiptarja.com/foto/127069_1.jpg" vspace="7" width="620" />

Sakaq, burimet sqarojnë se sa i përket rastit të ambasadorit tonë në Angli, Mal Berisha, vendimi për të mos qenë prezent në Konferencë, lidhet me parregullsi proceduriale. Mazhoranca e re me ardhjen në pushtet deklaroi se do të largojë të gjithë ambasadorët të emëruar politikisht. Mal Berisha është nga të paktët ambasadorë të Shqipërisë, që janë shprehur hapur në media kundër Edi Ramës në kulmin e fushatës së fundit zgjedhore parlamentare. Ky vlerësim i tij, u shpreh edhe në nëntor të 2013, kur diplomati Berisha la të pas shoqëruar me forcat e sigurisë së vendit mikrpritës, kreun e qeverisë gjatë vizitës që Rama zhvilloi në Londër, cka nuk u prit mirë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Redaksia Online
(Greta Malaj/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu dërgohet te Trauma! U qëlluan 30 plumba ndaj tij, kontrolle në disa banesa në Vlorë (VIDEO)

Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu dërgohet te Trauma! U qëlluan 30 plumba ndaj tij, kontrolle në disa banesa në Vlorë (VIDEO)