U gjet te produktet 'Wudy', çfarë është bakteri Listeria monocytogenes
Bakteri Listeria monocytogenes

Listerioza është një sëmundje që shkaktohet nga ngrënia e ushqimeve të pagatuara, të ngrira dhe të gatshme për t’u ngrënë, që janë kontaminuar me bakterin e quajtur Listeria monocytogenes, ose thjesht Listeria. Listerioza është e rrallë, por mund të shkaktojë simptoma të rënda, madje edhe vdekje në grupet me ndjeshmëri të lartë.
Si mund të ekspozohem ndaj këtij infeksioni?
Listeria është e përhapur gjerësisht dhe mund të helmojë shumë ushqime. Më tepër shqetësim janë ushqimet që nuk kërkojnë gatim të mëtejshëm, ose nuk ringrohen sërish, si përshembull ushqimet e ngrira e të gatshme për t’u ngrënë
Si ta kuptoj që jam infektuar me Listerozë?
Infeksioni tek të rriturit e shëndetshëm, zakonisht, nuk paraqet simptoma, ose shfaqet si një sëmundje e ngjashme me gripin. Megjithatë, në njerëz të veçantë, përfshi të moshuarit, gratë shtatzëna dhe foshnjat e tyre të palindura, foshnjat e sapolindura dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar, mund të shkaktojë sëmundje të rëndë, madje edhe vdekje. Një person që është prekur nga infeksioni i Listerisë mund të ketë simptoma të tilla si: temperaturë e lartë, këputje dhe dhimbje koke. Ndodh që simptomat janë të lehta, ndaj nuk kuptohet prania e infeksionit. Nëse jeni të shqetësuar për simptomat ose sëmundjen, ju lutem, këshillohuni me mjekun e familjes.
Si mund të parandalohet infeksioni?
Mund ta zvogëloni rrezikun e marrjes së infeksionit, duke ngrënë ushqime të freskëta të sapogatuara apo të përgatitura rishtazi, dhe duke shmangur ushqimet që mund të kenë Listeri.
Lajmi kryesor:
'Kthejini aty ku i keni blerë' AKU paralajmëron qytetarët: Mos konsumoni 'Wudy', kanë baktere të rrezikshme
D.GJ/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kërcënimet nga krimi, a duhet forcuar mbrojtja e prokurorëve e gjyqtarëve?
-
Po
77.9%
-
Jo
16.7%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2607
Lajme të tjera
-
Siguria ushqimore, drejtoresha e AKU-së: Duam t’i hapim rrugë eksportit të qumështit në BE, këtë sezon kemi në fokus produktet me origjinë shtazore
9 Qershor, 13:52
-
Tjetër skandal, pasi u jepnin ushqime të skaduara, qendra e PAK në Vlorë do nxirrte fëmijët në rrugë! KLSH: Do e shisnin tokën për pallat! Nisin hetimet
14 Prill, 09:17
-
Skandali në qendrën e personave me aftësi të kufizuara ku shërbehen ushqime të skaduara! Drejtoresha kyç derën, heshtin bashkia dhe ministria
5 Prill, 15:32
-
Tregtonin ushqim të pasigurtë, AKU gjobit 8 biznese për përdorimin e vajit të palmës, konservantëve dhe niseshtesë
9 Mars, 09:33
-
Përpunohej në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare, AKU bllokon mbi 500 kg mish në 'Fast Food-in' në Tiranë! 500 mijë lekë gjobë pronarit
28 Dhjetor 2022, 10:14
-
AKU tërheq nga tregu suplementin për rënien e flokëve: Kthejeni aty ku i keni blerë! Ka pluhur qelqi
27 Dhjetor 2022, 18:59
-
Kontrolli i produkteve të sallamerisë që tregtohen në markete e fast food, AKU ndëshkon 13 subjekte në Vlorë! Hedhin mishin në govata para paketimit
12 Nëntor 2022, 09:59
-
Drejtoresha e AKU-së: Produktet Wudy janë tërhequr nga tregu! Konsumoni produkte që shiten me etiketë në gjuhën shqipe, në rast se mungon etiketa denonconi
28 Shtator 2022, 13:12
-
Reagon importuesi i 'Wudy': Malli me rrezik është tërhequr, ai që shkarkohet tani është i sigurt, do i konsumoj publikisht me familjen! AKU i papërgjegjshëm
22 Shtator 2022, 15:30
-
Produktet 'Wudy' me baktere të rrezikshme, mjeku: Ja simptomat që shkakton tek ata që e konsumojnë! Deri më tani s'ka qytetarë të paraqitur në spital
22 Shtator 2022, 13:30
-
'Kthejini aty ku i keni blerë' AKU paralajmëron qytetarët: Mos konsumoni 'Wudy', kanë baktere të rrezikshme
21 Shtator 2022, 11:09
-
AKU kontrolle në bizneset afër shkollave në Lezhë, 18 marrin paralajmërim! Fëmijët: E marrim bukën me vete
15 Shtator 2022, 13:19