'Na ka sjellë dekani'/ Të rinjtë ngacmojnë dhe rrahin studentët e Ekonomikut, Kule: Në sallë futet kushdo, sherri ndodhi jashtë

TIRANË-Pasditen e djeshme rreth orës 19:00 në një prej sallave të Fakultetit Ekonomik janë futur në orën e leksionit dy të rinj duke u prezantuar si të dërguar nga dekani, por janë evidentuar nga studentët që nuk ishin pjesë e grupit të tyre. Në orën e mësimit ata kanë ngacmuar studentet duke sjellë konfliktin. Pedagogia përballë kësaj situate ka ndërprerë leksionin. Kur kanë dalë jashtë sallës të rinjtë kanë vijuar konfliktin me studentët, teksa disa prej tyre kanë pësuar lëndime.

Një prej të afërmve të njërës prej studenteve që ishte e pranishme në sallën e leksionit në momentin që ndodhi ngjarja tha për Report Tv se kanë qenë vetë studentet që kanë denoncuar rastin në polici. Ata thanë se në asnjë moment nga as nga pedagogia apo polici privat nuk kanë pasur asnjë mbrojtje.

Dekani Dhori Kule u shpreh se ata nuk kanë qenë studentë të atij grupi, por kanë spekuluar duke u futur në emrin e tij. Ai tha se sherri ka ndodhur jashtë ambienteve të Fakultetit, ndërsa roja i kishte thënë pedagoges se përgjigjet për sigurinë brenda. Por ajo që të habit më shumë është deklarata e dekanit që tha se në sallë mund të futet kushdo.

'Në të gjitha ambientet ka shërbim të policisë private, por në ambientin ku ka ndodhur ngjarja, është policia e Qytetit Studenti. Pedagogia më tha se kur dola i thashë rojes se këta jashtë që po dalin kanë ndërmend ndonjë sherr. Ai tha se përgjigjem për situatën brenda, si duket ka qenë roja i godinës. Kudo ka roje, te salla që zhvillojmë seminaret në QS janë me roje. Kush i ka dërguar? Kanë spekuluar. Studentët nuk i kanë pranuar. Hyrja në sallë mund të guxojë kushdo të futet dhe nga apeli dalin ata që nuk janë. Ata nuk kanë qenë student të atij grupi.  

Pedagogia u ka thënë se nuk jeni studentë këtu dhe grupi nuk i ka pranuar. Grupi ka reaguar duke i nxjerrë jashtë, dhe pasi ka mbaruar mësimi një grup më shumë se dy veta kanë guxuar të godasin studentët. Njëri është trajtuar te Trauma, ka dalë, i kam dërguar haber që mundësisht të paraqitet në mënyrë që ta sqarojmë të gjithë panoramën dhe ti sigurojmë të gjithë studentët që përmes strukturave të policisë private dhe të shtetit që të mos i shkojë në mendje dikujt të dhunojë studentet. Policia duhet të ketë edhe filmime të grupit që ka guxuar, do ishte gjë e mirë ta sqaronim" tha Kule. 

Pedagogu i Ekonomisë, Rezart Prifti tha se kjo ngjarje nuk ka lidhje me zgjedhjet që do të zhvillohen, ndërsa iu drejtua policisë duke i thënë se autorët i ka te llotoja në Qytet Studenti. "Turp i madh që nuk ka asnjë të identifikuar, por po u them se i keni lart te llotoja, kanë 10 vite që rrinë aty. Shteti të marrë masat dhe të kthejë qetësinë për studentët. Edhe roja edhe unë jemi të pamundur të bëjmë dicka. Uroj që të vendosen para drejtësisë. Siguria është zero, ne jemi njerëz të penës, por të pistoletës. Studentët janë në vitin e tretë te Financa, ndërsa ata horrat janë ata që rrinë te llotoja lart. Kjo është situatë banale. Është mëkat që 6 vajza që rrinë atje, kanë frikë të flasin" përfundoi ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 05/11/2019 17:48

    KAPINI dhe rrihini si qente plehrat,,,,thyejani turinjte qenave…/

    Përgjigju
  • LORA: 05/11/2019 13:01

    Keto jane inskenime tipike terroriste shqup-se.Dhori Kule eshte pd-ist i thekur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja